Anastas Kullurjoti
Midis burrave tė shkelqyem tė historis s’onė kombtare nė pikpamje literature thom se duhet pėrmendun edhe nji shqyptar i shkretė i cili sa do lemun e rrituun nė Greqi ka punue aqė shumė pėr kombin shqyptar, sa tė pakė Shqyptarė kan veprue. Pse ky ka qenė prej atyne tė pakve Shqyptarė tė Greqis q* u mundue pėr Shqypni, kujtoj se detyra e jonė ėshtė pėr mos mė u qitė nė haresė. Ky ėshtė, pra, patrioti i math shqyptar i shndritshmi Anastas Kullurjoti.
Ky Shqyptar i math e i pa-shembėllt ka pasė lemun mė 1722 mbas Kr., nė nji lagje t’Athinės ne emnin “Plaka” e cila edhe sot nė Athinė e sjell ket emen, se ėshtė ma e motshmja mehall’e Athinės, mėhalla plakė, e cila edhe sot banohet prej Shqyptarėsh, q* flasin e bisedojnė gjithmonė shqyp me shoqi-shoqin, sa edhe me dashtė mė folė ma hollė, gratė shqyptare tė ksaj lagje nuk dijnė mė folė greqisht sa do q* gjinden nė krye-qytetin e Greqis.
I at’ i tij nji luan i gjall, fatos nga ma tė permendunit, e dha jetėn e tij pėr independencen greke, nėn termalet e kodrės “Akropolis” tue luftue kundra urdive turke.
Anastas Kullurjoti studimet e tij enkyklopedike i mbaroi n’Athinė; mandej pėr me i plotsue ka shkue nė Amerikė tė Verit mbas nji misjonit amerikan. Atje tue u vaditun me ajrin e lirė e me principet tė nalta ideale tė kombsis, ka muejtė me njoftė edhe ma mirė e me ēmue kombin e vet tė vėrtetėė pėr tė cilin thirej me veprue. Kur ka kthye nė Greqi ka mujtė me dijtė 6 gjuhė.
N’atė kohė kuer fanatizmi i grekve pėr kombsi ish tepėr i math, Kullurjoti kish guximin me ngrehė flamurin kombtar tė Shqypnis midis tė Athinės, tue ēpallė andej e kndej nepėr bashkatdhetarėt e tij ndjenja kombtare e dashtni pėr Atdhenė. Leēite e predikonte pėr ē’do tė diele pėr mbi ēashtjen e gjuhės shqype, pėr nji ide nationale e pėr nji bashkim tė gjithmarshėm tė shqyptarve tė Greqis me ata tė Shqypnis. Mendimet e nalta tė tij i ēfaqte me anė tė nji gazetės sė tij nėn emnin “Zan i Shqypnisė”* tė cilėn e botonte greqisht brenda nė atė Athinen! I guxueshėm i pa-pritueshėm edhe pa ju shmangė as nji rrezikut, ēili shkollė tė natės n’Athinė pėr me msue bashkatdhetarėt e vet, shqyptarėt e Greqis gjuhėn amtare shqype; krijoj nji shoqni shqyptarėsh, e cila pėr pak kohė numrote shumė anėtarė, edhe qėllimi i sė cilės ishte marrėveshja pėr nji lidhni e bashkim tė ktyne me Shqyptarėt e tjerė tė Shqypnis e tė Greqis; ka shtypė atherė e ka qitė nė dritė abetarin e gjuhės shqype e disa libra tė tjera shqyp.
Aso kohėt kur i pa-harruemi, i famshmi udhė-heqės Abdyl beg Frashri luftonte pėr tė drejtat shqyptare e kuer bahej fjalė pėr me i dhanė Greqis Shqypnin e poshtme Epirin, i madhi Kullurjot, justus et tenar si thotė edhe z. Louis Benloew, ēoi zanin e ashpėr deri nė kubėn e Qiellės, edhe kaqe i kundrėshtoi ktij vendimi satanik t’Europės pėr ket coptim te Shqypnis tė pa drejtė me anė tė ditores sė tij, sa zan’ i i ktij burri u ndigjue shumė lark e bani me shungullue e me u tronditė gjithė shtyp’i Greqis; ky ish shkaku q* heroji jynė ra nėn mnijėn e nė urrejtjen e qeveris greke edhe populli i Greqis e njojti si pėr trathtar tė kombit! Tė e mramja u pėrbuz e u neverit tepėr sa e zunė edhe me gurė e psoj ma shum se aj apostulli Pavli, por i pa-drashtun e bujar gjithmonė ato ndjekje e tė mshame tė kqija i duroj e pa u dishprue as pakė pasoj i pa-tundun veprėn e tij tė madhnueshme patriotike.
