Shikoni Postime te vecuara
  #7  
Te vjeter 26-09-2003, 23:33
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Drama tronditėse nė dy akte e Kombėtares nė njė analizė historike

Endrra e shuar e njė mbrėmbjeje tė pranverės...

* Hans Peter Briegel i Gjermanisė - trajneri mė rezultativ nė pjesėmarrjet e Kombėtares sė Shqipėrisė.

* Dhe futbolli si "metaforė e jetės" dhe jo "politikė e moskuptimit", si njė "roman popullor" dhe "forcė morale" e pashkatėrrueshme.


Ato ishin 10 "rekordet" e kėsaj Kombėtareje, tė cilėt e bėjnė tė pangjashme pjesėmarrjen e saj tė 17-tė pėr turnetė kualifikues nė Kupėn e Evropės dhe tė Botės.

Por rekordi i rekordeve ėshtė futbolli i njė cilėsie mė tė lartė, ēka kaq i qėndrueshėm nuk qe parė mbase as mė 1984-85, kur Shqipėria barazonte 2-2 me Poloninė e Bonjekut dhe fitonte 2-0 me Belgjikėn e Schifos. Siē kam pėrmendur mė sipėr, ndėr 8, plot 6 ndeshje qenė tė shkėlqyera. Kujtoni barazimin 1-1 me Zvicrėn nėn drejtimin e Dossenės. Shkoni te fitorja 3-1 me Rusinė qė befasoi mjedisin evropian tė futbollit. Kthejuni menjėherė te barazimi dramatik 0-0 me Irlandėn nė Tiranė. Udhėtoni pėr te 2-1-shi i Dublinit po me Irlandėn, njė ndeshje e madhe e krejt Kupės sė Evropės me gjithė fatalitetin e minutave tė fundit. Zbrisni poshtė nė Gjenevė dhe kujtojeni paksa 3-2-ish e "Stade de Genéve" para gati 10.000 shqiptarėve tė Kosovės ku u pėrurua treshja simbolike e Kosovės, ajo Hasi-Dragusha-Cana. Dhe qėndroni nė mbrėmbjen e Stadiumit Kombėtar "Qemal Stafa" te 3-1-shi gjeorgjian, pėrcaktues pėr njė rritje.

Tė gjitha kėto sė bashku i vėjnė vulėn historike kėsaj pjesėmarrjeje, sė cilės gjermani ynė Hans Peter Briegel, njeriu qė solli Kosovėn nė Kombėtaren tashmą Mbarėshqiptare, qė i dha shtytjen pėrtėritėse asaj, qė i skicoi njė fytyrė mė moderne asaj, mė sulmese se asnjėherė, mė elastike se kurr mė parė, ėshtė padyshim protagonisti, i besueshmi me plot tė drejtė jo vetėm i atyre qė me mirėsi njohin llogjikėn e gjėrave, po dhe i Presidentit kėmbėngulės tė FSHF, Armand Duka, njeriu i cili mė fort se askush, pa u ndikuar nga pėshpėrimat e koridoreve, tė kafeneve, tė loterive, tė skutave tė TV-ve, tė pėrēmimeve e mėndjemadhėsive, tė boshėsive, tė shpifėsve, tė pseudogazetarisė, tė nėpunėsive tė dyshimta, tė tregėtarėve tė sportit e tė sportistėve, tė pseudoshoqėrive, tė pseudokulturės, tė posteve tė zėnė pa meritė, tė pronarėve qė nuk dijnė se ē'kulturė e mendim tė dyshimtė prodhon ndėrmarrja e tyre pėr opinionin publik, tė pagesave tė larta pėr punė mediokre, ky president besoi pra, te trajnerėt e shkollave tė huaja mė tė pėrparuara tė Evropės, e pse jo edhe tė Botės.

