"Kėrcėnon" Manēini: Mund ta lė nė stol Adrianon
Sokol Kondi
Nuk ka tė sosur kriza e Adrianos. Pas njė tjetėr paraqitjeje tė dobėt, si ajo e sė shtunės ndaj Parmės, braziliani rrezikon ta humbasė vendin nė skuadėr. "Mund edhe tė ndodhė qė Adriano tė qėndrojė jashtė, ka theksuar Manēini pas ndeshjes. Ai ėshtė njė lojtar si tė tjerėt. Zėvendėsimi? Kam nė dispozicion katėr sulmues dhe ėshtė e qartė se do tė pėrpiqesh tė ndryshosh diēka kur kjo ėshtė e nevojshme."
Kėsaj here kupa ėshtė mbushur plot. Humbja ndaj Parmės, qė vuri nė dukje edhe njė tjetėr herė dobėsinė e sulmuesve zikaltėr, ka qenė pika klasike qė e ka derdhur kupėn e mbushur plot. Pasi dha disa shenja rizgjimi nė ndeshjet e mėparshme, Adriano zhgėnjeu sėrish dhe Manēini e thirri nė stol kur duheshin edhe 20 minuta qė takimi tė pėrfundonte. Njė zgjedhje pėr tė cilėn duket se brazilianit s'i ka ardhur mirė, por qė mund tė jetė vetėm fillimi i "strategjisė" sė re tė Manēinit. Trajneri zikaltėr pas ndeshjes nuk i ka kursyer qortimet ndaj brazilianit, vendi i tė cilit nė skuadėr s'ėshtė aspak i sigurt: "Mund tė ndodhė qė edhe ai tė qėndrojė jashtė, i ka rėnė shkurt tekniku interist. Ai ėshtė njė lojtar si tė tjerėt dhe mund tė luante mė mirė, sikurse edhe Rekoba, Martinsi dhe gjithė tė tjerėt." Shansi i fundit pėr "Perandorin" mund tė jetė takimi i parė ēerekfinal i Ligės sė Kampioneve, nė program tė mėrkurėn nė mbrėmje nė "San Siro" ndaj Vilarealit. "Shpresoj qė sulmuesit t'i kthehen golit qė tė mėrkurėn, - tha Manēini, - sepse ndodh qė nė disa periudha tė shėnojnė mė shpesh sesa nė disa tė tjera." Por qėndron fakti se kriza e Adrianos po zgjat pak si shumė: golin e fundit e ka shėnuar nė "San Siro" ndaj Sampdorias dhe mė pas ra sėrish nė plogėshti. Dhe tani mbėrrin ky ultimatum nga ana e trajnerit. Adrit s'i mbetet gjė tjetėr, veēse tė pėrgjigjet nga fusha.
Kharja: Njė pikė sa njė fitore
Spaleti: Roma ime luajti shkėlqyeshėm
Ka qenė njė barazim me vlerat e njė fitoreje ai i arritur nga Roma nė fushėn e Juventusit. Verdhekuqtė u paraqitėn shumė mirė dhe nė minutat e fundit arritėn edhe tė shėnonin. Luēiano Spaleti ka qenė entuziast. "Luajtėm njė ndeshje tė madhe, tha trajneri i verdhekuqve. Kjo ėshtė gjėja qė mė kėnaq mė shumė, kur luajmė mirė. Nėse skuadra do tė vazhdojė kėshtu, nė fund do ta marrė shpėrblimin e saj, pavarėsisht nga pozitat nė renditje. Pėr mua rėndėsi ka qėndrimi i djemve nė fushė, sepse pa kėto qėndrime nuk mbėrrijnė fitoret." Roma tani ndodhet vetėm njė pikė larg Fiorentinės: tė dielėn do tė luhet ndeshja direkte mes dy ekipeve dhe verdhekuqtė mund t'i kthehen sėrish vendit tė 4-t. "Njė pikė mė shumė s'ndryshon ndonjė gjė tė madhe nė kuadėr tė Firences, - tha Spaleti, - duhet tė shkojmė atje ta luajmė ndeshjen me forcė fizike, cilėsi dhe dinakėri." Tė shėnosh golin e barazimit pesė minuta nga fundi kundėr njė rivali historik si Juventusi, ėshtė njė gjė e rėndėsishme. Housine Kharja ėshtė nė "qiellin e shtatė". "Ėshtė goli mė i rėndėsishėm i karrierės sime, nuk mund tė shpresoja mė shumė, dua t'ia kushtoj familjes sime dhe tifozėve. Jam njė lojtar pėr Romėn dhe nuk e di nėse mjafton ky gol pėr ta treguar. Jam i lumtur, sepse nuk meritonim tė humbisnim. Pėr mėnyrėn sesi shkoi loja, edhe njė pikė ka shihej e fitores."