Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 01-10-2003, 02:52
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.

Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim