carbone,
Ke te drejte, figura me madheshtore shqiptare s'duhet te mungoje ketu. Me poshte eshte vleresimi qe i behet nga nje tjeter burre i madh, Ismail Qemali. Skėnderbeu nė vlerėsimin e Ismail Qemalit Ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Plaku i Vlorės, simboli i Pavarėsisė sė Shqipėrisė
Gjergj Kastrioti, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare
Nė recensionin qė historiani ynė i shquar prof.A.Buda i bėnte veprės sė F.S.Nolit Historia e Skėnderbeut, (1921) shkruan midis tė tjerave njė tė vėrtetė tė thjeshtė, por mjaft kuptimplotė: Skėnderbeu ėshtė njė figurė qė i ka bėrė pėr vete shqiptarėt qė nga fėminija e tyre mė e hershme, e deri nė fund tė jetės.
Kėtij vlerėsimi kuptohet se nuk i ka shpėtuar as Plaku i madh i Vlorės. Skėndėrbeu ka qenė dhe do tė mbesė nė shekuj, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare, pėr luftėn e tij vigane qė zhvilloi nė krye tė shqiptarėve pėr 25 vjet me radhė nė njė nga periudhat mė tė rėnda tė historisė sė tyre, siē ishte lufta pėr mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Nė kėtė pėrballje heroike pėr jetė a vdekje kundėr njė pushtuesi tė egėr, tė huaj nga gjuha, zakonet qė kėrcėnonte gjithė zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė arrirė nga shqiptarėt nė shekuj, ranė fli me mijėra e mijėra tė rinj nga tė gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qė mbushnin radhėt e ushtrisė sė heroit tonė legjendar. Sipas kujtimeve tė Gjon Muzakės, (bashkėluftėtar i Skėnderbeut) nė ato beteja tė pandėrprera dhe mizore ranė pothuajse edhe tė gjithė djemtė e zotėrinjve tė kohės. (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti). Qėndresa e shqiptarėve
Me qėndresėn e tyre shqiptarėt fituan admirimin e popujve dhe shteteve tė krishtera tė Evropės, pasi lufta e tyre ishte njėherėsh nė mbrojtje tė qytetėrimit evropian. Kėtė vlerėsim tė lartė i shprehėn heroit tonė nė letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra tė tjerė shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, tė cilėt pėrjetonin me ankth qėndresėn shqiptare. Kėta udhėheqės tė kohės ishin tė bindur, (dhe koha mė pas e provoi kėtė) se synimi i osmanėve ishte tė hidheshin nė Itali dhe Evropė dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshėm po tė binte Shqipėria. Burimet provojnė se pėr kėtė funksion evropian tė luftės sė popullit shqiptar ishte i ndėrgjegjshėm Heroi ynė Kombėtar: Po tė mos isha unė, Evropa do tė ndiente - kėto janė ato fjalėt lapidare, mė tė cilat heroi ynė iu pėrgjigj mė 1460, njė princi mendjelehtė italian qė nuk kishte kuptuar qėndresėn e shqiptarėve.
Emri dhe flamuri i Skėnderbeut i priu shqiptarėt edhe pas pushtimit osman nė pėrpjekjet e tyre shekullore pėr liri e pavarėsi. Ai u bė simbol i qėndresės dhe fitores mbi armikun dhe frymėzoi shqiptarėt nė kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe nė periudhėn e rilindjes sonė kombėtare. Emri i tij u bė burim frymėzimi dhe mobilizimi edhe nė prag tė pėrpjekjve tė shqiptarėve me nė krye Ismail Qemalin pėr shpalljen e pavarėsisė.
Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulturė tė gjerė ėshtė krejt e natyrshme, qė Ismail Qemali tė kishte njė njohje tė thellė pėr Skėnderbeun, pėr vendin dhe rolin e tij nė historinė kombėtare dhe atė evropiane nė pėrgjithėsi. Nė periudhėn kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, pėr Skėnderbeun qarkullonte njė letėrsi e tėrė e shkruar nga rilindasit tanė tė mėdhej, tė cilėt e kishin fokusuar Heroin tonė Kombėtar si figurė qendrore me peshė tė veēantė nė pėrpjekjet e tyre pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. Skėnderbeu ishte bėrė tepėr popullor pėr shqiptarėt me veprat e De Radės Kėngėt e Milosaos, dhe sidomos, nga Naim Frashėri qė shkruajti edhe nė vargje historinė e tij. Krahas kėsaj letėrsie mė karakter popullor dhe propagandistik nė shtypin e rilindjes filluan edhe pėrpjekjet e para pėr njė trajtim shkencor tė figurės sė Skėnderbeut dhe periudhės sė tij. Shkrime tė kėsaj natyre janė p.sh. disa artikuj tė Konicės botuar nė revistėn Albania mbi armėt e Skėnderbeut, mbi portretin autentik tė tij, mbi topografinė e vendeve tė betejave etj.
Megjithatė Ismail Qemali, njohės i disa gjuhėve tė huaja evropiane, kishte lexuar shumė vepra kushtuar Skėnderbeut qė qarkullonin nė letėrsinė botėrore dhe nė kėtė kuadėr ska fjalė se kishte lexuar edhe autorin kryesor tė historisė sė Skėnderbeut, Barletin, veprėn e tij Historia e Skėnderbeut e cila qarkullonte njė njė varg pėrkthimesh nė gjuhė evropiane.
Por, ndryshe nga tė gjithė patriotėt dhe shqiptarėt e tjerė plakun e madh tė Vlorės e lidhte me Skėnderbeun edhe njė moment i veēantė personal: Pėr njė koincidencė tė lumtur tė historisė, atij i takoi fati tė ngrinte nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entuziazmi tė madh popullor flamurin qė heroi ynė legjendar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, e kishte ngritur mė 28 nėntor tė vitit 1443 nė Krujė. Shpirti i Skėnderbeut nė sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se kėtė moment tė veēantė, sa sublim aq edhe historik e ka pėrjetuar me emocionet e jashtėzakonshme. Kėtė ai e tregon kur pėrshkruan mbledhjen e delegatėve tė ardhur nga tė katėr anėt e vendit nė njė kohė tė vėshtirė, kur ushtritė e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme tė vendit.
Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjėherė. Nė mbledhjen e tij tė parė, mė 28 nėntor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavarėsisė. Pas kėtij akti, mbledhja u ndėrpre dhe delegatėt dolėn nga dhoma pėr tė ngritur mbi shtėpinė time, shtėpinė ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar tė parėt e mi, nė mes tė brohoritjeve tė mijėra njerėzve, flamurin e lavdishėm tė Skėnderbeut, i cili kishte fjetur i palosur pėr 445 vitet e fundit.
Pėr mua ai ishte njė moment i paharrueshėm. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndėrsa ngrija nė ballkonin e shtėpisė sė vjetėr flamurin e sovranit tė fundit kombėtar tė Shqipėrisė. U duk sikur shpirti i atij heroi tė pavdekshėm, kaloi si njė zjarr i shenjtė mbi kryet e popullit qė brohoriste.
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit tė mbajtur nga Ismail Qemali nė miting nė Vlorė, ku ai pėrsėri i referohej Skėnderbeut: Oh! Sa tė lumtur e ndiej veten sot, qė shoh kėtu nė Vlorė, kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot mė gaz e me lot ndėr sy, edhe kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė, duke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e, duke mė ngarkuar mua kryesinė e qeverisjes sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė.
Porsi njė ėndėrr me duket ky ndryshim i madh i vendit tonė, qė hoqi e vuajti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirt pėrgjithmonė, tė shuhej e tė shfarosej krejtėsisht nga faqja e dheut, kjo Shqipėri qė dikur shkėlqente nga trimėria e pashoqe e bijve tė saj : Kjo Shqipėri qė kur i kėrcėnonte rreziku i Evropės nga pushtimet e Turqisė, nėn kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbenė, u bė porta e hekurt kundėr sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė tė egėr qė ka pasur Turqia 1 . Kujtimet e Ismail Qemalit
Megjithatė, nuk janė kėto rastet e vetme kur Ismail Qemali i referohet Skėnderbeut. Ai i ka kushtuar historisė sė tij njė vend tė veēantė nė librin e tij The Memoirs of Ismail Kemal bey, (Kujtimet e Ismail bej Qemalit) e cila u botua nė Londėr mė 1920.
Libri shoqėrohet me njė parathėnie tė W.M.Fullerton, njė publicist ky i njohur i kohės, me tė cilin Ismail Qemali kishte kaluar muaj tė tėrė nė Paris nė vitet 1917 1918, duke diskutuar ngjarjet dhe rrjedhimet e Luftės sė Parė Botėrore.
Pėr pėrgatitjen pėr botim tė librit meritė ka pasur S.Story i cili bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin. Sipas W.Fullertonit bashkėpunimi midis tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėr shkak tė ndėrprerjes tė vazhdueshme tė punės nga ana e Ismail Qemalit.
Gjatė pėrgatitjes pėr botim tė librit, shkruan Fullerton Ismail Qemali ishte i tėrhequr nga probleme tė rėnda tė karakterit personal, tė cilat ishin shpesh herė tė mundimshme, si dhe nga preokupacionet patriotike dhe intrigat qė luheshim lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht as do tė kishte mundur ti kushtonte, gjithė kohėn e tij kėsaj pune. Momentet e tij entuziazte tė alternuara me zhdukjen e tij tė vazhueshme dhe pastaj pėrpėlitjet e tij sa herė qė rimerrte nė dorė pėr tė rregulluar kujtimet e veta, gjithė kjo krijonte njė kompleks situatash aspak tė favorshme pėr njė ecuri tė mirė tė punės qė zoti Story ishte impenjuar pėr ta ēuar deri nė fund.
Libri pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė Nė shėrbim tė Perandorisė Osmane jepet njė kuadėr i gjerė i problemeve tė rėnda me tė cilat ballafaqohej Perandoria Osmane . Pjesa e dytė i kushtohet Shqipėrisė dhe shqiptarėve, prejardhjes, historisė, zakoneve dhe traditave tė tyre. Kėtu autori ka dhėnė njė Histori tė pėrmbledhur jetės dhe veprės sė heroit tonė. Ajo bazohet nė tregimin e njohur tė Barletit mbi rininė e Skėnderbeut, pra dorėzimin e tij bashkė mė tė vėllezėrve peng tek sulltani nga Gjon Kastrioti dhe mė pas kthimin e tij nė Krujė pas disfatės qė pėsuan turqit nė betejėn e Nishit (1443). Sipas Ismail Qemalit, lufta e shqiptarėve kundėr turqve osmanė vinte nga dėshira e pashuar e tyre pėr liri e pavarėsi. Ajo shpėrtheu pėr shkak tė pabesisė qė tregoi sulltan Murati ndaj Skėnderbeut, pas vdekjes sė tė atit Gjon Kastriotit dhe tė pushtimit nga ana e sulltanit tė kėshtjellės sė Krujės. Sipas Ismail Qemalit ky akt shėnonte edhe fundin e pavarėsisė sė vendit.
Kur Turqia, - shkruan I.Qemali - nė kohėn e sulltan Muratit i pati pushtuar vendet e tjera ballkanike, ajo u detyrua tė ndalej nė pėrparimin e saj, pėr shkak tė qėndresės sė papritur e tė fortė tė Shqipėrisė. Ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti
Ismail Qemali pėrshkruan mė tej tė atin e Skėnderbeut, Gjon Kastriotin, tė cilin e pėrshkruan si njė princ tė menēur dhe tė dashur: Nė atė kohė nė krye tė vendit tim - shkruan autori - ishte Gjon Kastrioti, njė i udhėheqės i dashur dhe i respektuar. Ai i ndodhej pėrballė alternativės ose vazhdonte njė luftė tė pasigurtė kundėr forcės shkatėrruese tė sulltanit ose tė pranonte njė rregullim miqėsor me tė, ai zgjodhi kėtė tė fundit, njė zgjedhje kjo, qė nė mos tjetėr, garantonte sė paku autonominė e vendit tė vet.
Si shenjė pengu, ai dėrgoi tė katėr fėmijėt e tij nė Adrianopojė, qė ishte atėherė kryeqyeti i Perandorisė. Dhe pėr dhjetė vjet, ai i qėndroi besnik me skrupulozitetin mė tė madh kėsaj marrėveshjeje. Gjergji, mė i vogli nga kėta fėmijė, i cili u objekt i legjendės popullore pėr veprimet e tij ushtarake kur luftoi me emrin Skėnderbe, ishte kėshtu qė nga fėminia e hershme e tij nė oborrin e Muratit. Ky i dha njė edukim tė shkėlqyer dhe tregoi pėr tė njė vlerėsim tė madh.
Gjergj Kastrioti nga ana e tij ju pėrgjigjej kėsaj mirėsjelljeje tė sulltanit, me njė pėrkushtim tė sinqertė. Por, kur vdiq Gjon Kastrioti dhe Gjergji, i biri, duhej ti zinte atij vendin, sulltani, pėrkundrazi, dėrgoi nė Shqipėri trupat e tij tė cilat pushtuan kryeqytetin, Krujėn. Me kėtė akt pavarėsia e Shqipėrisė mori fund, por mori fund edhe besnikėria e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit. Duke pėrfituar nga shpartallimi qė hungarezėt i shkaktuan turqve nė Moravė, ai u nis pėr nė Shqipėri me treqind burra. Ai u prit me entuziazėm jo vetėm nga njerėzit nė Krujė, por nga tė gjithė krerėt e vendit dhe u njoh prej tyre si udhėheqėsi mė i madh i Shqipėrisė. Vlerėsimi
Ismail Qemali ka vlerėsuar luftėrat e Skėnderbeut dhe fitoret e tij:
Pėr tridhjetė vjet Skėnderbeu e mbuloi Evropėn me ushtimėn e armėve tė tij dhe me lavdinė e emrit tė vet, nė njė luftė tė pandėrprerė kundėr fuqisė turke, e cila deri atėherė konsiderohej e pathyeshme.
Mė tej autori merret me fatin e tė birit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit, por nė njė mėnyrė tė ndryshme nga faktet historike qė njihen sot. Siē dihet pas vdekjes sė Skėnderbeut, Gjon Kastrioti bashkė mė tė ėmėn, Donikėn (vajzėn e Gjergj Aranitit) kaluan nė Mbretėrinė e Napolit nė mbrojtjen e Ferdinandit, djalit tė Alfonist V. Sipas I.Qemalit, ai kaloi nė Venedik, por kėta e dorėzuan te turqit: Nė prag tė vdekjes sė tij, shkruan autori, ai (Skėnderbeu LM) ia besoi djalin, i cilin ishte akoma i vogėl Republikės sė Venedikut, i bindur se kjo ishte zgjidhja mė e mirė pėr trashėgimtarin e fronit tė vet dhe pėr shpėtimin e vendit tė tij. Por kėtij besimi, Venediku iu pėrgjigj mjaft keq: nė vend qė venecianėt ta mbronin atė, ata ua dorėzuan djalin turqve. Kėshtu, Perandoria Osmane mundi edhe njė herė ta merrte me anė tė njė marrėveshjeje (me venecianėt ) atė qė nuk kishte mundur dot ta pushtonte me forcėn e armėve. Kėshtu Shqipėria u detyrua edhe njė herė tė njihte sovranitetin e sulltanit dhe ti bėnte atij betimin e besnikėrisė.
Shqiptarėt, njė popull i lidhur mė turqit
Nė kujtimet e tij, Ismail Qemali trajton nė mėnyrė tepėr origjinale marrėdhėniet e shqiptarėve mė turqit. Ai nuk pėrmend nė asnjė rast pėrpjekjet e vazhdueshme tė shqiptarėve pėr liri, kryengritjet qė ata zhvilluan nėn emrin e Skėnderbeut dhe flamurit tė tij. Ata kėrkuan shkėputjen nga Perandoria Osmane, kur kjo ishte nė prag tė shkatėrrimit tė saj nė fund tė shekullit XIX. Kėshtu, sipas tij, pas pushtimit osman: Shqiptarėt nuk kanė hequr dorė nga dėshira e tyre e zjarrtė pėr pavarėsi, kanė qenė nė tė vėrtetė i vetmi popull ballkanik i lidhur me Perandorinė Osmane, gjithmonė tė gatshėm pėr ta mbėshtetur atė, gjithmonė tė predispozuar ti japin dorė pėr tu forcuar dhe tė shkojė pėrpara me forcėn e saj.
Por kur shqiptarėt panė se nė vend qė tė forcohej, Turqia vazhdonte duke u dobėsuar dhe shkonte me shpejtėsi drejt shkatėrrimit tė vet, atėherė u ngritėn tė detyruar pėr ruajtjen e tyre, duke thirrur me njė zė Nėse turqia kėrkon tė vrasė, vetėm le tė vrasė. Ne jemi tė vendosur tė mbijetojmė. Shqiptarėt nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi
Qėndrimi i shqiptarėve ndaj Perandorisė Osmane, sipas Ismail Qemalit, nuk mund tė shpjegohet mė influencėn e besimit mysliman, i cili u pranua nga shumica e popullsisė kur Shqipėria ra nėn Turqinė. Arsyeja e vėrtetė, sipas autorit, duhet kėrkuar nė njė shkallė mė tė thellė tė interesit kombėtar. Megjithėse, nuk duhet mohuar nė mėnyrė tė pėrgjthshme influenca e besimit nė mendėsinė e popullit, dhe as pushteti qė ka islami pėr asimilimin e racave, Shqipėria pėrbėn njė pėrjashtim nga rregulli, i cili ėshtė kaq konstant nė Lindje. Nė Shqipėrinė veriore, nga bregu i Adriatikut deri nė kufi me serbėt, pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė myslimane, ndėrsa pjesa tjetėr katolike. Nė Shqipėrinė e Jugut janė myslimanė dhe ortodoksė. Megjithatė edhe pse janė tė gjithė besnikė tė besimeve tė tyre respektive dhe shpesh tė zjarrta dhe tė ashpra, shqiptarėt nuk nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi, dhe asnjė grup popullsie nuk kėrkon mbi kėtė pikė superioritet apo privilegje. Zhgėnjimi i Ismail Qemalit nga vendimet e Konferencės sė Londrės
Pėr Ismail Qemalin, lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut kishte qenė e njė rėndėsie tė veēantė pėr mbrojtjen e Evropės nga rreziku i invazionit osman. Ky ishte nė fakt njė mendim i pėrgjithshėm i kancelarive tė shteteve tė Evropės sė krishterė nė kohėn e Skėnderbeut. Nisur nga ky fakt, Plaku i madh i Vlorės shpresonte se Konferenca e Londrės do tė vlerėsonte kėtė kontribut tė rėndėsishėm tė shqiptarėve dhe do ti mbėshteste ata pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur nė trojet e veta.
Midis gjithė argumenteve tė trajtuara nga konferenca, shkruan Ismail Qemali, nė gjykimin tim argumenti mė kryesor, mė interesant dhe mbi tė gjitha esencialisht evropian, ishte ajo e Shqipėrisė. Neve na u duk e mundshme tė shpresonim qė njė popull me kaq merita....dhe shėrbimet qė i kishte bėrė Evropės, sė pari duke e mbrojtur atė kundėr invazionit tė turqve do tė kishte mundur tė bėhej zot nė shtėpinė e vet dhe tė ruante pavarėsinė kombėtare... Tė sigurtė nė legjitimitetin e kėrkesave tona, ne prisnim me besim tė plotė verdiktin e konferencės sė Fuqive tė Mėdha. Por fatkeqėsisht nuk ndodhi kėshtu. Mė shumė se gjysma e terriorit tė vendit tim, shkruan Ismail Qemali, iu dha Serbisė, Malit tė Zi, dhe Greqisė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |