Shikoni Postime te vecuara
  #9  
Te vjeter 05-03-2006, 16:35
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Plazma 3D

Plazma 3D
Aparati ėshtė pėrdorur pėr tė prodhuar njė mizėri fluturash virtuale, falė njė lazeri japonez qė krijon imazhe tė ndezura nė ajėr. Teknologjia mund tė pėrdoret pėr reklama, sinjale pėr probleme urgjence apo edhe shenja tė pėrkohshme rrugore.

Krijuesi i yjeve
Njė lazer i ri gjigand, qė godet deri nė 90 km larg nė atmosferė ėshtė prodhuar pėr tė krijuar “yje artificialė” dhe ėshtė testuar pėr herė tė parė nga teleskopi shumė i madh nė Kili. Lazeri do pėrmirėsojė mjegullėn pėr imazhet e mara nga teleskopi.

Gladiatorėt
Njė analizė nė varrezave tė gladiatorėve nė Ephesus nė Turqi, tregon se gladiatorėt e vėrtetė kanė pasur rregulla strikte luftimi dhe nuk drejtoheshin nga dhuna e egėr dhe gjykimi tipik i fushave tė betejės sė kohės.

Boja bombė
Njė bojė printeri shumė e pazakontė ėshtė njė miksim i njė alumini shumė cilėsor, copėza oksidi bakri, llak dhe alkool. Boja ėshtė e lėngshme dhe printohet nė letėr tė zakonshme, por ajo shkakton shpėrthim “fitilash” sapo tė thahet.

Seksi virtual
Nė mė shumė se 2 500 studentė universitetesh dhe kolegjesh nė Kanada, 87 pėr qind e tyre kryejnė seks me msn, kamerat e webit apo telefonin, sipas rezultateve tė njė sondazhi kombėtar. Ky quhet pėr ta seks i shėndetshėm dhe pa rrezik.

La Nina
Temperaturat e ftohta nė Paqėsorin qendror dhe lindor tė bėjnė tė mendosh pėr fenomenin “La Nina”, thuhet nė Organizatėn Botėrore Meteorologjike. “La Nina” ėshtė njė fenomen qė ērregullon kohėn normale dhe provokon shira dhe thatėsira.

Peshkaqeni i ri
Biologėt nė Meksikė kanė zbuluar njė specie tė re peshkaqeni nė ujėrat e thella tė detit Kortez nė Meksikė, i pari i gjetur nė botėn e egėr pas 34 vjetėsh. Peshkaqenėt kishin lėkurė tė errėt, njolla tė bardha dhe gjatėsi 1.5 m.

Uiski 184 vjeē
Pas recetės sė shekullit XVII, njė nga tetė prodhuesit artizanalė tė uiskit nė Skoci do tė prodhojė pak fuēi tė njė uiski 184-vjeēar, qė pėrmban 92 pėr qind alkool. Nėse njė njeri pi mė shumė se dy lugė, rrezikon jetėn e tij.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim