Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 25-01-2006, 21:33
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Libra te rinj dhe rekomandime!

“Dėnesje nė dru”,
njė libėr pėr vetveten

Dhjetė tregime tė prozatorit Lazėr Stani, tė pėrmbledhura nė njė libėr tė vogėl, si fryt i talentit dhe pasurisė shpirtėrore. Shkrimtarėt e mėdhenj i bėn stili, i bėn bota poetike qė e pėrftojnė dhe e shqiptojnė me anėn e strukturės gjuhėsore. Ata mund t’i kopjosh, por jo edhe t’i imitosh. Veprat e tyrė janė fryt i pasurisė shpirtėrore, i dijes, i aftėsisė dhe i shkathtėsisė sė veēantė krijuese. Duke e thėnė bukur atė qė duan t’ua thonė tė tjerėve, ata krijojnė artin e tyre tė madh, artin qė i dallon ata nga tė tjerėt dhe i bėn tė pavdekshėm. Kush ėshtė marrė dhe do tė merret mirėfilli me tregimet e Lazėr Stanit nuk e ka tė vėshtirė ta rradhisė atė ndėr kėta prozatorė.

Me vlerat qė ka krijuar deri mė tash, qė pėrligjen thellėsisht edhe nė tregime qė po e shohin dritėn nė kėtė vėllim, ai hyn nė rrethin mė tė ngushtė tė tregimtarėve tanė mė tė mirė tė tė gjitha kohėve. Tregimet e tij cilėsohen me rrėfim burimor e tė mėvetėsishėm, me ēka ai dallohet nga prozatorėt tanė paraprakė dhe bashkėkohorė. Lazėr Stani ėshtė i lidhur ngushtė me tregimet e veta, me botėn poetike qė e pėrfiton si mesazh poetik. Pikėrisht nė procesin ekrijimit ai e ndien qenėsinė e plotnisė sė vet krijuese, e ndien dhe ėshtė nė gjėndje ta shprehė atė nėpėrmjet artit.

Nė tregimet e veta autori ynė pėrmbush atė qė e ka thėnė edhe vetė: “Thjeshtė, nė librat e mi dua tė jem vetvetja”. Nė pėrftimin e tregimeve Stani pėrdor njė strategji tė veēantė tė rrėfimit, nėpėrmjet sė cilės bėhet gėrmimi nė rrafshin thellėsor tė botės konkrete dhe tė botės sė brendshme tė personazheve. Thellėsinė e vėzhgimit Stani e pėrligj sidomos nė shqiptimin e marrėdhėnieve midis dy gjinive: mashkullit dhe femrės, os emė drejt, nėpėrmjet ndjenjės sė dashurisė. Bota e rrėfimtarit nė tregimet e Stanit ėshtė sa e pasur aq edhe komplekse.

E tillė ėshtė edhe bota e personazheve tė tjerė, me tė cilėt ai ndeshet e ka tė bėjė. I tillė, i pasur dhe kompleks, ėshtė edhe vetė rrėfimi pėr arsye se vetėm nėpėrmjet njė rrėfimi tė tillė tė shtresuar bėhet i mundur shpalimi i botės. Bota e tregimeve tė Lazėr Stanit ėshtė botė e pėrftuar nga ai, e pėrftuar nga imagjinata e tij e pasur. Kėtė e thotė ai vetė: “Ēdo shkrimtar qė ecėn kėmbėzbathur nė terrenin e konkretes, korr nė fund arėn e zhgėnjimit”. Mirėpo, dhet thėnė se rrėfimi i tij e ka bazėn nė botėn konkrete dhe nė pėrvojėn e tij jetėsore, tė pėrjetuar ose tė mėsuar nė libra.

Pra, tregimet e Stanit nuk janė fantastike, ato nuk I pėrkasin as tė ashtuquajturit “realizėm magjik”, as botės sė pėrrallės, a sprozės realiste tradicionale (natyrisht s’kanė tė bėjnė aspak me veprat e realzimit socialist, me tė cilėn pėr pesėdhjetė vjet ishte “lodhur” letėrsia jonė). Tregimet e tij janė realė pėr arsye se shqiptojnė tė mundshmen. Tregimet e Stanit s’janė humoristike, as ironike, as sarkastike, por humori, ironia dhe sarkazma del nga mėnyra se si autori qaset, i trajton dhe i shqipton dukuritė, i shpalon disa cilėsi tė personazheve nė gjendje e nė situata tė veēanta.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim