Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 28-09-2003, 23:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore KAMPIONATI 2003-2004

Java 4.

VLLAZNIA - Elbasani 1-0

Renditja

1 Tirana 4 Ndeshje 12 Pike
2 Partizani 4 - 10
3 Teuta 4 - 10
4 Dinamo Tirana 4 - 9
5 Elbasani 4 - 7
6 VLLAZNIA 4 - 3
7 Lushnja 4 - 3
8 Besa 4 - 2
9 Flamurtari 4 - 1
10 Shkumbini 4 - 0

VLLAZNIA :

Kuqeblutė fitojnė 1-0 ndaj Elbasanit dhe regjistrojnė suksesin e parė

Martini, goli tripikėsh i Vllaznisė

Vllaznia mė nė fund gjen fitoren e parė nė kampionat. Kjo fitore i ka gėzuar mjaft pjesėtarėt e saj njėlloj sikur dje ata tė ishin shpallur kampionė. Minutat e para tė lojės kanė filluar me vrullin e vendėsve, tė cilėt dukej qartė se do tė kėrkonin fitoren me ēdo kusht nė kėtė takim. Si pasojė krijohen edhe 2-3 rastet e para pėr shėnim. Mirėpo, si gjithnjė, vėrehet njė skuadėr e shpėrndarė jo mirė nė fushėn e lojės, duke mos e harmonizuar si duhet lojėn e reparteve. Elbasani, nga ana e tij, kėrkon tė pėrfitojė nga kjo ēoroditje e vendėsve, duke zotėruar mesfushėn. Nga ana tjetėr, portokallinjtė shohin fare pak nga porta e Grimės, duke u kujdesur mė tepėr pėr mbrojtjen e rezultatit tė barabartė. Raportet nė fushė do tė ndryshonin nė minutėn e 45-tė, kur gjyqtari Meta, me tė drejtė, i jep kartonin e kuq mbrojtėsit Teli, duke ia vėshtirėsuar edhe mė tepėr punėn Vllaznisė. Kjo e fundit ka mbetur me 10 lojtarė nė fushė. Mirėpo nuk do tė ndodhte kėshtu. Pėrkundrazi, nė pjesėn e dytė, kuqeblutė do tė tregonin karakterin e tyre tė vėrtetė. E kanė nisur menjėherė nė sulm, duke mos u tėrhequr edhe pas humbjes sė 11-metėrshit nga kapiteni Sinani. Nė tė vėrtetė, pas kėtij momenti pritej qė elbasanasit tė kėrkonin me ēdo mėnyrė fitoren, por pėr t'ia arritur kėsaj ata nuk kanė bėrė asgjė. Kapiteni Stojku, si pėr ta ilustruatr kėtė gjė, kujtojmė qė ka qenė hija e vetvetes nė kėtė ndeshje, duke rėnė rrallėherė nė kontakt me topin. Pėr Vllazninė shquhet Edi Martini, i cili, ndonėse jo me kondicionin e duhur fizik, arrin tė shfaqė vlerat e tij tė vėrteta nė fushė, duke qenė edhe autor i tė vemtit gol tė takimit. Po ashtu, pėr t'u evidentuar ėshtė loja e Edmond Doēit, 22-vjeēarit tė talentuar, qė ishte mė i miri nė fushė pėr Vllazninė. Gjithsesi, Vllaznia ka arritur tė parėn fitore tė saj nė kampionat, e ndihmuar edhe nga gabimi i miqve, qė nuk ditėn tė shfrytėzojnė epėrsinė numerike nė pjesėn e dytė.

Tė veēanta:
- Pavarėsisht nga rezultatet negative tė skuadrės shkodrane, tifozėt e saj vazhdojnė tė mos e braktisin atė. Dje, nė "Loro Boriēi", kanė qenė tė pranishėm rreth 4000 tifozė kuqeblu.
- Kartoni i kuq i dhėnė pėr Telin nė fundin e pjesės sė parė, ka shkaktuar njė reagim tė madh tek vendėsit. Tė gjithė lojtarėt e Vllaznisė, madje edhe trajneri Haxhiosmanoviē, kanė protestuar gjatė te gjyqtari Meta.
- Pas ndeshjes, presidenti i Elbasanit, Kumuria, i ka shtrėnguar dorėn kolegut tė tij tė Vllaznisė, Ēela, duke e uruar pėr fitoren, por duke i thėnė se atė ia dhuroi vetė skuadra e tij pėr mėnyrėn se si e interpretoi pjesėn e dytė.

Thanė pas ndeshjes:
Dervish Haxhiosmanoviē, trajner i Vllaznisė:
"Ka qenė njė fitore tepėr e vlefshme pėr ne. Vinim pas tri humbjeve radhazi. Prandaj, duke dashur tė fitojmė me ēdo kusht, bėmė edhe gabime, sidomos nė pjesėn e parė. Tė them tė drejtėn, pas kėsaj pjese nuk isha shumė entuziast pėr fitore, e po ashtu edhe pas humbjes sė 11-metėrshit. Sidoqoftė, djemtė treguan karakter tė lartė dhe fituam. Kjo fitore do tė na shėrbejė shumė nga ana morale, aq mė tepėr qė jemi para ndeshjes me Tiranėn".
Astrit Sejdini, trajner i Elbasanit:
"Vllaznia nuk e meritoi fitoren sot sepse luajti njė lojė tė ashpėr. Madje, disa futbollistė tė saj bėnė edhe veprime tė papėlqyeshme. Ekipi im nuk arriti tė ngjitet aty ku duhet, duke gabuar sidomos nė pjesėn e dytė, pikėrisht atėherė kur ne kishim njė lojtar mė tepėr nė fushėn e lojės. Gabimet ishin kryesisht nė mesfushė, ēka tregoi se ata dy lojtarė qė na munguan pėr kėtė ndeshje, janė mjaft tė domosdoshėm pėr ekipin".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim