Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 29-09-2003, 04:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kampionati i Kosoves.

Java 6.

Besa ndjek hap pas hapi Prishtinėn

Ne kampionatin e Kosoves ne futboll, jane zhvilluar ndeshjet e javes se 6-te. Kryesuesja e renditjes, Prishtina, ka shenuar fitore te veshtire ndaj Getoarit, me rezultat 1:0, me golin e shenuar nga Bashkim Patoku, nga penalltia. Nderkohe, futbollistėt e Besės sė Pejės kanė realizuar fitoren mė bindėse nė kuadėr tė javės sė 6-tė tė Ligės sė parė tė Kosovės, duke e mposhtur skuadrėn e Drenicės, me rezultat 4:0. Falė kėsaj fitoreje pejanėt tashmė e pėrcjellin hap pas hapi Prishtinėn, megjithėse kanė tre pikė mė pak. Qė nė minutėn e 8-tė, Haxhi Zeka tundi rrjetėn e drenicasve, duke ua bėrė me dije atyre se kėsaj radhe humbja do tė jetė e pashmangshme.

Epėrsinė nė 2:0 e shtoi Nallbani, nė minutėn e 32-tė, kurse vetėm 6 minuta mė vonė nė listėn e golashėnuesve u regjistrua sėrish Haxhi Zeka, ndėrkohė qė rezultatin pėrfundimtar e vuri, Vokshi nė finish tė takimit. Kampionia nė fuqi, Drita pėsoi humbjen e dytė. Kėsaj radhe gjilanasit u “dorėzuan” nė Mitrovicė, nė duel me Trepēėn ’89, ndonėse dy herė ishin nė epėrsi dhe tashmė renditen vetėm nė pozitėn e 12-tė, me gjasa tė vogla qė nė kėtė edicion tė luftojnė pėr titullin e kampionit. Fillimisht Berisha e kaloi Dritėn nė epėrsi, nė minutėn e 15-tė, pėr ta barazuar mė pas rezultatin Osmani, nė minutėn e 33-tė. Epėrsinė e gjilanasve e ktheu V. Sermaxhaj, nė minutėn e 62-tė, por vetėm 6 minuta mė vonė, Elvis Osmani realizoi golin e dytė pėr “xehetarėt”, duke ia rikthyer gėzimin tifozėve vendės. Pas kėtij goli trysnia e vendasve drejt portės sė gjilanasve ishte edhe me e madhe dhe si rezultat I njė loje tė tillė futbollistėt e Trepēės’89 realizuan edhe golin e tretė, nėpėrmjet Sylės, nė minutėn e 77-tė, qė ishte edhe goli I fitores. Njė fitore shumė tė vlefshme e realizoi Vėllaznimi dhe atė si mysafir ndaj Gjilanit. Fituesin e kėsaj ndeshje e pėrcaktoi Jasiqi, me golin e shėnuar nė minutėn e 43-tė. Derisa kjo fitore gjakovarėt I ngjiti nė pozitėn e 8-tė tė renditjes, gjilanasit me kėtė humbje sikur janė dorėzuar para kohe nė kėtė kampionat, meqė janė skuadra e vetme, e cila ende nuk e ka shijuar fitoren.

Rezultatet

Kosova (V)–KEK-u 2:2
Gjilani – Vėllaznimi 0:1
Flamurtari–Kosova 3:0
Besa – Drenica 4:0
Prishtina – Getoari 1:0
Trepēa ’89 – Drita 3:2
Besiana – Ferizaji 0:0


Renditja

1.Prishtina 6 4 2 0 10:3 14
2.Besa 6 3 2 1 12:5 11
3.Getoari 6 3 1 2 8:4 10
4.Drenica 6 3 1 2 9:8 10
5.Trepēa ’89 6 3 0 3 9:11 9
6.Ferizaji 6 1 5 0 7:6 8
7.Besiana 6 2 2 2 3:3 8
8.Vėllaznimi 6 2 2 2 5:8 8
9.KEK-u 6 1 4 1 7:7 7
10.Kosova(V)6 2 1 3 8:9 7
11.Kosova 6 2 1 3 5:8 7
12.Drita 6 1 3 2 7:8 6
13.Flamurtari 6 1 2 3 7:10 5
14.Gjilani 6 0 2 4 3:11 2

B. HALIMI 'Futbolli.com'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim