Tema: Personazhe!
Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 25-01-2006, 21:00
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
Zhaku: Mbaj mend mirė shijen qė lė dashuria e fundit

Zhaku: Mbaj mend mirė shijen qė lė dashuria e fundit

Janė persona tė famshėm. Edhe kur suksesi i tyre ėshtė i diskutueshėm, mjafton njė shfaqje nė ekran dhe nė media nuk reshtin fjalėt dhe komentet. Nuk dimė ta themi me siguri nėse Shqipėria i ka kushtet pėr tė ofruar statusin e personazhit VIP, por duhet pranuar se edhe lajmet mė banale mbi kėta persona, nuk kalojnė pa u pėrfolur. Mes shumė mediave tė shkruara dhe elektronike, lajmet “rozė” ka filluar tė gjejnė vendin duke krijuar armatėn e kureshtarėve pėr tė rejat mė tė fundit nga jeta intime dhe profesionale e VIP-ave. Mes shumė personazheve qė kanė ndalur me rrėfimet e tyre nė emisionin “Klithma e lepurit” nė +2 Radio, po sjellim pėr ju dy intervista, tė cilat me ndihmėn dhe lirshmėrinė qė radio ta dhuron, i kemi konsideruar mjaft tė vėrteta.

“E para ėshtė Inida Gjata, apo si e njeh publiku me emrin Zhaku. Ajo ka disa kohė qė ka nisur njė aventurė tė re televizive nė spektaklin Metropolitan. Mes bisedės pėr emsionin e ri, Zhaku i ėshtė pėrgjigjur pyetjes mbi ngjashmėrinė e sjelljes tė saj televizive, qė lehtėsisht tė kujton prezantuesen italiane Simona Ventura.”

Si ndjehesh nė Metropolitan? A ėshtė ky emisioni qė ke ėndėrruar dhe qė tė shkon pėr shtat? Tė them tė drejtėn gjithmonė gjėrat do tė ecin dhe do tė pėrsosen. Natyrisht kam gjetur vendin e duhur, gjėnė e duhur pėr t'u marrė dhe njerėzit e duhur pėr tė bashkėpunuar. Pėr kėtė jam shumė e kėnaqur.

Po mė parė nuk i kishe njerėzit e duhur? Jo, unė gjithnjė kam patur pranė njerėzit e duhur, por dashuria e fundit mbahet mend mė mirė.

Kjo do tė thotė qė i ke harruar dashuritė e shkuara?
Jo unė nuk harroj, por unė mbaj mend mė mirė shijen qė lė dashuria e fundit. Ku mendon se ndryshon “Metropolitan” nga talk-show tė tjerė qė transmetohen nė kanale tė tjera? Metropolitan ėshtė njė spektakėl qė flet pėr gjithėpėrfshirjen dhe pėr njė mori problemesh qė ne ndeshemi nė Tiranė, nė jetėn metropolitaneske qė bėjmė ne, por edhe ata qė synojnė tė metropolitanizohen. “Metropolitan” ėshtė autentik dhe i pėrbėrė nga shumė elementė qė spektaklit i nevojiten, si trupa e baletit drejtuar nga Gerti Vaso dhe Enada Hoxha dhe banda muzikore nėn drejtimin e Florjan Luarit. Por njė pjesė e kėtij realiteti qė ne e shohim por mbyllim sytė ēdo ditė ėshtė edhe Nikoleta (travestiti qė reciton poezi).

Kjo ėshtė njė zgjedhje qė e kemi hasur mė parė ne televizionet italiane, por me ndryshimin se atje personazhet meshkuj tė veshur si femra ( Drag-queen), nė jetėn reale nuk janė travestitė... Nikoletėn nuk e kam marrė pėr tė pėrfaqėsuar kategorinė e travestitėve tė sofistikuar me kulturė dhe nė njė farė mėnyre tė shtirur. Ajo ėshtė thjesht vetvetja me gjithė problemet e saj.

Nė spektaklet mė tė njohur, zakonisht edhe gjėrat qė nė pamje tė parė duken si tė improvizuara, janė tė parapėrgatitura. Po nė “Metropolitan” ndodh kjo? Pjesa mė e madhe e gjėrave qė ndodhin aty, janė nė vartėsi tė spontanitetit tim, tė tė ftuarve dhe Florit apo tė tjerėve qė ndodhen aty? Unė nuk pėrllogaris spontanitetin, por kohėn dhe miradministrimin e saj duke patur shumė tė qartė se pėr ēfarė do tė flitet nė spektakėl. Ky ėshtė edhe motivi qė emisioni nuk bėhet me regjistrim, nė mėnyrė qė tė mos humbasė spontaniteti qė ėshtė aty brenda.

A ėshtė e vėrtetė qė ti i referohesh si figurė televizive prezantueses italiane Simona Ventura? Tani qė po ma thoni ju po e mendoj dhe kjo gjė nuk mė bėn tė ndihem keq. Kėtė ngjashmėri e kemi parė edhe gjatė prezantimit tuaj nė “Metropolitan”, sidomos kur duartroket me duart mbi kokė. Njė veprim i pėrhershėm i prezantueses italiane.

A ėshtė rastėsore apo duhet tė mendojmė pėr ndonjė lidhje gjaku mes teje dhe Simona Venturės? Pėr sa i pėrket duartrokitjes me duart mbi kokė, dua tė them qė ėshtė thjesht ēėshtje teknike.Nuk dua qė tė dėmtoj mikrofonin dhe tė ketė probleme kėrcitje, ndaj zgjodha tė duartrokas me duart lart. Nuk kam dashur t'i ngjaj Simonės, por mikrofoni tė hap telashe kur i duartroket pėrsipėr. Shumė mirė, sepse kritikėt televizivė e kanė kritikuar prezantuesen italiane pėr kėtė lloj duartrokitje, sepse duke ngritur duart lart asaj i varen llėrėt dhe aty shikohen shenjat e moshės.

Kjo nuk mė shqetėson sepse unė kam edhe shumė vite pėr tė arritur nė moshėn e Simona Venturės. Nė kopertinėn e fundit qė jeni shfaqur, foto ishte e disa kohėve mė parė. Pse nuk zgjodhėt njė foto aktuale, pamja juaj e fundi meriton komplimente? Tė falėnderoj. Por dua tė them se fotot kanė mbetur po ato, sepse nuk kam bėrė tė reja. Unė jam njė nga ato qė kujdesem shumė pak pėr tė ruajtur imazhin tim aktual dhe pėr ta mbajtur atė nė vite si kujtim. Por nuk mund tė them qė ato foto nuk janė tė bukura. Mė habit ky fakt sepse personazhe tė njohur qė shfaqen nė kopertina kujdesen deri nė sfilitje pėr pamjen dhe fotot...

Unė jam nga ato qė synoj pėrmbajtjen mė shumė sesa formėn.

A ndėrhyni tek regjia me idetė tuaja? Ky spektakėl ėshtė njė ide e imja, kėshtu unė vetėm qė nuk kam mundėsi tė komandoj pultin nga ku jam. Natyrisht ky ėshtė njė bashkėpunim, por tek regjia nuk ndėrhyn njeri, sepse gjithsecili ka detyrėn e tij.

Nė njė nga netėt e “Metropolitan”, kamera nga siper fokusonte mbi sipėrfaqet e bollshme tė dekoltesė sė Ēiljetės dhe pse kjo nuk ndodhte me nje tjetėr te ftuar? Vetė sondazhi i asaj mbrėmjeje tregoi, se Ēiljeta ėshtė njė ndėr ato qė tė bėn tė pėrqendrohesh mė shumė se kushdo tjetėr. Ky rast ka qenė njė preferencė e kameramanit, qė ishte nė njė mendim me shumicėn e publikut qė votoi.

I rikthehemi “Kafazit tė artė”, ēfarė do tė mbani mend prej tij? Gjithēka sepse ėshtė njė nga eksperiencat e mia mė tė mira. Ėshte njė hap shumė i rėndėsishėm i karrierės time, ndaj dua tė falenderoj tė gjithė ata qė kanė punuar me mua dhe ma krijuan atė mundėsi. Do tė mbaj mend banorėt, tutorėt, do mbaj mend gjithēka.

A ėshtė vendosur paqja midis teje dhe Mimoza Ahmetit?
Po unė dhe Moza gjithmonė nė paqe kemi qenė. Vetėm se atėherė kishte disa probleme spektakolare, tė cilat na shihnin nė disa situata jo shumė tė kėndshme. Megjithatė Moza ka qenė dhe do tė vazhdojė tė jetė njė nga personat tė cilėt unė e vlerėsoj mė shumė.

Me cilėt nga banorėt keni mbajtur lidhje edhe jashtė Kafazit ? Me Benin qė doli nga shtėpia jeni takuar? Jo nuk kam kontakte me tė. Ndėrsa me Aulonėn, Seadin tė cilėt ndodhen nė Tiranė takohem . Po ashtu me Aurelin kontaktoj me anė tė telefonit. Ndonjėherė takoj edhe Beni “katunarin”.

Mos e ofendojmė duke e quajtur kėshtu, ai ka bėrė edhe njė emision.
Unė nuk e di se ēfarė bėn Beni tani. Por prapė ai ėshtė vėrtet i kėndshėm dhe kėshtu e njohin tė gjithė? Folėm gjatė dhe asgjė nuk na thatė pėr veten tuaj, tė dashurin, si shkojnė punėt e zemrės mirė? Po s'e di ēfarė tė them. Aktualisht nuk kam tė dashur? Jam e dashuruar me veten.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg zhaku1.jpg (7.5 KB, 4 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg zhaku2.jpg (8.9 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg zhaku3.jpg (8.5 KB, 2 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim