Shikoni Postime te vecuara
  #8  
Te vjeter 19-02-2006, 15:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Harry Potter dhe Urdhėri i Feniksit

Harry Potter dhe Urdhėri i Feniksit

Autor: Joanne K. Rowling
ISBN: 99971-59-518
Botoi: Dituria
Perktheu: Amik Kasehuro


Dy vjet pas daljes sė vėllimit tė katėrt, edhe nė Shqipėri shfaqet vazhdimi i shumėpritur i aventurave tė Harry Potter-it, djaloshit magjistar tė dashur pėr miliona lexues tė vegjėl e tė mėdhenj nė tė gjithė botėn. Nė kėtė vėllim tė pestė tė sagės, personazhi i krijuar nga fantazia e shkrimtares angleze J.K. Rowling ėshtė i vendosur t’i dhurojė publikut njė histori tė re, gjithnjė mė tė pasur e mė tė artikuluar.

Koha kalon edhe pėr Harry-n, heroi i ri rritet. Tashmė e rigjejmė pesėmbėdhjetėvjeēar edhe njė herė duke u marrė mė artet fantastike tė magjisė dhe me forcat e fshehta e tė errėta tė sė keqes, por edhe si viktimė e “sėmundjeve” tė adoleshencės. Si ēdo adoleshent tjetėr, edhe Harry zbulon anėt mė tė fshehta e mė tė mprehta tė karakterit tė tij rebel, ėshtė gjithnjė e mė shpesh impulsiv, i paduruar, sidomos me tė afėrmit e tij Dursley-t tė cilėt, gjatė pushimeve tė shkollės e detyrojnė tė mbyllet nė shtėpi duke i prerė ēdo kontakt me botėn e magjisė.

Edhe nė kėtė vėllim nuk do tė mungojnė surprizat dhe argėtimi pėr ata qė do tė duan tė futen nė universin fantastik qė kreativiteti i J.K. Rowling e bėn gjithnjė e mė tė magjishėm, falė njė subjekti tė jashtėzakonshėm dhe falė shpikjes sė krijesave nga mė tė ēuditėshmet e personazheve nga mė tė paharrueshmit.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif 99971-59-518.gif (4.3 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim