Shikoni Postime te vecuara
  #11  
Te vjeter 19-02-2006, 16:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Pėrplasja e qytetėrimeve dhe ribėrja e rendit botėror

Pėrplasja e qytetėrimeve dhe ribėrja e rendit botėror

Autor: S. Huntington
ISBN: 99927-645-3-6
Botoi: LogosA


Cilat janė qytetėrimet qė po hyjnė nė konflikt nė skenėn globale? Nga njėra anė ėshtė natyrshėm modeli amerikan. Po cilėt janė protagonistėt e tjerė? Ē’peshė ka fuqia ushtarake, po ajo ekonomike nė kėtė ndeshje pėr tė fituar supremacinė botėrore? Ē’rol do tė ketė Evropa? Cili do tė jetė roli i Azisė dhe i ekonomive nė rritje? Leximi i librit tė Samuel P. Huntington, profesor nė Universitetin e Harvard-it, rezulton tė jetė njė mjet i domosdoshėm pėr kė do tė thellohet me njė vetėdije kritike nė tė kuptuarit e fakteve qė kanė karakterizuar fillimet e mijėvjeēarit tė ri.

Ngjarjet tragjike tė 11 shtatorit kanė risjellė nė skenė me njė dramaticitet aktual analizat e shprehura nė libėr, parashikime tė bėra nga autori qė nė vitin 1996, vit kur vepra u botua pėr herė tė parė. Ato pėrballen me realitetin pas sulmit nė kullat binjake qė po verifikohet sot nė Lindjen e Mesme. Vepra, e shumėdiksutuar, qė ka ngjallur polemika pa fund dhe mjaft e suksesshme, priret tė ravijėzojė njė model interpretimi pėr skenarin politik botėror tė vlefshėm pėr studiuesit dhe tė dobishėm pėr politikanėt.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim