Stili VINTAGE, ose filozofia kundėr-modė
Fenomeni qė shpėrtheu nė vitin 2001 dhe qė tanimė ėshtė pėrhapur nė gjithė botėn, aq sa nuk ka ekspozitė, artikull apo foto mode ku tė mos pėrmendet kjo fjalė. Ēmenduria e njė stili tė ri tė dashuruar me stilin e vjetėr. Dikur i rezervuar vetėm pėr elitarėt, stili “vintage” ėshtė pėrhapur jashtėzakonisht shumė, shpesh madje duke shkatėrruar autenticitetin e vet. Megjithatė, ata qė adhurojnė tė krijojnė tė reja me gjėra tė vjetra, mbeten tė mbėrthyer pas tij... Ēfarė do tė thotė fjala “vintage”? Me origjinė angleze kjo fjalė fillimisht shėrbente pėr tė pėrcaktuar diēka tė vjetėr por kryesisht nė lidhje me verėrat si “porto”. Mė vonė u pėrdor edhe pėr veshjet e aksesorėt e modės tė sė shkuarės, pėr koleksionet e veturave, fotografitė dhe dizajnin e mobiljeve, nga periudha e pasluftės deri nė vitet 1980. Nė fjalorin ndėrkombėtar tė modės termi “vintage” pėrkufizohet si njė lojė aparencash qė pėrdor veshje tė vjetra tė pėrziera me tė reja nė jetėn e pėrditshme, por edhe nė evenimente tė rėndėsishme. Pra, stili “vintage” nuk mund tė pėrdoret nga koka tek kėmbėt si njė kostum i vjetėr, ai nėnkupton njė pėrzierje stilesh pėr tė krijuar vetėm njė: stilin tėnd. Pikėrisht ky stil po fiton gjithnjė e mė shumė terren si nė botėn e modės, edhe nė atė tė dekoracionit. Fenomeni “vintage” Aktualisht nuk ka foto mode, ekspozitė apo artikull ku tė mos pėrdoret kjo fjalė. Por stili “vintage” nuk ka lindur sot. Nė vitet 1970 njerėzit rrėmonin nė veshjet e viteve 1940-1950, por ishin tė paktė ata qė e bėnin kėtė. Sinonim i jetės sė dytė, stili “vintage” kėrkon nė fakt posedimin e njė kulture tė vėrtetė tė modės pėr tė pikasur gjėrat interesante dhe pėr t’i kombinuar siē duhet. Rrugėn e kėtij stili e kanė hapur top-modelet Naomi Campbell dhe Kate Moss nė vitet 1990 duke veshur rroba “vintage” gjatė evenimenteve zyrtare. Por fenomeni shpėrtheu nė 2001 me shfaqjen e Julia Roberts nė ceremoninė e ēmimeve “Oscar”, me njė fustan Valentino tė 1992. Shtegun e parė ky stil e hapi nė botėn e luksit dhe mandej u shndėrrua nė njė ēmenduri tė vėrtetė. Shumė shpjet ky stil tėrhoqi tė gjithė yjet: Demi Moore, Winona Ryder, Nicole Kidman, Sarah Jessica Parker apo Jennifer Lopez e cila vetėm pak kohė mė parė u shfaq me njė fustan Valentino 1967 tė cilin mė parė e ka veshur edhe Jackie Kennedy. Tė paktėn 20 vjeē i vjetėr Por stili “vintage” nuk lidhet vetėm me markat e luksit, por edhe me veshje tė markave tė tjera qė kanė qenė njė lloj reference nė kohėn e tyre, veshje dhe aksesorė tė vjetėr jo mė pak se 20 vjet. Tashmė fenomeni ėshtė eksportuar gjithkund nėpėr botė nga Londra nė Paris, nga Nju Jorku nė Los Anxhelos ose nė Tokio. Stili “vintage” si filozofi ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė refuzuar modėn e momentit, ose tė paktėn pėr tė mos iu nėnshtruar tė gjithave diktateve tė saj. Cristina Morozzi, figurė e shquar e modės milaneze e ka quajtur “njė dinjitet tė ri stilistik”. “Vintage” refuzon logot, lukun total, markat sanduiē, pra ėshtė njė reagim ndaj uniformitetit dhe globalizmit. Tė jesh kundėr-modė Ku mund ta blesh sot kėtė “kundėr modė”? Emrat e stilit “vintage’ janė sigurisht ato tė markave tė luksit: Hermčs, Chanel, Yves Saint Laurent, Givenchy, Balenciaga, Christian Dior... Por kėto veshje mund t’i gjesh edhe nė pazarin e gjėrave tė vjetra dhe nė dyqane tė specializuar si nė tregun e “Saint-Ouen” nė Paris ose tė “Portobello” nė Londėr. Ndėrsa ka edhe njė sėrė dyqanesh e magazinash qė i kanė lėnė hapėsira tė mėdha fenomenit duke bashkuar veshje, aksesorė dhe objekte tė sė shkuarės. Ky stil preferohet shumė edhe nga meshkujt qė kanė gjetur nė to mėnyrėn pėr tė qenė “dandy”. Gjithēka ndjek ēmendurinė “vintage” Pėrveē modės, ky stil ka ngėrthyer edhe universin e dekoracionit. Gjithēka ka ardhur nga kėrkimet nė tregun e tė vjetrave. Mobiljet, qeramikat, tapetet, qelqurinat e viteve 1940, 1960, 1980 janė tanimė tepėr tė kėrkuara. Por edhe abazhurėt, pajisjet elektroshtėpiake, enėt, aksesorėt e zyrave dhe tė kuzhinės “retro” janė shumė tė preferuara pėr adhuruesit e stilit “vintage”. Ndikimi ka qenė kaq i madh saqė shumė prodhues i janė referuar sėrish dizajnit tė tyre historik. Vetėm ndryshimet e mbėshtetura nė pėrpunimin (ngjyrat, detajet teknike) pėrbėjnė sot ndryshimin mes tyre dhe produkteve origjinale. Por nėse nuk jeni kaq “purist” mund tė kėnaqeni me stilin qė amatorėt e quajnė vintage i ri me objekte mė tė reja ose riprodhime tė objekteve tė vjetra. Ēmenduria pėrfshin edhe sektorė tė tjerė. Pėr shembull celularėt e parė Motorola, StarTac, janė tanimė shumė tė preferuar ashtu si edhe Walkman Sony i vjetėr, televizorėt italianė Brionvega, etj. Me njė fjalė ky stil ka ditė tė bukura pėrpara. Kėto objekte janė regjistruar nė epokėn e tyre dhe me to na lidh njė afeksion i veēantė ashtu si me mobiljet e trashėguara nga gjyshėrit.
__________________ Nobody is perfect ... |