Kodi i Da Vinēit
Marsela Shehu
Ndoshta nuk e dinte, mbase dhe e kishte planifikuar qė libri Kodi i Da Vinēit do ta bėnte njė ndėr personazhet mė tė pranishėm. Fama e tij erdhi mes kureshtjes, paragjykimeve dhe debateve. E sė fundmi e ka bėrė edhe protagonist tė njė proēesi gjyqėsor. Kodi i Da Vinēit i vjedhur? Pėrgjigjja ende vėrtitet nė Gjykatėn e Lartė tė Londrės. Shkrimtarėt Michael Baigent dhe Richard Leigh kanė hedhur nė gjyq shtėpinė botuese tė Brown, Random House, pėr shkeljen e tė drejtės sė autorit, duke quajtur librin e tij arkitekturė e pėrshtatur e librit jo letrar Gjaku i Shenjtė dhe Grali i Shenjtė. i vitit 1982.
Seancat gjyqėsore ku Brown ka qenė si dėshmitar kanė vazhduar edhe kėtė javė. Por gjithmonė ai e ka hedhur poshtė faktin qė ka shkėputur idetė kyēe pėr tė realizuar trillerin e tij. E pranon se e ka lexuar kėtė libėr, por kjo ka qenė nė kuadrin e 38 librave tė tjerė dhe dokumentave tė shumta pėr tė rindėrtuar novelėn. Nė shumicėn e intervistave ai ėshtė shprehur se nuk jam i ēmendur pėr fjalėn kopje. I kopjuar pėrfshin faktin qė kjo ėshtė identike. Kjo nuk ėshtė identike. Madje ai ka theksuar se ishte i sigurtė qė gruaja e tij, e cila drejtoi shumicėn e kėrkimeve, e ka lexuar Gjaku i Shenjtė dhe Grali i Shenjtė vetėm pasi ai i kishte parashtruar versionin e tij pėr novelėn qė do tė bėhej Kodi i Da Vincit agjentit tė tij nė janar tė 2001-it. Ka theksuar qė do tė tėrhiqej duke u ndjerė i pafajshėm. Pėr tė, gjatė vitit tė parė tė kėrkimit tė emrave, vendeve dhe dokumentave pėr tė rindėrtuar novelėn, faktet tashmė ishin trilluar nė mendjen e tij.
Zbulimi i Brown
Nuk mund tė mos reagonte. Kėtė javė e ka vizituar shpesh sallėn e gjyqit si dėshmitar. I pozicionuar nė palėn mbrojtėse tė shtėpisė botuese Random House, Broėn paraqiti njė formular dėshmie qė jo vetėm hodhi poshtė deklaratėn e Baigent dhe Leigh, por gjithashtu i hapi rrugėn njė vėzhgimi tė gjerė brenda jetės private dhe profesionale tė tij. Rrugėtimi nis qė nė fėmijėrinė e hershme pėr tė arritur te Kodi i Da Vinēit, libri i kureshtjeve, reagimeve dhe debatit. Nė formular janė paraqitur edhe argumentet e kėrkimeve tė shumta qė autori ka bėrė pėr tė formėsuar librin, duke pėrjashtuar punėn e bashkshortes.Djali i njė babai agnosticist dhe i njė nėne me rite fetare, duket qartė qė Brown kishte lindur midis besimit dhe llogjikės. Shembulli i qartė ishte Leonardo Da Vinēi , njė personifikim ideal i konfliktit tė vetvetes. Nė tė njėjtėn kohė, Brown kishte njė informacion tė gjėrė pėr stilet e tregimeve qė ai mund ti shfaqte publikut. Ishte i habitur qė novela e tij nuk u mirėprit. Nuk ishte pėrgatitur pėr stuhinė kundėrshtuese ndaj librit tė tij.
Libri
Njė vrasje nė heshtje. Njė orė pas ndodhisė nė korridoret e muzeut tė Luvrit nis zbulimi i njė intrige, njė sekret i cili ruhej nga njė shoqėri e fshehtė prej shekujsh. Viktima ishte njė agjent me pozitė tė lartė nė kėtė shoqėri tė lashtė, e cila nė momentet para vdekjes sė tij u kujdes pėr tė mėnjanuar ose larguar tė dhėna tė frikshme nė skenė. Vetėm mbesa e tij Sofi Neveu njė kriptografe dhe Robert Langdon, njė simbologjist i njohur mund ti nxirrnin nė pah. Tė dy u bėnė dyshues dhe filluan tė merreshin me zbulimin e enigmės. Misteri i drejtoi Neveu dhe Langdon nė njė udhėtim tė beftė nėpėr Francė, Angli dhe labirinthet e kėsaj historie. I shitur nė mė shumė se 40 milion kopje qė kur ėshtė krijuar tre vjet mė parė, ka tėrhequr vėmendjen edhe tė lexuesit shqiptar. Pati nga ata qė e pėlqyen, qė e paragjykuan dhe tė tjerėve qė iu duk i ēuditshėm. Ndryshe ka ndodhur nė botėn perėndimore. Libri preku ndjenjat fetare dhe ngjalli reagimin e ashpėr tė kishės.
Filmi
Nuk ka vonuar qė fama e librit tė Dan Brown tė pėrkthehet edhe nė film. Por gjyqi pėr vjedhje tė librit mund tė jetė njė kanosje pėr tė. Ėshtė parashikuar qė premiera tė prekė sallat e kinemave mė tė mėdha mė 19 maj 2006. Filmi nuk ka ngjallur vetėm kurrshtjen e tė apasionuarve. Fituesit tė ēmimit Oscar, Ron Howard ka marė 100 milion dollarėve pėr realizimin e tij. Nuk do tė jetė vetėm njė triller, por mbi tė gjitha njė film dramatik. Pas pėrpjekjes sė tij qėndron njė kast i fortė artistėsh ku pėrveē Tom Hanks(qė do tė interpretojė protagonistin kryesor, Robert Langdon) ėshtė Audrey Tautou(Sophie), Sir Ian McKellen(zoti Leigh Teabing), Paul Bettany(Silas) e Jean Reno(Bezu Fache). E megjithatė kundėrshtimet e kishės katolike nuk mund tė pėrjashtohen edhe nė realizimin e filmit. Janė munduar pėr tė mos vėnė nė skenografi motive qė mund tė jenė fyese pėr ndonjė grup religjoz.
Biografi
I lindur nė Exeter N.H. nė vitin 1964, Dan Brown ėshtė djali i Richard Brown, njė profesor matematike ne Akademinė Phillips Exeter, dhe Constance Brown, njė muzikante, zbatuese e zjarrtė e riteve fetare. Ishte ngatėrruar qė mė pėrpara nė kodet dhe sekretet. Edukatėn bazė e mori nė kolegjin Exeter dhe Amherst. Zgjedhja e parė nė karrierėn e tij ishte muzika. Por njė shpėrngulje e detyruar nė moshėn 20- vjeēare nė Los Angeles i lejoi atij vetėm sukses tė limituar, pavarėsisht ēmimit inkurajues nga Akademia Nacionale e kompozitorėve. Bashkėshortja e tij e ardhshme, Blythe Neėlon, ishte drejtore artistike e kėtij aktiviteti. Debuton nė vitin 1998 me Fortesa e shifruar, njė vrasėse inteligjente, dhe vazhdoi me Pika Mashtruese dhe Engjėj dhe Djaj.