Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 28-09-2003, 23:29
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore KAMPIONATI 2003-2004

Java 3.

Dinamo-VLLAZNIA 3-0

Renditja N F B H Gol P

1.Tirana 3 3 0 0 16-1 9
2.Dinamo 3 3 0 0 9-1 9
3.Elbasani 3 2 1 0 8-2 7
4.Partizani 3 2 1 0 6-2 7
5.Teuta 3 2 1 0 4-1 7
6.Lushnja 3 1 0 2 1-7 3
7.Besa 3 0 1 2 2-10 1
8.Flamurtari 3 0 0 3 1-6 0
9.VLLAZNIA 3 0 0 3 1-9 0
10.Shkumbini 3 0 0 3 1-10 0

VLLAZNIA :
Skuadra e Veriperendimit, themeluesja e futbollit shqiptar (me 1919) prej shume e shume vitesh nuk e shikon veten ne kete pozicion, pra e parafundit, pa asnje pike dhe me golaverazhin negativ, -8. Per me teper, sic tregojne komentatoret radiofonike dhe gazetaret nga Shkodra, skuadra ka shume dobesi ne loje, tregon nje pergatitje fizike te dobet dhe deshire te paket per loje.
Tronditja e krijuar nga vdekja e ish-presidentit Cela ende nuk eshte larguar, ndonese ne krye eshte nje tjeter president Cela. Nga skuadra e sezonit te kaluar jane larguar Devolli, Ishka, Romanishin, Bejzade, Elvin Beqiri, ndersa nga ajo qe doli kampion me 2001 kane mbetur vetem Osja, Zmijani, Belisha, Sinani, Martini, Kaci e Teli. Ne ekip ka shume emra te rinj si Salihi, Kraja, Bishja, Mashi, Hoti apo Luka. Mungesa e pergatitjes se duhur gjate veres po nxjerr krye tani, duke e detyruar pasardhesin e trajnerit Zhega, Haxhiosmanovicin qe te shpike nje faze pergatitore gjate zhvillimit te kampionatit. Ne te vertete, Vllaznia ka vuajtur edhe nga nje kalendar i hekurt i fillimit, por edhe ne dy javet e ardhshme nuk premtojne ndonje gje me te mire. Ne javen e peste 9 here kampionet e Shqiperise presin ne Loro Borici Elbasanin, ndersa nje jave me pas, me 27 shtator, zbresin per here te trete ne Qemal Stafa per te luajtur me Tiranen.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 28-09-2003 ne 23:33.
Pergjigjuni me Citim