Udhëzues për procedurat e pajisjes me pasaportë Shqiptare
Këto udhezime jane marre nga Ambasada Shqiptare në Londer, "Seksioni Konsullor".
Vlefshmeria e tyre vlen nga data e fundit e ndryshimit.
Ne mbeshtetje te kerkesave te ligjit nr.8668 date 23.11.2000 "Per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporte per jashte shteti", cdo shtetas shqiptare qe jeton jashte Shqiperise, mund te aplikoj per tu pajisur me pasaporte udhetimi per jashte shteti, vlefshmeria e se ciles eshte per 10 vjet. Me poshte do te gjeni te gjithe procedurat qe duhet te plotesoni ne rast te kerkeses per tu pajisur me pasaporte te re.
1. Dokumentat qe duhet te depozitoni ne Perfaqesi:
• Certifikate lindje me fotografi, leshuar brenda 3 muajve te fundit nga data e depozitimit te saj.
• 4 cope fotografi me permasat 4 x 5 cm, me ngjyra te bera ne sfond te bardhe, pamja te jete ballore dhe fytyra te zere 70% te fotografise.
• Nje kerkese individuale me shkrim (plotesohet ne Ambasade).
• Fakultative, nje kerkes me shkrim drejtuar Ambasades me te dhenat e tua personale si adresa e banimit, vendi i punes, perberja familjare, koha e qendrimit ne Britani, nr.telefonit etj.
1/a. Per femijet nen moshen 16 vjec depozitohen:
• Certifikate lindjeje me fotografi
• Certifikate e perberjes familjare
• 4 cope fotografi me permasat 4 x 5 cm, me ngjyra ne sfond te bardhe, ku pamja te jete ballore dhe fytyra te zere 70% te fotografise.
• Kerkese me shkrim nga te dy prinderit e hartuar para noterit ose nenpunesit te perfaqesis qe mbulon sherbimin konsullore dhe e nenshkruar prej tyre. Kur prinderit jane te ndare, kerkesa nenshkruhet nga prindi te cilit femija i eshte lene ne ngarkim.
• Fotokopje e legalizuar e vendimit te gjykates per rastet kur prinderit jane te ndare.
2. Procedura e aplikimit
• Aplikanti duhet te paraqitet personalisht ne Ambasade kur ai aplikon vete per pasaporten e re.
• Aplikimi mund te behet edhe nepermjet perfaqesuesve te pajisur me prokure te posacme nga aplikanti (Dokumenti i eshte bashkangjitur ketij postimi, mund te shkarkoni një kopje për plotësim). Prokura e posacme mund te behet perpara nenpunesit te Perfaqesise ose para noterit. Ne rast se behet para noterit ajo duhet te perkthehet dhe legalizohet ne Perfaqesi.
• Te dhenat qe ai tregon gjate aplikimit duhet te jene te sakta dhe te verteta, ne te kundert cdo pergjegjesi bie mbi aplikantin. Me vertetimin e nje rasti te tille procedurat nderpriten, cdo pagese e bere nuk kthehet dhe procedurat per aplikim duhet te fillojne nga e para.
3. Te tjera
• Pagesa per aplikim per pasaporte te re per jashte shtetit eshte 80 EURO ose ekuivalentimi ne paund. Per shumen e derdhur aplikanti pajiset me mandat arketimi, i cili sherben per terheqjen e pasaportes.
• Periudha e shqyrtimit dhe pajisjes me pasaporte per aplikantin eshte 3 muaj nga momenti i aplikimit.