Mblidhet Ekzekutivi. Anėtarėt janė dakord qė tė vazhdojnė me gjermanin nė Kombėtare
Komiteti jep "OK" pėr Brigelin
Afati i federimeve do vazhdojė deri nė 10 tetor
Komiteti Ekzekutiv ka zhvilluar dje, nė ambientet e Federatės Shqiptare tė Futbollit mbledhjes e saj tė radhės, ku janė marrė njė sėrė vendimesh tė rė-ndėsishme pėr ecurinė e kampionatit dhe tė ekipeve kombėtare.Ajo qė bie nė sy nė katėr vendimet e marra dje nė mesditė, ka qenė rėnia dakord e tė gjithė anėtarėve, ndonėse parimisht, pėr tė zgjatur kontratėn me trajnerin aktual tė Kombėtares, Hans Peter Brigel. Kontrata e gjermanit, qė skadon nė fund tė tetorit, duket se do tė rinovohet, por pėr tė mėsuar diēka mė shumė nė lidhje me kėtė duhen pritur ditėt e para tė muajit tė ardhshėm, atėherė kur kreu i pankinės do tė vijė nė Tiranė. Brigel mendohet tė jetė nė kryeqytet nė fillim tė tetorit, disa ditė pėrpara ndeshjes miqėsore me Portugalinė, nė program pėr datėn 11 tetor. Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, Brigel do tė ndjekė disa ndeshje tė kampionatit tonė dhe, me shumė gjasa, nė kėto momenete do tė bėhet dhe oferta e rinovimit. Pėr shifra qė mund t'i propozohen gjermanit as qė mund tė bėhet fjalė, por pritet qė tė jetė diēka mė shumė se kontrata aktuale, qė rrotullohet nė shifrat e 150 mijė eurove. Vetė Brigel, pas ndeshjes me Gjeorgjinė, nė Tiranė, ka shprehur dėshirėn pėr tė vazhduar aventurėn e tij shqiptare dhe gjithė kėto pista tė ēojnė nė njė rinovim tė mundshėm, qė shumė shpejt mund tė kthehet nė realitet.Duke iu rikthyer mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv ėshtė mbledhur dje me dyer tė mbyllura dhe menjėherė pas dy orėve bisede, ka dalė dhe "rezoluta" e asaj ēka u diskutua. Zėdhėnėsi i FSHF-sė, Lysjen Nurishmi, pasi ka lexuar tre vendimet e Ekzekutivit, ka shtuar dhe atė tė rėnies parimisht dakord tė rinovimit tė kontratės FSHF-Brigel. Nurishmi nuk ka konfirmuar datėn e saktė tė ardhjes sė kreut tė pankinės kuqezi, por ka theksuar faktin se brenda javės sė ardhshme, Brigel do jetė nė Tiranė.Federimet, "topi" i kalon sektorit tė garaveNė lidhje me federimet e disa lojtarėve, qė janė afruar ditėt e fundit nė skuadrat e grupit A1, Komiteti Ekzekutiv ka rėnė dakord qė merkato tė rihapet. Qė nga dita e sotme, ēdo klub qė kėrkon tė federojė njė lojtar, mund tė paraqesė dokumentacionin e kėrkuar nė Sektorin e Garave dhe lojtari do tė federohet. Pėr lojtarė qė kanė ardhur nė kampionatin tonė nga skuadra tė huaja, do tė nevojitet dhe kartela ndėrkombėtare e federimit, qė lojtari ka patur nė klubin e mėparshėm. Nė kėtė grup bėjnė pjesė dy lojtarėt e Partizanit, Duro e Fakaj, si edhe ai i Dinamos, Erion Rizvanolli. Nė kėtė mėnyrė, cilado skuadėr qė e ndien veten tė aftė pėr tė blerė lojtarė, apo huazuar, mund ta bėjė deri nė datėn 10 tetor.Vendimet e Komitetit Ekzekutiv· Tė federohen tė gjithė lojtarėt qė kanė mbetur pa federuar nga data 26.09.03 deri nė datėn 10.10.03. Sektori i garave duhet tė zbatojė kėtė vendim, pra lojtarėt qė kanė kartėn ndėrkombėtare tė federimit mund tė luajnė nė kampionatin tonė. · Miratohet procesverbali i mbledhjes sė fundit. · Krijohet njė administratė e veēantė pėr projektin "GOAL", qė po pėrfundon nė Kamėz dhe do tė drejtohet nga Genc Xhafa. · Miratohet nė parim dhe zgjatja e kontratės me trajnerin Brigel.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |