Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 31-03-2006, 08:48
Minifotoja e anetarit Irisi
Irisi Irisi eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 30-03-06
Postime: 14
Faqe ne Ditar: 21
RUDINA MADANI (poezi nga libri i ri LIFTING)

ANONIMITET

U linda nė hije,
u rrita nė hije,
larg nga dritat e prozhektorėt,
mė thanė:
"s'ke intuitė pėr tė marrė timonin
ama, paske shpatulla pėr tė shtyrė motorrėt".
Mė thanė tė kyē gojėn e tė jem e duruar
se mbetet shpesh pa gjė
ai qė lyp shumė...
e...teksa bindem prozhektorėt fiksohen
larg meje
e larg njerėzve si unė.

BRILANT

Fol e shkėlqe mė pak
qė tė tė ndjej mė shumė
kėtij kontakti direkt,
mė garanto
me tė qenurit pranė
e mos mė trėmb me tė qenurit perfekt.

SHOPING

Tė gjitha i desha tė reja
dhe kėshtu i prita tė mė vinė
kur memorjen e shpirtit martova
me amnezinė.

Dhe i vura nė listė njė nga njė
me kėrkesat e modės sė fundit
mos u trembni,
paguaj nė dorė
siē e lypin ligjet e konsumit.

"Mė jep nja dy miq tė mirė
dhe njė zemėr paketoma me nge,
s'ka rėndėsi e madhe a e vogėl
rėndėsi ka tė jetė e re.

Ka rėndėsi tė mos mė pėrhumbet
e tė mos flerė kur unė jam aty,
pėr tė tjerat - paguaj nė dorė
pėr tė tjerat - marr rrezikun nė sy."


BEHU PREJ COKOLLATE

Nė kėtė kohė kur gjithēka ndryshoi
ndrysho dhe ti
qytet i dtyrimeve tė pafund,
tė jesh gjumėprishės
t'jesh dėshirashkelės
s'ėshtė mė nė modė askund.

Njėherė tė vetme prej ēokollate bėhu
qytet i detyrimeve nė nevojė,
tė mos na sillesh mė i gurtė mes dhėmbėsh
po tė na shkrihesh nė gojė...

LEKUNDJE

Tokė e premtuar
pse mė dukesh e largėt
teksa eci mbi ty,
itenerarin e kėsaj rruge e zgjodha me zemėr
me zemėr
e jo me sy.

E premtuar njėmijė herė para meje
dhe e mbajtur me fytyrė dhe me erz,
pse nė duart e mia sot
je ēakmak qė nuk ndez?!!!!!......

MPIRJE

Vij nga tokat e lodhura
ku dielli bėn hije,
ku nderi ėshtė kaq pervers
sa tė rrėzon nė gjunjė,
ku bėhet be e rreme nė emėr tė zotit,
ku askushėt bėjnė bujė.

Nė emėr tė barazisė na barazuan
pėr njė gjumė mė tė mirė
mė tė qetė,
ashtu tė barazuar rrėshqitėm
nė boshtin e minuseve lehtė - lehtė...

Si ta marr veten...
mė kanė kafshuar
nė kohė, nė nerva,nė sy
prej qumshtit utopik e pėrvėluar
shihni!....
kosit po i fry...

FUND PA FUND

Shi imoral preteksesh
pėr ta zgjatur dhe njė orė
dhe njė muaj mė shumė,
i plusuar ideve tė sajuara
qė ndjellin gjumė.

Idesh patetike
qė ftojnė, qė ndezin
qė mė ēudisin e mė lėnė pa mėnd,
kushtu funksionoka i dashur mekanizmi
i imponimit tėnd.

STEPJE

Nuk konvertohem
sa herė frekuentoj
e s'flas me bindje
pėr gjėra qė si njoh mirė,
ngaqė vi prej gjėndjesh tė vėshtira
zė besė vėshtirė.

E di
jam nė rrugė tė gabuar
po ti pėr mua mbylle njėrin sy,
s'ėshtė i qėllimtė
por zakon i mbetur,
ky chek - point pėr ty.