Ma nė funt niset pėr Shqypni pėr m’u marrė vesht me shqyptarėt e tjerė pėr ēlirimin e sigurimin e Shqypnis por mjerisht, kur ja mrijni nė Gjinokastrė s’e lanė as prej kalit me sdrypė. Konsulli i Greqis i atij qyteti ja zbuloi mendimet e tij sundimtarit tė vendit e kshtu me urdhen tė rebtė e kthyne shpejt nė Sarandė e e ēuene tė lidhun nė Pirč, tė Greqis ku e burgosne! Kur doli prej burgut botoi nji libėr fort tė vlefshim e interesant nėn titullin Ankimet Shqyptare**, ku me nji dishprim tė math, por edhe me nji hollsi e mjeshtri kallzonte neveritjet e grekve kundra Shqyptarve e ndjekjet e ktyne kundra gjuhės e shdrivillimit t’onė kombtar, edhe mbi gjith reziqet q* e gjetnė ma von ky nuk prani kursesi me ndjellė popullin shqyptar nė detyren e tij tė shejtė kombtare, gjith ashtu s’pushoi sė botuemi gazeten e tij Zan’i Shqypnis tui shkrij gjith mall e pasunin e tij pėr kombin shqyptar. Ksi patrioti ishte Anastas Kullurjoti, qe kurrė s’ka pėr t’u harrue prej neve Shqyptarvet!
Kr. Floqi
Fletore e Ali pashės
Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet
[Zoti E.Legrand, i ndritėshmi dietar i Parisit, shpalli mė 1886 njė libėr 648 vjershash gerqishte tė cilat i mblodhi nė Toskėri. Kėto vjersha, si thotė me arėsye Zoti Legrand, jo vetėm janė tė bukura, po kanė dhe tė madhe vlerė letrėrishte. Duket se auktori ka qėnė Shqipėtar e muhamedan, e se kish njė dashuri tė fortė pėr Ali pashėn. Me lejė tė Zotit Legrand, po zėmė t’a pėrkthejmė, kėtė vjershė gėrqishte tė Toskėrisė, kėtu shqip e mė poshtė frėngjisht.].
KURRĖ kush tė mos thotė se ėsht i lumė, - se ėshtė i gėzuar sa jeton kėtu nė kėtė botė; - bota ėshtė si rrotė, vėrvitet kėtu kėtje, - kurrė nukė qėndron mė vėnt, kthehet gjithėnjė. – I ndėgjuari Ali pasha, trimi i Toskėrisė, - i tmeruari e i tutėshmi, shėmbėlluėsi i Burros, - ē’tė keqe hoqi, ē’mjerim tė madh – nė pleqėsi tė helmuar, nga ana e Mbretit! – Kurrė nukė besonte tė bjerė nė njė tė tillė ditė, - t’i pritet koka, t’i dėrgohet nė Stamboll…
Posa i hapi sytė mirė e zu tė shohė – hidhėrimin e frikėshm tė Dovletit fortė, - atė hop dėrgoi tė mbledhė ushtėri – ndėpėr gjithė Shqipėri e t’a urdhėrojė; - u dėrgoi edhe hajdutėve, kapetanėve – t’i mbledhė tė gjithė, muhamedan’ e tė krishterė.
Ali pasha dėrgon fjalė gjithė Shqipėtarisė dhe hajdutėve tė mblidhen
“Ti Kolonjė e Danglli, Vlorė e Berat, - Elbasan, Toskėri e Dibrė e Mat, - Skrapar e Arvan e Korēė e Pėrmet, - tani ju dua tė vini qė ndodhem nė shtrėngicė tė keqe. – Delvinė, Gjirokastrė, Rizė e Tepelen, - Paramithi e Ēamėri, tė vini se e solli shorti. – Agrafė e Kseromer, Vallto e Karpenic, - kush ėshtė kapedan im shėrbėtor tė niset me tė shpejt!” Tė gjithė u-nisnė tė gėzuar me nxitim, - u-mbluathnė me sulm nė Janinė.
Mbledhur prej Zotit
Emile Legrand.
Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet.
Pėrfjalimi i Ali pashės Shqipėtarėve
Ku jini sokolat e mij Toskė, e ju Rizotė tė lėvduar, - Elbasanas e tė tjerė Gegė trima, - o burrani, luanat e mij Kosturės, Ēamėr e Vlorės, - Beratės, Pėrmetas, Dangllitė e Kolonjarė, - e Skraparas e burra t’Arvanos, kapllanė tė Tepelenit, - e Korēarė e tė tjerė tė mij Delvinjotė; - o burrani, sklyfterė kapedanė, nga Hasia e nga Agrafa, - nga Kseromeri, nga Valltua, e ju nga Karpenici; - tė gjithė gati n’armėt, mprehni spatat tuaja, - lani dufeqet tuaja, shaloni kuajtė! – Mėsuat se armiqt’ e mij Dovletit – i u-qanė shumė kundrė meje tė mjerit, - armiqt’ e mij Pasho-beu edhe Dramalliu, qė tė mė prishin; - po dhėntė Pėrėndia e i zėntė qė tė dy faji i tyre; - se unė s’i kam as ndonjė faj Dovletit, - kam shėrbuar me besė nė gjithė shėrbimet e tija: - Mora Ada-Kalenė si trim i fortė, - vajta kundrė Pasvandxhiut, i u-hodha si luan. – Lėftova me Francėn me tė hollat e mia; - nė zjar tė Moskovit dėrgova djelmėt e mij; - shtira nė dorė Prevezėn, prisha Sulin; - mora Pargėn, si gjithė bota e dinė. – Zbuta hajdutėt; luani edhe ndreu, - ujku edhe delia, ecijnė bashkė nė pyjtė. – Nė doni nderin e nė ju pėlqen lavdi, - armiqtė tanė t’i goditni e t’u bini, - Pasho-bėnė e Dramallinė q* u-bėnė shkak – e dolla nga zėmėra e Dovletit lartė. – Erdhi koha tė rrėfeni trimėri e famė, qė t’i dėftoheni botės e tė mirni lavd. – O burrani, luanat e mij, shpejt, t’u derdheni Konjarėve – si uj nė mes tė deleve, gakun t’u a pini. – O burrani, sokola Toske, mirni tė gjithė armėt, - as fare tė mos i kini frikė Osmanllitė; - o burrani, kapllana Gegė, sklyfterė Shqipėtarė, - si luana t’i ēani Anadollakėt e treshė; - se do tė vijnė nė vėnt tonė t’a marin, - e tė bukurin atdhenė tonė do t’a turpėrojnė; - se nukė do tė kini nder nė na shkelshin, - e nė turp tė math do t’na lėnė pėr jetė; - e pastaj do tė kini turp, do tė hyni nė frikė, - pėrandaj tė silleni bukur nė luftė; - e nė m’u-zėmėrua pakėz Dovleti i lartė, - nė mė qėndrofshit ju tė besės, m’a ndjen fajin, - si Pasvandxhioglit q* kish lėftuar – tre vjet e pastaj u-ndye.
Mbledhur prej Zotit
Emile Legrand
Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet.
Pėrfjalimi i Ali pashės Shqipėtarėve. (funt)
E ATO e tė tjera tha, e i u urdhėron – tė ndodhen pa fjalė tė gjithė atje ku u dha urdhėr. – Veli pasha vate tė zėrė Prevezėn; - e i biri Muhatar pasha e Ali pasha zunė Beratin – me ushtėrinė qė kishin e me gjithė mindatin. – Imerbeu u-nis, vate nė Mullallėk – bashkė me Ballaskėn, e i vuri me tė shpejt zjar vėndit. – Selihtari nė Danglli, nė kala tė Melesinės, - shtie shėndoshė vėndin nė dorė, as lė njėri tė shpėtojė. – Mahmud beu, djal i ri, i bir i Muhtar pashės, vete, - me ushtėrin’ e tija vete nė Tepelen; - nė kala tė Gjiro-kastrės qėndroj Meēobonua – bashkė me Shahnishanė, se ē’koh’ e zeze! – Elmaz Mahmuti mbante kalan’ e Pėrmetit – me njerėzit e tija, e kish shpresė tė dalė faqebardhė – Dalip Pėrmeti, q* mpronte kėshtjellėn e Nartės, - e kish armik Ali pashėn e i donte tė keqen. – Tė Suli i fortė, nė Qafė, kish vėnė – tė parė Murto-Ēalin me tre-qint Toskė.
