Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 22:08
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kontributi i shqiptareve te shquar !

NJĖ FILOZOF SHQIPTAR I SHEKULLIT Tė XVI-tė

NICOLAS-LEONIC THOMAEUS

II VEPRAT

THOMAEUS hartoi dhjetė Dialogje sipas mėnyrės sė Akademikėve mbi ēėshtjet kureshtare ose tė rėndėsishme, si divinatione, de nominum inventione, de ludo talario, de precibus, de animorum immortalite, etj. Ai pėrktheu ose parafrazoi disa Traktate tė Aristotelit dhe tė Galienit, dhe botoi njė pėrmbledhje shkrimesh shumė tė bukura me titullin de Varia Historia, ku duke ndjekur zakonin e shekullit tė tij, nuk i citoi fare autorėt e vjetėr, nga tė cilėt mori mateialet. Pėr pėrkthimet zoti Huėt jep pėr tė kėtė dėshmi tė mirė, Emendotus interpres, ad auctoris autum totum se fingens. Ka diēka qė bie nė sy kur flasim pėr veprėn qė ka pėr titull de Varia Historia Libri tres, dhe kjo ėshtė se ai e shkroi atė nė rininė e tij dhe e botoi vetėm nė moshėn e pleqėrisė, mė 1531. Ja si thotė ai nė letrėn nistore pėr peshkopin Dunelme Cuthbert Tonstal. Commentariolos de Varia Historia quos alias juvenis admodum multiplici aum Graecorum tum Latinorum lectione confeceram seposueramque nunc endedos excudendosve curavi; ut quando maturious aetatis pleraque jam ą me de omnimoda philosophia exieurunt opera ex academicorum peripateticorumque fontibus honsta, haec qoque juvenilia studia nostra sua aliquando mercede non defrandarentur.
Ja njė autor qė u tregua i kujdesshėm pėr tė mos ia paraqitur gjykimit tė publikut krijimet e rinisė sė tij, pėrpara se tė kishte fituar famė tė madhe me librat qė hartoi nė njė moshė mė tė pjekur. Ky qėndrim ėshtė shumė i matur: nuk ka asnjė autor qė tė mos jetė penduar pėr nxitimin me tė cilin ata kanė nxjerrė nė dritė provat e para tė pendės sė tyre, madje edhe mė parė se t'u dėrsinte qimja.

(vazhdon)
PIERRE BAYALE

H46, 1903, nr 3 (mars)

Njė familje dijetarėsh francezė me origjinė shqiptare

Estienet

A e dini se, thotė Junius Rubirius nė njė ode pėr Robert Estienin:

Nempč uxor, ancilla, clientes, liberi,
Non segnis examen domūs,
Quo Plautus ore, quo Terentius, solent
Quotidiančcolloqui…

Familja e shquar e Estienėve, qė e ka bėrė tė dėgjuar tipografinė dhe letėrsinė franceze, qė i ka dhėnė aq shumė njerėz tė ditur Rilindjes, ku tė gjithė, madje edhe fėmijtė dhe shėrbėtorėt e saj flasin latinisht, a e dini se ajo mbahet se ėshtė me origjinė shqiptare? Ja se ēfarė lexojmė nė Gjendja e aristokracisė tė Provansės (cituar nga A.F.Didot nė librin e tij Ese mbi tipografinė, Paris, 1851):
“Estienėt, nė latinisht Stefanus dhe nė dialektin e Provansės Esteve, janė njė nga familjet mė tė vjetra tė Provanusės origjina e sė cilės humbet nė kohė shumė tė largėta qysh nė vitin 1270 dhe megjithatė mendohet se ėshtė me origjinė nga Shqipėria. Ata kanė ruajtur gjithmonė tė drejtat dhe privilegjet e aristokracisė sė vjetėr.”

G 192, 1902, nr 7 (gusht)

* Vargje tė cituara tė Origjina e tipografisė sė Parisit, botuar nga CHEVILLIER, Paris, 1694.




REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT Tė I
(1807-1814)
(vazhdim)

III
Qė herėn e parė qė u pa e nevojshme t'u bėhej thirrje pėr ndihmė, shqiptarėt nuk u treguan tė denjė pėr pėrpjekjet qė kishin bėrė gjenerali Donzėlot dhe koloneli Minot pėr organizimin e tyre. Nė tetor 1809, ishujt e Zantes, Qefalonisė dhe Itakės u sulmuan nga anglezėt. Ato mbroheshin vetėm nga disa kompani shqiptare dhe disa qindra burrash tė marrė nga regjimenti francez dhe italinė; kėta tė fundit qėndruan heroikisht dhe u thyen vetėm pėr shkak tė numrit tė paktė tė tyre. Pėrkundrazi, shqiptarėt u hodhėn nė anėn e armikut. Edhe nė Sainte-Maure, ku gjenerali Kamuz i bėn ballė me nder njė rrethimi tė vėrtetė, sjellja e kontigjentit shqiptar nuk ishte mė e mirė. I gjithė efektivi i tij prej 34 oficerėsh dhe 789 ushtarėsh dezertoi, me pėrjashtim tė 13 vetėve qė si masė ruajtje i kishin futur nė burg, dhe vetė komandant Boēari, qė dyshohej pėr lidhje tė fshehta me armikun doli pėrpara njė kėshilli lufte, por ky i fundit e nxorri tė pafajshėm.
Ata shqiptarė qė ishin vendosur pėrkohėsisht nė Korfuz dhe nuk kishin patur rastin ende tė kishin tė bėnin me armikun u ngrenė me forcė kundėr sjelljes sė bashkatdhetarėve tė tyre; ata e dėnuan ashpėr dezertimin e tyre dhe u kthyen tek gjeneral Gonzėloti duke e siguruar se do t'i qėndronin besnikė, dhe kishin arsye tė forta pėr tė qėnė tė tillė. Ndryshe ishte me dezertorėt e Sainte-Marire, qė ishin tė gjithė nga Moreja dhe nuk kishin me vete as familje dhe as bagėti qė tė detyroheshin tė mos largoheshin. Nga rroga e Francės kishin kaluar tek rroga e Anglisė qė kishte rekrutuar njė numėr tė madh tė bashkatdhetarėve tė tyre. Ishte e pamundur qė vetėm ata pak ushtarė rancezė dhe italianė qė kishte garnizoni i ? tė pengonin ikjen e tyre. Pėrkundrazi shqiptarėt e Korfuzit nuk ishin mercenarė, por muhaxhirė. Nėse ata dezertonin gratė, fėmijtė dhe pasuria e tyre* mbeteshin si pengje nė duart e autoriteteve ranceze, tė cilėt, mbi tė gjitha kishin mjaft trupa tė rregullta pėr tė shtypur ēdo pėrēapje pėr t'u arratisur.
Siguria qė i dhanė Donzėlotit se do t'i qėndronin besnikė mund t'i jetė dukur kėtij tė fundit e sinqertė, por ajo nuk i dukej e mjaftueshme ministrit tė luftės.
Duke qėnė shumė i pakėnaqur nga qėndrimi i shqiptarėve, perandori i dha urdhėr guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė qė tė mbanin vetėm nga njė mijė prej tyre dhe kėta tė shpėrndaheshin nėpėr garnizonet e Korfuzit dhe tė Pargės, ndėrsa pjesa tjetėr tė dėrgoheshin nė mbretėrinė e Napolit. Kėto udhėzime, qė ministri i luftės u a dėrgonte me anė tė njė letre tė datės 12 tetor 1810 e pritėn gjeneral Donzėlotin dhe kolonel Minotin nė telash tė madh; nėse ata e kishin tė lehtė tė zbatonin pjesėn e parė, e dyta u dukej e parealizueshme.
Pėr t'i hipur shqiptarėt nė anije, vinin nė dukje ata, do tė na duhet tė pėrdorim forcėn, sepse nuk do tė shkonin kurrė me dėshirė nė Itali, "nga frika se i organizojnė dhe i stėrvitin si trupa pėr frontin"; ata duhet vendosur nė koloni, por "ata nuk njohin zanat tjetėr, pėrveēse atij pėr tė qėlluar me pushkė me shumė shkathtėsi dhe shumė saktėsi, dhe do ta kenė shumė tė vėshtirė tė shtrohen dhe tė merren me punėt e bujqėsisė, sepse qė fėmijė janė mėsuar tė mblidheshin nė grupe qė sulmonin nė befasi shqiptarėt turq, i plaēkitnin ata dhe ktheheshin pėrsėri nė malet e tyre duke i u gėzuar plaēkės sė vjedhur".
Nga ana tjetėr, mbreti i Napolit nuk deshte as t'ia zije nė gojė dhuratėn qė kishte ruajtur pėr tė perandori. Pėr ēfarė do t'i hynin nė punė kėta shqiptarė? Do t'i bėnin ushtarė apo kolonė? Nėse ata dezertuan nga ishujt Jonianė ku ata shėrbenin vullnetarisht, dhe ku ishin aq pranė atdheut tė tyre, me siguri qė do tė dezertonin ku e ku mė shumė kur do t'i ēonin nė njė vend tė huaj. "Ėshtė e rrezikshme, i shkruante Murati perandorit mė 26 tetor 1810, po tė dėrgohen shqiptarė nė mbretėrinė time, sepse ata do tė shtojnė numrin e cubave qė i bien nė qafė krahinave tė mia dhe me siguri do tė hidhen nė Siēili."
Nė Napoli, si dhe nė Korfuz, u pėrpoqėn tė fitonin kohė, me shpresė se do tė vinin udhėzime tė reja. Por urdhėrat e perandorit ishin tė prerė. "Gjeneral Donzėloti tė zbatojė pikė pėr pikė urdhėrin tim, i shkruante ai dukės sė Feltrės mė 6 shkurt 1811; nuk i a vlen fare tė kesh nė Korfuz trupa qė nuk janė tė sigurta. Kjo do tė thotė tė shpenzosh mė kot shumė para." Perandori i pėrsėriti kėto udhėzime mė 31 korrik. "Ju duhet t'i shkruani gjeneralit Donzėlot se ėshtė e domosdoshme qė shqiptarėt tė ēoheshin nė Itali, sepse ėshtė fatkeqėsi tė shpenzosh aq shumė para pėr njerėz qė nuk janė besnikė." Disa muaj mė vonė, mė 7 shtator 1811, ai i dėrgoi ministrit tė tij tė luftės kėtė letėr**:
"Mė habit shumė fakti qė gjeneral Donzėloti, megjithė urdhėrat e pėrsėritura qė unė i kam dhėnė pėr t'i dėrguar shqiptarėt nė Itali, vazhdon tė kėrkojė t'i mbajė atje. Kėta njerėz mė kushtojnė qimet e kokės duke i paguar dhe ushqyer nė njė vend aq tė vėshtirė pėr t'u furnizuar, dhe jo vetėm qė ata janė tė padobishėm, por, nėse nė ishull do tė zbarkonin anglezėt, ata do tė dezertonin dhe do ta dėmtonin keq vendin. Unė shikoj me shqetėsim se numri i tyre ėshtė shtuar dhe pėr pasojė shtohen edhe rreziqet e vendit. Pėrsėritjani gjeneral Donzėlotit urdhėrin qė tė pėrfitojė nga kthimi i fregatave pėr t'i ēuar shqiptarėt nė Itali, ku kanė pėr tė qėnė shumė tė dobishėm. Nė Korfuz duhen mbajtur vetėm njerėz besnikė. Qėndrimi i kėtyre njerzve ka kokėēarje tė dyfishtė, urinė dhe cėnimin e sigurisė sė ishullit."
Guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė nuk kishte rrugė tjetėr veēse t'i bindej kėtyre urdhėrave aq tė prerė. Ai mori menjėherė masa qė, pėrveē shqiptarėve qė do tė mbaheshin pėr garnizonin e Korfuzit dhe atė tė Pargės, gjithė tė tjerėt tė hipnin nė anije. Ai i njihte aq mirė sa e dinte qė ata nuk do tė hipnin vullnetarisht, madje do tė pėrpiqeshin tė hidhnin nė dorė edhe varkat qė do t'i transportonin. Vetėm anijet e luftės ishin tė pėrshtatshme pėr atė punė. Donzėloti kishte nė pėrdorim divizionin e anijeve luftarake tė kapitenit Montfort, i cili, pasi kishte ēuar nė Korfuz disa pėrforcime, do tė kthehej pėrsėri nė Itali. Ai i mbante tė fshehta udhėzimet qė kishte marrė dhe do t'i zbulonte vetėm ditėn kur tė kishte erė tė mbarė qė t'i lejonte anijet tė niseshin dhe shqiptarėt tė hipnin nė to brenda disa orėsh dhe nė mėnyrė tė befasishme. Donzėloti e ka treguar vetė*** me hollėsi skenėn qė ndodhi nė atė kohė: "Sapo shqiptarėt morrėn vesh pėr masat qė kishte urdhėruar Madhėria e Tij, shumica e ushtarėve i u drejtuan oficerėve pėr t'ua bėrė tė qartė se ata nuk mund tė vendosnin tė largoheshin nga ishujt pėr tė shkuar nė tokėn italiane, duke patur me vete familjet dhe bagėtinė. Ata nxirrnin si arsye se, kur rusėt i kishin pranuar nė shėrbim tė tyre, ishin zotuar se do t'i pėrdornin vetėm nė ishuj ose nė territoret otomane, dhe se kėto kushte ishin vėrtetuar gojarisht nga gjenerali Cezar Bertie, kur ky i fundit i kishte hequr nga shėrbimi i rusėve pėr t'i futur nė shėrbim tė francezėve. Unė dhe kolonel Minoti s'lamė gur pa lėvizur pėr t'i bindur ata njerėz pėr tė hipur sa mė shpejt nė anije, por shumica e tyre thanė se mė mirė t'i dorėzoheshin mėrisė sė Ali Pashės, se sa tė shkonin nė dhe tė huaj. Ishulli ziente i tėri. Oficerėt kėrkuan disa ditė pėr tė pėrgatitur trupat e tyre. S'kishte rrugė tjetėr, veēse t'i hipje me forcė, ky ishte edhe plani im. Por filloi njė erė e mbarė para se ne tė pėrfundonim pėrgatitjet dhe zoti Moutfort urdhėroi nisjen e divizionit sepse detyra nuk e lejonte tė vonohej.
Kėshtu qė shqiptarėt, me gjithė urdhėrat e perandorit dhe me gjithė masat e guvernatorit tė pėrgjithshėm mbetėn nė Korfuz.

IV
I vetmi njeri, qė me autoritetin qė kishte nė sytė e shqiptarėve, me emrin e mirė qė i kishte dhėnė karakteri i tij fisnik dhe me trimėritė, qė ndoshta do t'u kishte mbushur mendjen bashkatdhetarėve tė tij qė tė shkonin nė Itali, do tė ishte komandanti i batalionit, Andrucua, qė nė atė ēast kritik nuk ndodhej aty. Prej shumė muajsh ai ishte i burgosur nga Ali Pasha. Si pjesėmarrės nė tė gjitha bisedimet qė guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė kishte bėrė nė bregdetin e Epirit dhe nė brendėsi tė Shqipėrisė, me disa bejlerė qė s'donin t'u nėnshtroheshin qėllimeve tė fqinjit tė tyre ambicioz, Andrucua, pėr njė kohė tė gjatė udhėheqės i padiskutueshėm i krahinės sė Ēamėrisė, kishte shkuar nė ish territoret e tij duke u pėrpjekur t'i pėrfshinte nė njė konfederatė qė do tė luftonte kundėr pashait tė Janinės. E kishte pėrfunduar misionin dhe nė ēastin kur po kapėrcente ngushticėn pėr t'u kthyer nė Korfuz, pashai kapi varkėn franceze me tė cilėn udhėtonte dhe e zuri rob bashkė me disa tė afėrm tė tij. Kjo fyerje e rėndė qė i u bė flamurit tė vogėl perandorak tė varkės shkaktoi njė tronditje tė madhe nė Korfuz dhe u ndje deri nė Paris. Konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Janinė dhe ambasada franceze nė Konstandinopojė bėn tė gjitha pėrpjekjet e tyre pėr lirimin e Andrucos, por mė kot. Pėr muaj me radhė kėrkesat e Pukėvilit dhe tė Latur Moburgut ndeshėn nė stėrhollimet e zakonshme tė diplomacisė sė Lindjes; mė nė fund ambasada arriti tė merrte nga Porta e Lartė njė urdhėr pėr pashain, qė tė lironte tė burgosurin. Po atė ditė qė mbėrriti nė Janinė i dėrguari special i Portės me urdhėrin pėr Ali Pashėn, mė 12 tetor 1812, komandanti i batalionit, ditėziu Andruco u gjend i vdekur poshtė dritares sė burgut. Pashai e kishte goditur dhe e kishte hedhur kufomėn e tij nga dritarja pėr tė krijuar pėrshtypjen sikur ishte vrarė vetė gjatė orvatjes pėr arratisje****.
Zoti Andruco, i shkruante gjenerali Donzėlot ministrit tė luftės, duke i dhėnė lajmin e vdekjes tragjike tė komandantit tė batalionit shqiptar meriton lėvdata pėr besnikėri gjatė gjithė kohės tė veprimtarisė sė tij nė shėrbim tė francezėve; por ai ėshtė bėrė i denjė pėr dashamirėsinė e perandorit pėr guximin dhe vendosmėrinė qė ka treguar gjatė qėndrimit nė burg. Rrahjet, tmerri i birucave, tė gjitha llojet e vuajtjeve nuk e detyruan dot tė hiqte dorė nga ajo qė ai e deshte mė shumė se jetėn, qėnia oficer nė shėrbim tė Madhėrisė sė Tij. Ai pėlqeu mė mirė tė vdiste nga torturat se sa t'i nėnshtrohej Ali Pashės, qė pėrdori tė gjitha mjetet dhe mėnyrat pėr ta bėrė pėr vete. Ai kishte shpirtin dhe ndjenjat e njė francezi tė vėrtetė
(Vazhdon)
(Pjesė e nxjerrė nga Carnet de la Sabreta che)
G 133-136, 1902, nr 4 (prill-maj)

