Shikoni Postime te vecuara
  #9  
Te vjeter 03-10-2003, 19:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i Vllaznisė e konsideron tepėr tė domosdoshme fitoren e ndeshjes me vlonjatėt
"Deda": Flamurtari, ndarja me tė kaluarėn
Skuadra shkodrane, nė pėrpjekje pėr tė ruajtur momentin e mirė qė po kalon, ėshtė e pėrqendruar totalisht te ndeshja e nesėrme nė kampionat, ndaj Flamurtarit tė Vlorės. Ndeshja e mirė, e zhvilluar tė shtunėn e kaluar ndaj Tiranės, u ka dhėnė zemėr dhe i ka bėrė optimistė pjesėtarėt e kampit kuqeblu. Objektivi i tyre i radhės ėshtė kalimi me sukses i ndeshjes me Flamurtarin, e cila do tė luhet nesėr nė "Loro Boriēi". Trajneri i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviē, nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se skuadra e tij nuk ėshtė ende gati pėr kėtė ndeshje, pasi duhen bėrė disa "meremetime" tė fundit nė tė. Nė tė vėrtetė, "meremetimet" nė fjalė, malazezi ka dashur t'i bėjė qė tė mėrkurėn, nė ndeshjen e kupės, me Adėn, por prej saj nuk ka dalė asgjė nė dritė nė kėtė drejtim. Njė fakt tė tillė e pranon edhe vetė Haxhiosmanoviēi, i cili i pėrgjigjet pyetjes se pėr ēfarė i shėrbeu ndeshja e kupės skuadrės sė tij: "Pėr asgjė. Ishte njė ndeshje shumė e dobėt. Pėrballė nuk kishim njė kundėrshtar tė denjė, ndaj tė cilit mund tė provonim disa variante loje apo lėvizje nė formacion, qė do tė na nevojiteshin pėr ndeshjen me Flamurtarin." Vetė rezultati i kėtij takimi, 9 0, flet pėr cilėsinė e lojės, nė njė kohė qė futbollistėt e Vllaznisė u vunė nė garė se kush tė shėnonte mė shumė. Natyrisht, ka spikatur sėrish i talentuari Salihi, i cili shėnoi 4 gola nė kėtė takim. Ndaj Adės ka spikatur edhe mbrojtėsi Edi Luka, si autor i dy golave, duke formuar kėshtu portretin e njė futbollisti tė domosdoshėm pėr formacionin shkodran. Sidoqoftė, nė syrin e trajnerit kuqeblu nuk ka vlejtur asgjė nga ky takim: "Ndeshja e kupės, sikurse e thashė edhe mė sipėr, ishte njė formalitet. Madje nuk i "preku" as kufijtė e njė ndeshjeje kontrolli. Prandaj dua tė them se, pėr ndeshjen me Flamurtarin, skuadra nuk ėshtė ende gati. Duhen rregulluar edhe disa gjėra tė vogla, nė mėnyrė qė skuadra, ditėn e ndeshjes, tė jetė plotėsisht gati." Tė tilla fjalė kanė dalė nga goja e "Dedės" ndoshta nga fakti qė nuk do t'i ketė tė gatshėm tė gjithė lojtarėt edhe pėr kėtė ndeshje. Tashmė ėshtė e sigurt qė Martini dhe Dibra do t'i mungojnė Vllaznisė nė ballafaqimin me vlonjatėt. Megjithatė, ata pritet tė zėvendėsohen nga futbollistė tė tjerė kuqeblu. Nesėr, pėrballė Flamurtarit, skuadra shkodrane do tė kėrkojė me ngulm fitoren. Mbi tė gjitha, sikurse thotė vetė Haxhiosmanoviēi, skuadra duhet tė japė maksimumin nė kėtė sfidė dhe tė ruajė momentin e mirė qė po kalon. "Na duhet patjetėr njė fitore nė kėtė ndeshje, pėr tė ruajtur ritmin. Njėkohėsisht, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, sepse ēdo rezultat tjetėr, pėrveē fitores, do t'i kthente gjėrat aty ku ishin mė parė," ka thėnė trajneri malazez i Vllaznisė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim