SI KA LINDUR BIBLA? Bibla - libri i popullit te Hyjit
Me perpara jetohet e pastaj shkruhet duke kujtuar ate se cfare eshte perjetuar. Librat jane kujtese e popujve. Populli i Izraelit dhe te krishteret qe nga fillimi kane trasheguar pervojen e besimit (fese) ne nje liber: Bibla.
Librat e Beselidhjes se Vjeter formohen gjate historise se popullit te Izraelit, qe nga epoka e Abrahamit (rreth 1.800 para Krishtit) deri ne ardhjen e Jezu Krishtit. Librat e Beselidhjes se Re tregojne jeten e besimit ne Zotin te bashkesise se pare. Beselidhja e Vjeter eshte i perber prej 46 librash, qe ndahen ne: Pentateuku (5 libra), libra Historik (16 libra), libra Poetik dhe te Diturise apo Urtise (7 libra) dhe librat Profetik (18 libra). Beselidhja e Re eshte i perbere prej 27 librash: Ungjijte (sipas Mateut, Markut, Lukes dhe Gjonit), Veprat e Apostujve, Letrat e Apostujve (14 te shen Palit; 3 te shen Gjonit; 2 te shen Pjetrit; 1 e shen Jakobit; 1 shen Judes) dhe Zbulesa (Apokalipsi).
Mesazhi i Bibles permbledh mesimet te lena ne katekeze, te kremtuara ne liturgji e te kremtuara me deshmi te gjalle. Kjo veper e dendur letrare eshte permbushur nen veprimin e Shpirtit Shenjt. Ai eshte Autori i vertete i Shkrimit Shenjt. Autoret e librave kane qene te ndikuar nga frymezimi i Shpirtit Shenjt. Nen driten e Shpirtit, besimtaret e pranojne shkrimin si Fjalen e vertete te Zotit. Kisha ne shkrimet e shenjta rinjeh burimin e Zbulesave te Hyjit bere njerezve.
__________________ Dashuro sikur te mos kishe vuajtur kurr nga dashuria. |