Studiuesi i orbitės sė Marsit i lanēuar nga NASA,
filloi dje tė orbitojė planetin e Kuq
Misioni i tij i vėzhgimit do tė zgjasė dy vjet me qėllim pėr tė gjetur vende zbarkimi pėr udhėtime tė ardhshme dhe kėrkimin e mė shumė provave, se uji dikur ka qenė i pranishėm nė sipėrfaqen e Marsit. Sonda iu dėrgoi njė sinjal kontrolluesve tė laboratorit tė National Aeronautics and Space Administration nė Pasadena, Kaliforni, dje nė orėn 5:16 pasdite (me orėn lokale). Kjo ishte shenja, qė sonda fiku motorėt dhe u ul nė orbitėn e planetit, ku ishte nėn ndikimin e gravitetit tė tij. Pėr rreth 30 ditė, sonda do tė fillojė njė proces 6-mujor tė njohur si aerobraking pėr tė ndryshuar orbitėn e tij nė njė formė mė rrethore. Ky sistemim do tė maksimizojė pėrdorimin e gjashtė instrumenteve shkencore gjatė misionit qė ka kushtuar 720 milionė dollarė. Jam shumė i lehtėsuar, tha menaxheri i projektit, Jim Graf, nė njė intervistė televizive nga NASA. Ishte perfekte. Nuk do tė mund ta pėrshkruanim mė mirė. Astrobiologėt kanė dėrguar sonda nė sistemin diellor qė nė vitin 1970 pėr tė kėrkuar trupat (planetėt) pėr ujė tė lėngshėm pėr tė ndihmuar shkencėtarėt tė dalin nė pėrfundimin se si ėshtė formuar jeta nė Tokė.
Ka shumė kohė, qė shkencėtarėt kanė hedhur teorinė se kjo ka ekzistuar nė gjashtė trupa: Toka, Marsi, hėna e Jupiterit, Europa dhe hėna e Saturnit, Enceladeus, ku sonda Cassini e NASA-s ka gjetur prova tė ekzistencės sė njė oqeani tė nėndheshėm. Agjencia pėr eksplorimin e Marsit, Rovers, e cila e ka vėzhguar planetin prej mė shumė se dy vjetėsh, ka gjetur prova tė mineraleve tė lėna pas nga uji, qė dikur ka qenė nė sipėrfaqen e Marsit dhe nė polet e planetit janė fotografuar njolla akulli. Sonda 2 177 kg, Mars Reconnaissance, ėshtė lanēuar mė 12 gusht dha ka pėrshkruar rreth 310 milionė milje. Ai do tė bashkohet me dy sonda tė tjera qė po qarkullojnė rreth Marsit dhe do tė orbitojė nė polet e planetit nė rreth 200 milje. Sonda do tė pėrshkruajė planetin nė detajet mė tė hollėsishme, sidomos me kamerėn qė kushton 31 milionė dollarė, e ndėrtuar nga Ball Corp, dhe Universiteti i Arizonės qė do tė jetė e aftė tė fotografojė edhe objekte sa njė filxhan kafeje.