Shikoni Postime te vecuara
  #6  
Te vjeter 28-09-2003, 23:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore KAMPIONATI 2003-2004

Java 5.

Tirana 3-2 VLLAZNIA

Renditja :

1 Tirana 5 N 5 F 0 B 0 H 22-4 G 15 Pike
2 Dinamo Tirana 5 3 2 0 11 3 11
3 Teuta 5 3 2 0 7 2 11
4 Partizani 5 2 3 0 7 3 9
5 Elbasani 5 2 2 1 8 3 8
6 Besa 5 1 2 2 3 10 5
7 Flamurtari 5 1 1 3 4 6 4
8 VLLAZNIA 5 1 0 4 4 12 3
9 Lushnja 5 1 0 4 1 10 3
10 Shkumbini 5 0 0 5 2 16 0

TIRANA - VLLAZNIA 3-2

Komenti
Tirana fiton me shumė vėshtirėsi 3-2 ndaj Vllaznisė pėr javėn e pestė tė kampionatit. Njė tripikėsh me shumė vlera pėr bardheblutė, pasi tani e shohin veten tė shkėputur katėr pikė nga dy ndjekėset mė tė afėrta, Teuta dhe Partizani. Takimi ka nisur emocionues qė nė minutat e para, ku tė dyja skuadrat hodhėn vėshtrimin nga portat respektive. Do tė jetė Tirana e para qė do tė kalojė nė avantazh falė njė goli tė ideuar dhe tė pėrfunduar me sukses nga Devi Muka. Vlonjati si gjithmonė bėnte diferencėn nė fushė me futbollistėt e tjerė, duke qenė "mushkėria" e Tiranės falė edhe organizimit tė pėrsosur qė i bėnte lojės. Goli i shėnuar nga kampionėt i entuziazmoi disi ata, nga ku mė pas lėshuan disi nė lojėn e tyre. Vllaznia, e cila vinte nė kryeqytet pas fitores sė parė me Elbasanin, dilte rrezikshėm nė kundėrsulm, pasi edhe mėnyra e lojės qe ndėrtuar e tillė, ku do t'i shėrbehej me topa vetėm Sinanit, ndėrsa pesė mesfushorė tė tjerė do ta mbėshtesnin nga prapa. Mungesa e Martinit dhe e Telit e detyroi Haxhiosmanoviēin tė bėnte ndryshime nė formacionin titullar. Edhe Mema kishte spostuar Licin nė vend tė Pinarit tė skualifikuar. Mbrojtja bardheblu nė momente tė veēanta tė lojės tregoi dobėsi dhe si rrjedhojė shkodranėt gjetėn rrugėn e golit me anė tė Osjes. Kampionėt nuk pajtohen me kėtė barazim dhe hidhen tė gjithė nė sulm nė kėrkim tė golit tė fitores. Ai do tė vinte vetėm nė fundin e pjesės sė parė falė edhe njė goditje spektakolare nga jashtė zone nga qendėrmbrojtėsi Hajdari. Pjesa e dytė do tė nisė me sulme dhe kundėrsulme nga tė dyja palėt. Tekniku bardheblu bėri disa ndryshime nė formacion, duke kthyer Sinėn stoper dhe duke nxjerrė Licin nė krahun e majtė tė mesfushės. Ndėrkohė nė tė djathtin kaloi Halili, i cili zėvendėsoi Agollin. Diēka ndryshoi nė lojėn e bardhebluve, por goli i barazimit nga kuqeblutė do tė vinte menjėherė. I riu Salihi nė hyrje tė zonės i fiton njė penallti Dabullės, e cila kthehet nė gol nga kapiteni Sinani. Kishin mbetur edhe 15 minuta lojė dhe rezultati qe i barabartė 2-2. Mema sėrish lėviz nė stol, ku aktivizon Merkoēin nė vend tė Xhafės dhe Ervin Bulkun pėr Sokol Bulkun. Kėtu ndryshon dhe rrjedha e lojės, ku tė dy tė sapofuturit i japin frymarrje sulmit. Fortuzi nxjerr tė lirė Merkoēin brenda zonės, i cili shėnon golin e avantazhin dhe tė parin personal nė kėtė kampionat. Kampi dhe tifozeria bardheblu kalojnė nė "ekstazė". Minutat fundit tė lojės kanė qenė drithėruese pėr tė dyja ekipet. Gjithēka pėrfundon kėtu, ku Tirana fiton njė ndeshje me dorė nė zemėr, ndėrsa Vllaznia tregoi se po rikthehet nė nivelet e saj tė kaluara, duke lėnė pas fillimkampionatin. Kjo javė e sheh sėrish tė vetme Tiranėn nė krye tė klasifikimit, por me njė ndryshim se ėshtė e shkėputur 4 pikė dhe jo 2 nga rivali i drejtpėrdrejtė Partizani.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim