Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 17-03-2006, 23:54
Minifotoja e anetarit informuesi
informuesi informuesi eshte Jashte Linje
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 10,090
Kryesore

Pershendetje sniper,
Perpara se te hidhni faqet e krijuar ne internet duhet te keni blere nje domain, i cili eshte emri i deshiruar nga ju qe do te perdoret per kete faqe, me pas duhet te siguroni nje host per te hedhur te gjitha faqet tuaja ne te. Per te lidhur domainin me hostin e gjetur, i cili mund te jete falas ose i paguar, konsultohuni me kompanine qe do tju hostoje.

Persa i perket fazes se hedhjes se faqeve ne kete host, mjafton te perdorni nje klient cfaredo FTP-je, si pershembull: Leapftp, CuteFTP, Filezilla etj.

Per tu futur ne hostin tuaj me keto programe, duhet qe me pare te siguroni te dhenat e nevojshme nga hostuesi juaj, te cilat jane:
1. FTP Server (nese domaini juaj eshte sniper.com, atehere eshte ftp.sniper.com)
2. Username (emri i perdorur per tu identifikuar ne ftp server)
3. Password (fjalekalimi i perdorur me emrin e lartpermendur)

Mbasi te hyni ne hostin tuaj, thjesht merri skedaret nga ana e majte dhe coji ne te djathte, duke patur parasysh qe me pare te hyni ne direktorine kryesore ne hostin tuaj.

Per secilen nga programet e lartpermendura kerkoni ne google, gjinden shume kollaj, falas prej tyre eshte filezilla, qe po perdoret aktualisht shume.

Te uroj suksese ne hapat e metejshme qe do te besh ne fushen e internetit.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Pergjigjuni me Citim