Tema: Fan S. Noli
Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 07-02-2006, 18:02
Minifotoja e anetarit Qershija
Qershija Qershija eshte Jashte Linje
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

ANĖS LUMENJVE

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ē'e shėmpnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.
Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
Endėronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Dhe njė zė vėngon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!
Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
__________________
Nobody is perfect ...
Pergjigjuni me Citim