Billi-Paolo, tė "pavdekshmit" kuqezinj
Sokol Kondi
Te Milani qė "shkatėrroi" Fiorentinėn, nė piedestal janė ngjitur "plakushėt" e zakonshėm. Nė fakt, mė i miri nė fushė ka qenė tanimė thuajse 40-vjeēari Kostakurta, i cili dha asistin pėr golin e Kakasė dhe qė ia la vendin nė minutėn e 30-tė tė pjesės sė dytė 38-vjeēarit Maldini, i rikthyer nė fushė 109 ditė pas dėmtimit. Tani Anēeloti mund ta ketė parasysh "gardėn e vjetėr" edhe nė ndeshjen e Champions-it ndaj Lionit.
Milani, pas suksesit ndaj Fiorentinės, mund tė shijojė shkėputjen e reduktuar nga Juventusi ( 8 pikė), por mbi tė gjitha mund tė ripėrqafojė "gardėn e vjetėr", e cila u kthye fuqishėm nė nderimet e kronikave. Nė fakt, nė sfidėn e "San Siros" ndaj vjollcėve spikati padyshim paraqitja e Alesandro "Billy" Kostakurtės, i cili nė moshė thuajse 40-vjeēare (i mbush nė prill) u tregua i vėmendshėm dhe i saktė nė mbrojtje, duke u hedhur edhe nė sulm kur e kėrkonte nevoja. Aq sa nė pjesėn e dytė dha edhe njė asist pėr golin e Kakasė. Njė paraqitje e madhe ajo e Billit, tė cilin Anēeloti mund ta aktivizojė edhe nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve ndaj Olimpikut tė Lionit. Kostakurta, kur filloi tė shfaqte shenja lodhjeje, u zėvendėsua pėr t'ia lėnė vendin njė tjetėr ylli tė paperėndueshėm kuqezi: thuajse 38-vjeēarit Paolo Maldini. Nė ēastin e kthimit tė tij nė fushė, 109 ditė pas dėmtimit, kapiteni u prit me brohoritje nga tifozėt milanistė. Por ndėrrimi mes dy tė "pavdekshėmve" ishte njė moment emocionues pėr shumė njerėz. "E pėrqafova Billin kur doli, - pohoi Anēeloti nė fund tė ndeshjes, - sepse paraqitja e tij mė befasoi: pashė njė anėsor tė njė niveli tepėr tė lartė, tė pakursyer dhe dinamik. 'Plakushėt' pėrbėjnė tabanin e kėsaj skuadre dhe janė njė shembull pėr tė gjithė." "Billi ėshtė i jashtėzakonshėm, - ka thėnė Adriano Galiani, stratosferik dhe e meritonte rinovimin e kontratės."
Prandeli: Fiorentina mė pėlqeu
Tė humbasėsh nė "San Siro", mund edhe tė qėndrojė, sidomos ndaj njė Milani si ai i sė shtunės. Dhe kėshtu qė Ēezare Prandeli e merr humbjen me filozofi: "Na mungoi shkėlqimi i nevojshėm, ka shpjeguar trajneri vjollcė. Ishte njė ndeshje e fortė dhe pėr shumė minuta skuadra mė pėlqeu, ishim shumė tė rregullt. Me kalimin e minutave hasėm disa vėshtirėsi, pėr shkak tė ndeshjes qė kishim luajtur nė mesjavė ndaj Kaljarit. Milani e pėrdori mirė freskinė e tij, ndėrsa ne e humbėm shkėlqimin." Pas humbjes, nė kampin e Fiorentinės mendojnė pėr sfidėn pėr Champions-in ndaj Romės: "Do tė jetė njė ndeshje e rėndėsishme, pėrfundoi Prandeli, por nuk do tė jetė pėrcaktuese nė luftėn pėr tė shkuar nė Champions."