Tema: Formula 1
Shikoni Postime te vecuara
  #15  
Te vjeter 29-09-2003, 16:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Gjermani fiton mbi Raikonen dhe ėshtė njė hap larg titullit tė gjashtė

Shumi ėshtė mbret i Indianapolisit


Pėr njė hap. Vetėm pėr njė hap kampioni i botės nuk ėshtė laureuar sėrish kampion bote. Loja e fjalėve ėshtė e paevitueshme, kur flitet pėr kėtė argument me Shumakerin, qė tashmė tituj ka gati gjashtė. Gara e Indianapolisit do tė futet nė histori si cirkuti i surprizave: janė hedhur poshtė tė gjithė parashikimet dhe dominuesit e provave kanė luajtur rol dytėsor. Problemi qėndron te gjėrat qė komplikohen, kur shiu shkon e vjen, kur ndėrrimi i gomave bėhet njė ferr i vėrtetė, kur tė gjithė strategjitė e studiura mirė shkojnė dėm. Dhe ėshtė gjithmonė Shumi pėrpara tė gjithėve. I vetėm arrin tė pėrfitojė me njė kėmbulje tamam prej njė kampioni tė ēdo situate. Kėshtu Majkėll ka arritur tė befasojė tė gjithė, kur nė finish ka kryesuar para Raikonen, Frentzen, Heidefeld e Trulli. Por mbi tė gjithė para Montoyas, i cili me vendin e tij tė gjashtė mbetet jashtė luftės pėr titull (nėse do tė pėrfundonte kampionatin me pikė tė plota me Shumin, ky i fundit do tė ishte sėrish pėrpara falė numrit mė tė madh tė fitoreve). Nė kėto momente titulli ka ngelur i hapur vetėm pėr Raikonen. Por duhet tė bėhet fjalė vetėm pėr njė formalitet: tashmė mė i favorizuar ėshtė ferraristi. Majkėll shkon nė Suzuka me 92 pikė, kundrejt 83 tė Raikonen. Qė do tė thotė se do t’i mjaftojė dhe njė pikė e vetme (i teti nė klasifikim) pėr tė hyrė nė legjendė.

'Shekulli'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim