Tema: Personazhe!
Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 25-01-2006, 20:44
Minifotoja e anetarit Administratori
Administratori Administratori eshte Jashte Linje
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Faqe ne Ditar: 2
George Clooney

Mashkulli Perfekt - George Clooney

Aktor, regjisor, producent... njė dashnor i pavėmendshėm dhe shumė kėrkues... njė “gjah” qė askush nuk e ka kapur akoma...Narcizizėn i tij? Legjendari: E thėrrasin Gorgeus George apo thėnė ndryshe “i madhėrishmi”. Arma vdekjeprurėse: njė buzėqeshje ndihmėse qė tė bėn pėr vete...pėr mė tepėr, ai ėshtė njė ujk i vetmuar qė shfaqet, tė josh dhe largohet...Pėr njė tė tillė gjithēka mund tė tolerohet ose thuajse gjithēka, sepse ... nuk tė shqetėson asnjė e metė e tij...gjithēka e tij ėshtė e adhurueshme ... Ai tė bėn tė ndihesh si mbretėreshė...

Nė foto na paraqitet njė burrė i pafalshėm. Njė orė e Milano-da-bere. Pallto deveje nga tė Gordon Gekko nė Wall Street. Portreti nė kėto foto...na prezanton me njė burrė tė mrekullueshėm, me njė orė tė mrekullueshme, njė pallto tė mrekullueshme dhe gjithēka tjetėr tė tillė. Rezultati nuk ėshtė vetėm shuma e tė gjithave. Ekziston edhe njė konstante, tė cilėn dinė ta llogarisin edhe mė injorantėt nė fushėn e algjebrės: burri nė kėto foto ėshtė ai, George Clooney. Ai ėshtė si e bardha dhe e zeza, si Martini, i lehtė dhe gazmor. Nuk ka asgjė pėr t'u shpjeguar, asgjė pėr t'u diskutuar, ėshtė perfekt. Duket se nuk ka asgjė njerėzore. Tė ishte njeri, do tė kishte tė meta. Do t'u ngjante miqve tė tij, kolegėve, aktorėve tė tjerė.

Do tė ishte si Brad Pitt apo Matt Demon. Nė mesin e tyre dhe nė setin e filmit perfekt Ocean's Eleven , ai arrin tė jetė si Andy Garcia, njė njeri qė me pallto deveje dhe me njė orė tė madhe dore, tė jep direkt pamjen e atij qė duhet tė kishte: pronar i njė kazinoje (mesa duket George dhe Brad po hapin me tė vėrtetė njė tė tillė nė Las Vegas. Me vulėn e George, ajo do tė pėrbėjė njė revolucion estetik dhe kulturor). Ndoshta njeriu i vetėm nė tė njėjtėn lartėsi me George, ėshtė Johnny Depp. Edhe ai ėshtė i fiksuar nė filmat impenjativė, intelektualė dhe “me mesazhe”. Megjithatė, superioriteti i George ndaj Johnny-it ėshtė tepėr i dallueshėm: ndėrkohė qė Depp ėshtė martuar, ka bėrė fėmijė, George ka zgjedhur tė jetė sentimentalisht i paqėndrueshėm. Ėshtė sikur na ushqen me iluzionin se ka ndenjur beqar pėr ne...i kapshėm, i disponueshėm, i lirė...Kuptohet, fansat e kanė tė papėrtypshme ta imagjinojnė nė pantofla, me fėmijėt qė e mėrzisin sepse i ndihmon nė pjesėtimet me tri shifra dhe me njė grua qė i bėrtet se pse nuk i ka hedhur plehrat.

Ėshtė e vėrtetė qė George ėshtė njeriu qė nė filmin “Njė ditė tė rastėsishme” , ia doli ta bėnte sexy njė robdėshambėr leshi me ngjyrė kafe. Ėshtė e vėrtetė qė i ka mbijetuar deri edhe kostumit me thumba qė vishte tek filmi Batman. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu qė superioriteti gjenetik i George ėshtė i brendshėm dhe i konsoliduar dhe nuk ka nevojė pėr demonstrime tė mėtejshme, por ne e preferojmė beqar tė regjur, asnjėherė tė veshur, qoftė edhe gabimisht, me pantofla. Neve na pėlqen ta imagjinojmė perfekt, ashtu siē ishte nė Ocean's Eleven , njė film nga i cili askush nuk kujton intrigat dhe goditjet e skenės, por cilėsinė rrėnjėsore qė e bėnte filmin perfekt: George ishte gjithmonė nė skenė, nė ēdo spot. Ai paraqitet thuajse gjithmonė nė smoking.
1 orė e 56 minuta tė no-Martini-no-party ...pikėrisht kėtu e kemi kuptuar qė ai ishte njeriu i vetėm, i cili do tė mbetej po perfekt, edhe me njė kravatė tė gjerė...edhe me njė pallto kashmiri tė njė punonjėsi burse, edhe me njė orė tė madhe avokati... Ėshtė i vetmi njeri, pėr rrobat e tė cilit do tė linim me kėnaqėsi njė vend nė sirtarėt tona...

Ai dhe tė tjerėt...
Pas George, nė horizont nuk shfaqet askush tjetėr, ndėrsa para tij qėndrojnė Cary Grant, Yves Montand dhe Marcello Mastroianni. Padyshim, ndėr ta radhitet edhe miti i pėrjetshėm Sean Connery...njė tipologji burrash me njė sharm ekstrem, me njė dhunti tė spikatur dhe tė rrallė: i bėjnė gratė tė qeshin pa qenė nevoja tė krekosen me smoking...

Identiteti
Emri : George Clooney, ndryshe Gorgeous George (“I madhėrishmi”)
Mosha: 44 vjeē (shenja e horoskopit, Demi)
Profesioni: aktor, producent dhe regjizor. I njohur si “qen i punės”
Tipologjia: i bukur dhe i pathyeshėm.
Arsyeja se pse u pėlqen femrave : sepse ėshtė absolutisht perfekt.

“Nuk mė pėlqen ta ndaj me tė tjerėt jetėn time private. Pėrndryshe, ēfarė do tė mbetej private nė tė?!”
“Pasi luajta rolin e pediatrit nė E.R, kam vendosur tė mos kem fėmijė. Mendoj shpesh pėr vazektominė...”

Filmat, gratė dhe zakonet e njė ylli tė vetmuar...

Nė vitin 1994, ai hyn nė grupin e xhirimit tė filmit E.R. Dhe...roli i doktorit Douglas Ross e ēon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė Olimpin e yjeve hollivudiane. Ai ėshtė aktori i gjashtė nė historinė e kinemasė qė interpretoi Batman-in (1997). Me personazhin e Danny Ocean nė Ocean's Eleven , nė vitin 2001, roli i tij arriti nė 20 milionė$. Gjatė vitit nė vijim, ai drejton dhe interpreton “ Rrėfimet e njė mendjeje tė rrezikshme ”. Nė xhirimet e kėtij filmi njihet me Krista Allen, e cila hyn nė grupin e tė dashurave tė tij tė shumta. George nuk i pėlqen lidhjet e forta dhe tė gjata. Ai ka mbi shpatulla vetėm njė martesė 3 vjeēare dhe ka vendosur tė mos martohet kurrė mė. Qershorin e kaluar, pas pėrfundimit tė lidhjes me modelen Lisa Snowdon, ai ka deklaruar: “Jam tepėr i zėnė pėr t'iu kushtuar njė gruaje, pėr tė rritur fėmijė dhe pėr tė qenė njė baba i mirė”. Qė nga xhirimet e Solaris dhe Good night and Good Luck (2005), jeta e tij ėshtė njė kredhje e plotė nė punė. Por ėshtė dikush, pėr tė cilin George gjen gjithmonė kohė: derrkuci i tij me emrin Max.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg GeorgeClooney003.jpg (124.2 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney1.jpg (73.8 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney3.jpg (57.8 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney2.jpg (31.6 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney4.jpg (103.8 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney5.jpg (55.9 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney6.jpg (95.1 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney7.jpg (106.8 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney8.jpg (59.7 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney9.jpg (47.9 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney10.jpg (60.3 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney11.jpg (54.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney12.jpg (63.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney13.jpg (98.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney14.jpg (58.8 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney15.jpg (44.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney16.jpg (181.7 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg george-clooney17.jpg (18.5 KB, 1 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Pergjigjuni me Citim