* Sipas njė raporti tė gjeneral Donzėlotit, numri i personave qė pėrbėnin familjet e shqiptarėve tė rekrutuar ishte 1036 burra, gra, djem dhe vajza tė tė gjitha moshave. Ndėrsa numri i kafshėve qė u pėrkisnin atyre ishte 4.060 dhen, 1.426 dhi, 36 kuaj ose mushka, dhe 1 lopė.

** Letėrkėmbim i Napoleonit, letra nr.18120

*** Raport i 1 marsit 1812

**** Pėr ngjarjen tragjike tė Andrucos, shikoni letėrkėmbimet e guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė qė gjenden nė arkivat e luftės dhe ato tė konsullatės tė Janinės dhe tė ambasadės nė Konstandinopojė qė janė nė arkivat e punėve tė jashtme. Pukėvili nė librin e tij Historia e rilindjes sė Greqisė i ka kushtuar vdekjes sė Andrucos disa faqe plot mallėngjim.


(Vazhdim dhe fund)

V

Qėllimi fisnik i komandant Andrucit, si tė thuash, e ndreqi qėndrimin e shqiptarėve tė Sainte-Maure dhe tė Qefalonisė. Ai tregoi se, nėse disa nga ata kishin qėnė tė padenjė pėr famėn e trimėrisė dhe guximin e racės sė tyre, tė tjerėt e meritonin qė Franca tė interesohej pėr ta. Koloneli Minot mendoi se erdhi ēasti i duhur pėr t’i propozuar perandorit njė riorganizim tė plotė tė trupave shqiptare. Raporti qė ai i dėrgoi ministrit tė luftės mė 20 maj 1812 na u duk shumė interesant prandaj po e riprodhojmė gati tė plotė.

Efekti i regjimentit ėshtė 1.604 vetė
Po tė zbresim kompanitė e
Ajės dhe tė Pargės qė mund tė
Organizohen nė kompani tė rojeve
Bregdetare, 208 vetė
Mbeten 1.396 vetė

Unė propozoj qė me kėtė numėr tė krijohet:
1. Njė detashment i zgjedhur pėr gardėn perandorake qė mund tė kishte 500 vetė dhe ndoshta edhe mė shumė.
2. Tė largoheshin nga shėrbimi tė gjithė oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt qė mund tė kthehen nė Shqipėri dhe qė nuk do tė caktoheshin pėr tė shėrbyer nė detashmentin e gardės.
3. Me tė gjithė ata qė mbeten tė formohet njė vendqėndrim refugjatėsh, tė cilėt do tė ndihmoheshin nė kėtė mėnyrė
(Dhe vazhdojnė hollėsitė mbi rrogėn dhe shpėrblimet qė propozonte Minoti). Raporti pėrfundonte me kėto fjalė:
“Ėshtė e domosdoshme qė, oficerėve, nėnoficerėve dhe ushtarėve, t’u premtohej se pas njė viti do t’u jepeshin leje gjashtėmujore pėr ata qė dėshironin tė shkonin nė Korfuz ose nė Shqipėri pėr tė parė familjet nga tė cilat nuk ndaheshin dot, dhe se pas katėr ose gjashtė vjet do tė ishin plotėsisht tė lirė tė gjithė ata qė nuk do tė deshnin mė tė vazhdonin shėrbimin e tyre ushtarak.
Nėse do tė arrihej kjo, perandori nuk do tė kishte pranė vetes ushtarė mė besnikė, mė tė sakrificės, mė tė pėrkorė dhe mė tė palodhur.
…………………..
Nėse shqiptarėt janė aq shumė tė verbėr sa nuk arrijnė t’i shohin tė gjitha pėrfitimet qė do tė kenė nga njė situatė e tillė dhe nėse ata nuk do tė pranojnė tė marrin pjesė nė detashmentin e kėrkuar pėr gardėn perandorake, atėherė s’kemi se ēfarė masė tjetėr tė marrin veēse tė largoheshin tė gjithė shqiptarėt nga shėrbimi pranė Madhėrisė sė Tij, me pėrjashtim tė disa familjeve, qė kanė dhėnė prova tė njė besnikėrie tė plotė dhe qė nuk mund tė mos t’i ndihmojnė. Ndėrsa tė tjerėt duhen dėbuar nga ishulli pa marrė parasysh asnjė arsye.”
Pėrgjigja e kėtij raporti u prit pėr mė shumė se njė vit nė Korfuz. A do t’i pranonte perandori konkluzionet e tij? A do tė pranonte ai tė pėrfshinte nė gardėn perandorake njė kontigjent shqiptar? Minoti shpresonte se perandori do tė pranonte, madje filloi tė zgjidhte midis oficerėve dhe njerzve tė tij ata qė do tė merrte me vete. Guvernatori i pėrgjithshėm nuk kishte shumė besim; ai kishte frikė se mos pėr arsye tė rendit politik pengohej zbatimi i kėtij projekti; me tė vėrtetė qė agjentėt e huaj mund tė gjenin nė zbatimin e tij shkaqe pėr t’i dhėnė tė kuptonte Portės se Franca kishte synime mbi kėtė pjesė tė perandorisė otomane. Pėrveē kėtyre, gjithmonė i a vlente t’i mbaje shqiptarėt nė Korfuz dhe tė shqyrtoje me kujdes njė varjant tjetėr sipas tė cilit, duke mbajtur elementet mė tė mirė, do tė formohej njė regjiment qė do tė ishte nė ēdo kohė apo situatė njė pėrforcim pėr garnizonin e ishullit, ndėrsa shqiptarėt qė s’hynin nė punė dhe ata qė mund tė ktheheshin nė vendin e tyre jo me forcė tė largoheshin nga shėrbimi ushtarak dhe bashkė me pjesėn tjetėr tė krijonin njė vendqėndrim refugjatėsh.
Duke pritur qė tė vendosej pėr fatin e tyre, shqiptarėt kėrkuan tė jepnin njė provė tė besnikėrisė sė tyre. Letra qė i dėrguan perandorit mė 5 mars 1813 ėshtė e ēuditshme. Ajo ėshtė shkruar greqisht me pėrkthimin frėngjisht pėrbri, dhe ėshtė hartuar me fjalėt e mėposhtėėme:

Zotėri,
Regjimentit tuaj shqiptar, i larguar nga teatri i luftės pėr shkak tė rrethanave, i vjen shumė keq qė s’pati mundėsi tė bėnte pėrpara syve tuaj njė luftė qė do tė plotėsonte dėshirat e popullit tuaj shumė tė madh.
Tė gjithė ata qė pėrbėjnė kėtė trupė, muhaxhirė nė territorin tuaj, jetėn e tyre i a detyrojnė mirėsive tuaja: ata guxojnė t’ju japin, pėr gardėn e personit tuaj tė shenjtė, tre nga bashkatdhetarėt e tyre tė dalldisur, tė armatosur, tė veshur dhe tė pajisur sipas mėnyrės sė stėrgjyshėrve tė tyre.
Shqiptarėt tuaj ju luten, zotėri, tė mos i quani si tė huaj. Ata ju kėrkojnė favorin qė t’i futni nė radhėn e qytetarėve tuaj mė besnikė, mė tė sakrificės dhe mė mirėnjohėsit.*

Korfuz, mė 5 Mars 1813

Oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt e regjimentit tuaj shqiptar.

Kolonel, Minoti
Komandanti i batalionit Kristaqi;
Major Zani; Major Cica; Major
Nossi Fotamaro; Major Tuzazervasl…

(Vazhdojnė 35 firma)

Kjo ishte rrugė zgjidhja qė propozoi gjenerali Danzelot dhe qė perandori e miratoi.
Dekreti qė riorganizonte regjimentin shqiptar ėshtė datuar nga kuartieri perandorak mė 6 nėntor 1813:

“NENI 1. – Regjimenti shqiptar i krijuar me dekretin tonė tė korrikut 1809 dhe nė kohėn tonė i pėrbėrė nga gjashtė batalione do tė zvogėlohet nė dy batalione me nga gjashtė kompani secili, nga tė cilat njė me efektiv tė zgjedhur nga luftėtarėt mė tė zotė dhe pesė me efektiv pushkatarėsh.
NENI 2. – Efektivi i shtabit tė batalionit dhe ai i kompanive do tė caktohen si mė poshtė:

Shtabi i batalionit

1. kolonel
2. komandantė tė batalionit
2 nėnmajorė
2 oficerė francezė qė drejtojnė
1 komandant garnizoni
1 kryekirurg
1 ndihmės kryekirurg
1 prift batalioni
4 ndihmės nėnoficerė
gjithsej 15 vetė

Kompanitė

1 kapitenė
1 toger
1 nėntoger
1 rreshter i parė
4 rreshterė
1 nėnoficer furnizimi
8 tetarė
84 ushtarė
2 kornetistė
gjithsej 103 vetė

Kėshtu efektivi i regjimentit do tė jetė njė mijė e dyqind e pesėdhjetė e njė vetė nga tė cilėt 47 oficerė dhe 1.204 nėnoficerė dhe ushtarė.

NENI 3. – Oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt qė janė nė gjendje pėr tė shėrbyer nė ushtri, por qė nuk do tė pėrfshihen nė organizimin e ri, do tė priten mė pas dhe do tė paguhen me rrogėn e punės, duke pritur zėvendėsimin e atyre qė do tė largohen pėr kėtė ose atė arsye.
Ata qė do tė dėshironin tė ktheheshin nė atdheun e tyre do tė marrin leje nga guvernatori i ishujve Jonianė.

NENI 4. – Dispozitat e dekretit tonė tė 1 korrikut 1809 qė kanė tė bėjnė me rrogėn, ushqimet, zėvendėsimin e oficerėve, uniformėn e regjimentit dhe prapavijėn nuk kanė ndryshuar.

NENI 5. – Nė Korfuz do tė krijohet njė vendqėndrim pėr muhaxhirėt shqiptarė, ku do tė vendosen burrat qė s’janė nė gjendje pėr shėrbimin ushtarak aktiv, fėmijtė meshkuj nėn 15 vjeē, gratė dhe vajzat e muhaxhirėve tė cilėve do t’u jepen ndihma materiale.

NENI 6. – Kėto ndihma do tė caktohen si mė poshtė, pra:
Pėr burrat, pėrfshi kėtu edhe fėmijtė meshkuj mbi 10 vjeē, 1 frangė nė ditė; pėr fėmijtė meshkuj nėn 10 vjeē, 60 qindarka nė ditė; pėr gratė dhe vajzat, 50 qindarka nė ditė.
Personat qė do tė pranohen nė vendqėndrimin e muhaxhirėve do t’i nėnshtrohen njė kontrolli tė pėrgjithshėm. Kontrolli do tė ushtrohet nga njė inspektor qė do t’i kalojė nė revistė njė pėr njė tė gjithė muhaxhirėt dhe pėrfundimet e kėtij kontrolli do tė miratohen nga guvernatori i pėrgjithshėm.