Armėtos kalatė e bėhet gati
E rrethoj Janinėn me njė hendek tė thellė, - Janinės i qe e thėnė t’a hajė gjarpėri i zi! – E armėtosi me lisa, me meterize tė forta, dėrgoj topa e bomba tė lėftojn ushtėria. – Plumba e gjule e barut ngarkojin pa pushuar, gjithė fisheke pėrndajin e tėrė bota ishin nė punė; - ca ngarkojin bomba, hiqjin topa, - gatitjin kumbaratė, ndreqjin kondake. – Ashtu i armėtosi mirė kalatė qė tė ruajė – Janinėn, e t’a mbajė fort me lufta, - si edhe Litharixėn, ansujėn, kullat edhe hendekun, - Kalan’ e madhe e Uē-Kalenė ku kish Thanasaqin. – I mjer’ Ali pashė, nukė di se ē’ke pėr tė hequr, - se ē’helme ke pėr tė pirė, se ē’nė rezik ke pėr tė rėnė!
Ali pasha po bėhej gati n’Athinė, - edhe Monastiri e Seresi dridheshin. – Ali pasha s’e kish zėnė luftėn, - edhe Pėrlėpeja dridhej, edhe Seleniku vete. – Ashtu pra gatitej pėr sendr’ e pėr nderin – i tmeruari Ali pasha me tėrė forcėn e tija; - kish mbledhur ushtėri tre-dhjet mijė vetash, - tė zotė tė bėjė luftė me njė-zet pashallarė.
Mbledhur prej Zotit
Emile Legrand.
Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet.
Vjen ushtėria e mbretit; kthehen Shqipėtarėt e e lėshojnė Ali pashės.
Po zbresin ushtėrit e Dovletit madh; - nisen nėndė pashallarė, venė nė Janinė, - me ushtėrit e shuma, me gjithė Osmanllinjtė, - ajanė, jurukė, kombėtarė e kalorės, - Ali pasha Rumeliu, Babapasha e tė tjerė, - Smail pasha e Dramalliu me hidhėrim, me mėri, - Isuf beu e Seraslliu, e tė tjerė tė vegjėl tė mėdhenj, - venė kundrė Ali pashės dal nga dalė. – Heqin dhe topa me vete, obuze edhe kumbarara, - gjule, fisheke, gjebhane me kuaj, me pela. – Njė re e rėndė e e zezė tė ka pėr tė rėnė, - i mjeri ti Ali pashė, e tė ka pėr tė mbuluar! – Tė gjithė, atė ēast, i kthyen kurrizin, as njė nukė qėndroj, - tė gjithė i u-larguan, e lanė e humbi. – Gjysma e tė pabesėve venė i falen Rumeliut, - gjysma tjatėr te Smail pasha t’a njohin si vali. – Kur mori vesh Ali pasha, shumė keq i erdhi, u-helmua tepėr e u-lig. – sa tė mundesh mos u-tremp po duro! – Rumeliu me ordhinė i hidhet Janinės, - pashallarėt e jurukė e rrethojnė.
Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėritė e tija e t’i japė shumė rahmet
Vjen ushtėria e mbretit; kthehen Shqipėtarėt e e lėshojnė Ali pashėn, (funt)
Sindekur nxijnė gjethet nė diell – nga zoqt e zinj, nga korbet e nga galicat, - ashtu nxijin edhe fushėt e luadhet e Janinės, - udhėt e sheshet gjithė nxijin nga Dudumėt; - vėndi i tėrė u-mbush me kalive e me cadėre; - kudo deve edhe kuaj nxijin luadhet. – Sindekur nė mandritė thresin dhėntė e blegėritin, - kur shohin shqerrat qė po nxitojnė e vikasin; - ashtu edhe ushtėritė ecijnė, vrapojnė, vėrviten, dėrtasin, - pėrvjehen nė fushet, tvresin njėri tjatėrin.
Ali pasha mbyllet, i jep trimėri ushtėrisė tij, djeg Janinė, e nis luftėn.
I mjeri Ali pashė me gjith ushtėrin’ e tija – zė kalatė mirė, bėn luftė tė keqe – me tre mij Toskė, Gegė Dibranė, - e edhe s’i a u ka pėr pesė Delive dhe Osmanllive. – “O burrani sokollate Toskėrisė, Dibranėt e mij, - mos kini fare frikė nga Delitė e Atllitė; - o burrani, drangojt e Gegėnisė, besnikė tė Matit, - bjeruni Dudumėve, Konjarėve e Delive.
__________________ Nobody is perfect ... |