KRISHTI ME KAMĒIKUN
Nė kėshtjellė t'atdheut, nė tempull tė fesė
Janė shtruar sarafėt pa shpirt e pa besė,
Tregėtojn' e gėnjejnė, rrėmbejn' e sfrutojnė,
Thon' ashtu Izraelin e mbrojn' e shpėtojnė.
Shtrembėrojnė kanunet, i marrin nė dorė,
Dhe shkėlqejnė nė kish' e nė fron me kurorė,
Vegjėlia pėr ta batėrdisen dhe vriten
Dhe kėshtu parasitėt gjakpirės po rriten.
Tradhėtori dinak, hipokrit e kusar,
Na u ngrit gjer nė kulm, dhe u bė kryetar;
Nėnė zgjedhėn besnikėt pėr vdekje lėngojnė,
Se mėkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnė.
Ēdo i shėnjt' ideal, ēdo shtėpi Perėndie
Ishte bėrė dyqan dhe pazar tregėtie;
Kush fitonte mė tepėr, ay ishte usta,
Dhe kush nukė plaēkitte ish krejt budalla.
Kur e pa kėtė zi dhe kėtė erėsirė,
Krisht'i ėmbėl u-ndes dhe u-bė i vėshtirė:
Me kamēik e fshikull sarafėt i dboi,
Dhe nga larot gjakpirės atdhen' e shpėtoi.
Dhe Shėn Pjetr'i gėzuar ahere i tha:
"Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kėrbaē e me shpatė mi ne mbretėro,
Dhe me forc' e pahir na ēliro, na shpėto.
Je gabuar, o Krisht, qė u ke predikuar,
Se tė marrėt, tė shurdhėrit s'kanė dėgjuar;
Ndreq kurrizin mė parė, pastaj ndriēo trurin,
Se shpirt-robi s'ēlirohet askurrė pa drurin."
Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesht mikun,
Dhe me lot i penduar e hodhi kamēikun,
Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin' e sjell drita e mėndjes, jo druri".
"Merre prapė kamēikun, Shėn Pjetri iu pėrgjeq,
Se ndryshe kjo punė na del mos mė keq.
Pėrkėdhelu kurrizin dhe do t' tė besojnė,
Vraji, shtypi dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnė".
Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun,
Dhe s'u unj pėrsėri qė ta merrte kamēikun;
Dhe e kapnė kamēikun sarafėt pėr fenė,
Dhe e shėmpnė ēlironjėsin, fen' e atdhenė.
__________________ Nobody is perfect ... |