NENI 7. – Pagesa e ndihmave do tė bėhet ēdo muaj nga fondet e rrogave dhe sipas paqyrave tė inspektorit.

Kur mbėrriti ky dekret nė Korfuz, Minoti ishte larguar qė andej. Edhe nėse perandori nuk i mori parasysh propozimet e kolonelit dhe nuk pranoi tė fuste nė gardėn e tij kontigjentin shqiptar, prapėseprapė ai e shfaqi kėnaqėsnė pėr oficerin e mirė, i cili pėr gjashtė vjet rresht bėn gjithēka qė mundi pėr tė qetėsuar detyrėn e vėshtirė tė organizimit ushtarak tė shqiptarėve. Mė 31 korrik tė vitit 1813 i dha atij gradėn e gjeneralit tė brigadės.
Kur po largohej nga Korfuzi, komandėn e pėrkohshme tė regjimentit, Minoti ia dorėzoi komandantit tė batalionit Kristaqit. Pėr tė zėvendėsuar Minotin u caktua majori Mialet, i regjimentit tė 6-tė tė frontit, por me sa duket ai nuk e mori nė dorėzim detyrėn e tij. Rrethana tė caktuara u bėnė pengesė pėr zbatimin e dekretit tė Majantės.

VI

Ishujt ndėrruan pėrsėri zot. Ēfarė do tė bėnin muhaxhirėt shqiptarė nė Korfuz? Mė 1798 Rusia i kishte marrė nė shėrbim tė saj. Franca, me zemėrmirėsi, i kishte mbledhur mė 1807. A mund t’i kantiste ajo? Gjenerali Donzėlot, pavarėsisht se ata mund t’i kishin shkaktuar edhe telashe, u kishte qėndruar besnik zotimeve qė qeveria franceze kishte marrė ndaj tyre; ai i kishte mbrojtur, i kishte mbajtur me bukė ata dhe familjet e tyre. Madje ai vetė kishte marrė njė hua prej 100.000 franga qė t’u paguante rrogėn. Nė ēastin kur gjenerali Kampell i dėrguari i fuqive aleate, do tė merrte nė zotėrim ishullin e Korfuzit, guvernatori i pėrgjithshėm ndėrhyri edhe pėr fatin e shqiptarėve.
“Regjimenti shqiptar, i thoshte Donzėloti baroni de Bulnua, tė dėrguarit tė Luigjit XVIII-tė pėr tė kryesuar zbrazjen e ishullit, mund t’i kalojė komisarit tė fuqive aleate. Nėse ai nuk ėshtė i autorizuar ta marrė regjimentin nė shėrbim tė fuqisė qė ka Korfuzin, unė dua qė gjatė dy muajve tė paktėn t’u japė bukė kėtyre trupave dhe njėkohėsisht t’u japė kohė tė largohen ca nga ca qoftė nė atdheun e tyre, qoftė nė ndonjė vend tė Greqisė, qoftė nė Egjipt.”
Gjendja nė tė cilėn ndodheshin shqiptarėt u bė shkak pėr shkėmbimin e notave midis baronit de Bulnua dhe gjeneralit Kampell.

Korfuz, 20 qershor 1814

I nėnshkruari, komisar i Madhėrisė sė Tij Luigji XVIII-tė pėr dorėzimin e ishullit tė Korfuzit, ka nderin, sipas paraqitjes tė Shkėlqesisė sė Tij, zotit guvernatorit tė pėrgjithshėm Donzėlot, t’i kėrkojė Shkėlqesisė sė Tij, zotit gjeneral lientenant Kampell, komisarit tė fuqive aleate, qė ushtarėt shqiptarė, qė tashmė formojnė njė trupė ndihmėse nė garnizonin francez tė ishullit tė Korfuzit, tė vazhdojnė tė marrin rrogė nga fuqia tė cilės do t’i pėrkasė ky ishull dhe qė do ta marrė atė pėrfundimisht nė zotėrim.
I nėnshkruari i lutet Shkėlqesisė sė Tij gjeneralit Kampell ta ketė parasysh kėtė kėrkesė modeste nga pikėpamja se kėta ushtarakė tė huaj edhe Franca i kishte pranuar, kur ishulli i Korfuzit i u dorėzua nga Rusia, dhe se kėta shqiptarė kanė rėndėsi si tė syrgjynosur fatkeqė dhe se kjo do ta kompromentonte sjelljen e tyre kur tė binin nė dėshpėrim nga nevoja.

Gjeneral baroni DE BULNUA

I nėnshkruari ėshtė shumė nė hall nė lidhje me gjendjen e kėtij populli; duke e ndjerė thellė gjendjen ku e kanė shpurė rrethanat, nė tė njėjtėn kohė ėshtė i paaftė ta rregullojė kėtė punė me ēdo qeveri tjetėr veē asaj tė Britanisė sė Madhe. Mė tė mirėn qė mund tė bėjė i nėnshkruari nė kushtet e tanishme, ėshtė qė t’u japė ushtarėve shqiptarė, qė janė nė gjendje tė mbajnė armė dhe tė kryejnė ndonjė shėrbim ushtarak, tė njėjtin racion si trupat greko-shqiptare nė shėrbim dhe me pagesė tė Britanisė sė Madhe, deri sa ai tė marrė udhėzime pėr problemin e tyre. Ėshtė e domosdoshme qė tė vendoset njė gjendje qė t’u tregojė gjithė ushtarėve tė aftė tė kryejnė njė shėrbim aktiv qė pranojnė t’u nėnshtrohen tė gjitha zakoneve, ligjeve dhe rregullave tė luftės pė tė mbajtur rregullin dhe disiplinėn e fortė ashtu si janė ato edhe nė ushtrinė angleze.

Gjeneral KAMPELL

Mė 21 qershor 1814, njė shpallje e gjeneralit de Bulnua, i vinte nė dijeni shqiptarėt pėr vendimin qė, “me anė tė njė veprimi zemėrgjerėsie, i denjė pėr karakterin e tij fisnik” kishte marrė gjenerali Kampell ndaj tyre. Ata nuk vonuan t’i provonin ndjenjat bujare tė komisarit anglez. Sapo kėtij tė fundit i raportuan pėr shumat e mėdha qė kėrkonte mbajtja e kėsaj trupe, gjoja pėr arsye tė njė organizimi tė ri, ai nxitoi dhe e zvogėloi jashtė masė efektivin e saj. Pak nga pak u larguan njė numėr shumė i madh oficerėsh dhe ushtarėsh. Luftėrat pėr pavarėsinė e Greqisė u dhanė fund halleve tė tyre. Kėta luftėtarė qė ishin treguar, me pėrjashtime tė rralla, ushtarė aq tė kėqinj tė radhėt e njė ushtrie tė rregullt, nė kėto beteja gjetėn rastin tė shpalosnin cilėsitė e tyre reale. Pjesa mė e madhe e krerėve qė u shquan nė atė kohė kishin shėrbyer nė regjimentin shqiptar. Kėshtu qė pėrpjekjet e Donzėlotit dhe tė Minotit nuk kishin shkuar tė gjitha dėm dhe njė udhėtar francez qė, disa vjet pas zbrazjes sė Korfuzit, kaloi pėrmes maleve tė Epirit dhe tė Moresė, e gjeti kudo tė respektuar emrin e ish guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė:
“Unė i jam borxhli gjeneralit Donzėlot, shkruante ai, pėr kėnaqėsinė e patreguar kur pashė kombin tim qė adhurohej nga njerėzit mė pak tė prekshėm nga mirėnjohja dhe ndjeshmėria.

A.BOPPE

Carnet de la Sabretache (Fletorja e shėnimeve e Sabretashit)

G 155-160, 1902, nr 5 (qershor)

* Nė njė raport tė ministrit tė luftės pėr perandorin, qė mban datėn 20 tetor 1813 (Arkivat kombėtare, A F IV, 1173) jep tė dhėna interesante mbi kėta tre kalorės tė regjimentit shqiptar:
Zotėri, Madhėria Juaj ka vendosur, mė 21 tė muajit qershor 1813 qė tė tre kalorėsit qė do tė dėrgonte regjimenti shqiptar tė futeshin nė eskadronit tė manekinėve tė gardės perandorake.
Kėta tre kalorės, tė hipur mbi kuaj arabė, kanė mbėrritur nė Paris. Ata m’i paraqiti baroni Theotocki, kryetar i Senatit tė Korfuzit. Ata janė tė armatosur dhe tė veshur allashqiptarēe, dhe janė tė mbėrthyer aq keq nė armėt dhe kostumet e tyre sa janė gati tė heqin dorė prej tyre. Ato armė dhe ai kostum nuk ndryshojnė shumė nga uniforma dhe armėt e mamėlukėve, dhe unė nuk shikoj ndonjė tė keqe po tė plotėsojmė dėshirėn e kėtyre tre shqiptarėve.
I lutem Madhėrisė Tuaj tė ketė mirėsinė tė mė informojė nėse Ai e miraton qė kėta tre kalorės tė mbajnė armėt dhe uniformėn e tyre.


Bibliografi

Zoti Dr. Michele Marchiano, profesor nė liceun e Foxhias nė Itali, na njoton se sė shpejti do tė botojė njė libėr tė titulluar L’Albania e l’opera di Gerolamo de Rada*. Libri do tė botohet nga V.Vecchi, nė Trani dhe do ta ketė ēmimin 4 lira. Vepra e profesor Marchiano do tė ketė 400 faqe dhe do tė trajtojė sidomos veprimtarinė letrare tė zotit de Rada. Pėr kėtė do t’ju vėmė nė dijeni nėpėrmjet revistės tonė.

G 175, 1902, nr 6 (korrik)
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim