Shikoni Postime te vecuara
  #120  
Te vjeter 08-03-2005, 19:22
Minifotoja e anetarit zemraime
zemraime zemraime eshte Jashte Linje
Anetar/e
 
Reg: 27-02-05
Lokalizimi: ...............
Postime: 25
Ja dhe poezite e mia...!!!

NO LIMIT

...pastaj
kufomėn,
neurozat,
ma gėlltitėn…!
Zemra,
mė ēmendi
me tiktaket
e saj.
Plaēentė e ndyrė
ti,
bota ime…!
S’ke faj!
…pastaj,
neurozat,
nė shpirt
mė gdhendėn,
njė humnerė
tė thellė,
infinit...
Fluturojnė
copat
e trupit,
drejt ėndėrrash
skandaloze,
duke klithur:
No limit!!!



Nderi nė atdheun tim

Nė atdheun tim,
nderin,
si mburojė,
e veshin
ata
qė s’e kanė.
Me turp
e pėrlyejnė,
orgjitė
e “tė mėdhenjve”.
Dhe,
pėr ēudi,
si dekoratė,
ua varin
ēakenjve.
Atdheu im
i varfėr,
Ti,
s’je
i maskarenjve!!!



Mulliri i kafesė

Ti bluan,
bluan
skelete.
Pėrtyp
kafka,
mbeturina brinjėsh,
cdo ditė.
Ti,
bluan.
Bluan
hije,
linjash,
konturesh,
gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
klithjet,
pėrkėdheljet.
Bluan
dashuritė…!
Bashkė
me tė ligun,
bluan
dhe tė mirin.
Ti.
Mulliri i kafesė,
qė,
s’ta mbush
syrin...!!!




Nė shtėpinė e kafshėve


Kafenė,
ma serviri
ujku.
Duke ėndėrruar,
shijen
e mishit
tim…!
Drekėn,
ma serviri
dhelpra.
Duke skicuar ,
arkivolin
tim…!
Darkėn,
ma serviri
urithi.
Duke gėrmuar,
varrin
tim…!
Zogjtė e pėrgjakur
mė lėpijnė…
Milingonat,
tatuazh
mė ngjiten
nė shpinė…
Ku ėshtė dera?
Hapeniiiii…
Tė hyjė
kėtu,
njeriu.
Njeriu?
Oh!
Vdiq i ziu!
Bishat
e egra,
zaptuan
shtėpinė…
Planetet,
nė kraharorin tim,
ulėrijnė!
Ulerijne…!




Si Kėsulkuqja do trokas

Do t’vija tek ti,
si Kėsulkuqja.
Me shportėn
e luleshtrydheve,
dhe…
njė pako
kafe.
Por,
s’mė prite dot.
Tė rrėmbeu
vdekja,
nė dasmėn
time.
Dhe,
nė vend tė shportės,
solla lot…
Do t’vij
tek ti ,
si Kėsulkuqja.
Por,
Mos vallė?
Mos vallė
ujku
na gėlltit,
si nė pėrrallė?
Megjithatė,
unė,
do tė trokas.
Vdekjen,
do e verboj,
me njė grusht
piper.
Dhe,
pakon
me kafe,
nga shporta
do e nxjerr.
Dhe,
Ty,
e dashur,
nė dorė
do tė ta jap.
Do puth
cepin e varrit,
pastaj ,
do tė kthehem
prapė...!
Por,
jo
si Kėsulkuqja…
Se,
ajo
nė kthim,
mori
edhe gjyshen
me vete…
E dashur.
E ėmbėl.
Si vegim,
nė zemrėn
time,
Mbete...!



Njė gjethe

E zgjidha,
magjinė
e egzistencės.
Jam gjethe,
e flakur
mes rrugės…
Kalojnė
mbi mua,
pushtete,
kėpucėsh…!
Pergjigjuni me Citim