Dhe pėr fat, prap kemi ēka tė kujtojmė mė tej. Do tė kujtojmė edhe dy humbjet e rėnda,ato 1-4 nė Vollgograd me Rusinė dhe ate 0-3 nė Tbilis me Gjeorgjinė, qė prishėn ėndrrėn e mbrėmbjes sė paharrueshme tė Myftar Ēelės tė Stadiumit "Loro Boriēi" tė 23 marsit 2003, duke na lėnė pėr fatin tonė tė vogėl, tejet tė vogėl, nė vendin e 4-t, ndonėse nė njė grup tė hekurt, mė tė barazpeshuarin nė tė gjithė EURO 2004 ku pėr herė tė parė nė historinė e saj, Shqipėria iu mori pikė tė gjithė skuadrave dhe ndikoi aq fort nė forcėn e njė gare qė do tė mbetet dramatike deri nė ndeshjet e 11 tetorit pėr tė pėrcaktuar tė kualifikuarin pėr fundoret e EURO 2004! E pra, a nuk u prishėn ose rrezikohen tė prishen pas ngjarjeve tė sė mėrkurės sė 10 shtatorit, edhe ėndrrat mė tė bukura, madje tė njė Holande, tė njė Austrie, tė njė Hungarie, tė njė Polonie, tė njė Skocie, tė njė Ukraine, tė njė Kroacie, tė njė Belgjike dhe tė njė ish Jugosllavie? Dhe a megjithė mėnd ka naivė qė mendojnė se Shqipėria ėshtė mbi kėta?

Edhe pėr kėsisoj, Kombėtarja e Republikės sė Shqipėrisė, nuk ka arsye ta ulė kryet. Ndonėse do t'i duhet tė guxojė mė fort nė edicionet e ardhshme. Besojmė ende nė te! Ashtu siē beson edhe Hans Peter Brigel, i cili nė bisedimin e pėrvetėm qė pata me te nė mbrėmjen e asaj tė mėrkure, sa qe indiferent ndaj mungesės sė mikpritjes shqiptare tek ndonjė individ i papeshė, po aq ēmonte mikpritjen mbarėshqiptare, prej sė cilės e ka tė vėshtirė tė harrojė dhe tė shkėputet. Elvin Beqiri, Adrian Aliaj, Ervin Skela, Lorik Cana, Mehmet Dragusha ėshtė rinia e sjellur prej tij nė Kombėtare. Bie fjala, kėto dit nė bllokun e tij, ai mund tė shėnojė edhe njė tjetėr tė ri me emrin Jurgen Xhasula i Freiburgut, i cili mbush 18 vjetėt mė 5 dhjetor 2003, mesfushor shtatlartė 1.86 cm. - i pėrzgjedhur si njė nga 50 talentet e Bundesligės. Me siguri dhe jo vetėm ky.

Kjo emblemė rinore, e pėrkujtuar nga Hans Peter Briegel, ėshtė mbase arritja mė e madhe e Shqipėrisė, e cila sapo ka nisur pėrtėritjen. Por pa hequr dorė nga "veteranėt" ende tė freskėt. Ky po, ėshtė njė stil i njohur gjerman, qė nuk e mat aftėsinė thjesht me vitet qė ke, por nė forcėn qė zotėron, ēka e di mė sė miri edhe Hans Peter Briegel, i cili ka ende rrugė pėr tė bėrė me Shqipėrinė.

Trajnerėt e menēėm shqiptarė, prej tė cilėve pėr fat, sot pėr sot, asnjeri nuk po ia arrin qė tė paktėn fizikisht tė pėrgatisė njė klub shqiptar pėrsėmbari, qoftė pėr kampionatin kombėtar, qė ende nuk vrapon por ecė nė ndeshjet e tij tė pėrgjumura, e kuptojnė se ende nuk mund tė pretendojnė pėr tė rrėmbyer skeptrin e Trajnerit tė Kombėtares, pėrderisa nuk po japin prova qoftė dhe modeste me klubet e tyre. Ma merr mėndja se e kuptojnė qė kanė ende nevojė pėr pėrvojėn e Evropės Perėndimore, tė cilėn jo pėr fajin e tyre, nuk e kanė mbėrritur.

Tash e mbrapa edhe nė Shqipėri, me sa duket po ia mbėrrijmė qė askush nuk do tė mund tė emėrojė mė trajnerė tė Kombėtares pse don njė shok a mik i Partisė, pse kemi vendosur ne tė "klanit" nė kafe, se tė ka mik njė shtetar, se dikush tė bėn ty publicitet nė gazetė, se ti ke qenė edhe mė parė, se klubi yt ėshtė i pari apo i dyti i Shqipėrisė apo se "e kemi nė dorė ne kėte punė".

"Fenomeni Briegel" apo dhe "Dossena" janė diēka e re nė historinė e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė Kupėn e Evropės dhe tė Botės. Eshtė themelimi i Institucionit tė Rėndėsishėm tė Trajnerit Modern tė Kombėtares pėr garat e mėdha, guri i parė i tė cilit nga FSHF dhe Presidenti i saj Duka, sapo u vu. Duan apo s'duan "shakllabanllėqet" e futbollit a tė sportit nė Shqipėrinė thuajse krejtėsisht tė loterizuar nė sportin mė popullor. (Pėr kulturė "shkallabąn", sipas orientalistit tė madh Tahir Dizdari, fjalori unikal i tė cilit sė shpejti publikohet, do tė thotė: "Njeri qė s'i prįnė goja kurr, fjalaman, llomotitės; nė Berat i thonė sdėrranuk; nė italisht "ciarlone", "chiachierone"; kėshtu edhe nė fjalorėt e Kristoforidhit, tė "Bashkimit", Busettit, Cordignanos, Leottit, Gazullit; nė turqisht prej nga vjen ėshtė "saklabąn").

Fjalėt e pakta e mendt nė krye, "fenomeni Briegel" apo dhe "Dossena" sapo ka sjellė edhe nė Shqipėri pėrvojėn e re, tė panjohur madje, pėr emėrimin e njė trajneri pėr Kombėtaren. Tash e mbrapa mendja tė thotė se do tė ketė parametra tė tjerė, ku natyrisht i pari do tė jenė rezultatet e arritura. Pėr kėte besoj se do tė ketė mirėkuptim edhe me trajnerėt shqiptarė, tė cilėt sido qė tė vijnė punėt, nė kohėn dhe vendin e duhur, pikėrisht ata do tė mund tė jenė trajnerė tė Kombėtares. Le tė presin edhe pak. Durim. Do tė vijė edhe radha e tyre.

Me ndershmėri ne nuk e kemi nė dorė ta largojmė trajnerin evropianoperėndimor, nė kėte rast Hans Peter Briegel, trajnerin mė tė suksesshėm prej tė 13-tėve tė deritanishėm tė Shqipėrisė tash 40 vjet nė turnetė kualifikues tė Kupės sė Evropės dhe asaj tė Botės. Ai vazhdon tė qėndrojė nė krye nė renditjen tonė tė suksesit, sipas 8 treguesve statistikorė tė arritjeve tė njohura tashmą te Kėqyrja e "Futbolli Shqiptar -MAGAZINE".

Midis kėtyre 8 treguesve, Hans Peter Briegel fiton vendin e parė nė Treguesin Nr. VI, ate tė golaverazhit mė tė mirė (9-10), ēka pėr njė trajner qė e ka drejtuar Kombėtaren nė 6 ndeshje e lart, pėrbėn njė ndėr arritjet mė absolute nė historinė e Kombėtares, pra me vetėm -1 gol pėsues. I afrohet disi vetėm golaverazhi i Zhegės (5-10), ndėrsa trajnerėt e tjerė tė mbi 6 ndeshjeve tė drejtuara, janė tepėr larg. Kjo barazpeshė e gjermanit midis shėnimit dhe pėsimit tė golave, nuk ėshtė parė asnjėherė nė historinė e Kombėtares dhe ai qė e di se thelbi i futbolli nė fund tė fundit, ėshtė raporti i golave tė shėnuar me ato tė pėsuar, e kupton mė sė miri rritjen.

Briegel ėshtė njė prej fituesve tė vendit tė parė edhe nė Treguesin V, atė tė fitoreve tė arritura (2). Por ai ėshtė i dytė nė 4 tregues: nė Treguesin II (ndeshjet e rralla), nė Treguesin III (pėrqindja e suksesit), nė Treguesin IV (mesatarja e pikėve pėr ndeshje), nė Treguesin VII (pėrqindja e fitoreve) - ēka i jep njė epėrsi tė dukshme pėrballė 12 trajnerėve tė tjerė, tė cilėt nuk ia arrijnė tė kenė barazpeshėn e kryesimeve tė larta nė tė 8 treguesit, siē e ka Briegel. Kjo i jep gjermanit vendin e parė, nė Renditjen e Pėrgjithshme tė Kėqyrjes sonė Historike, duke e bėrė tė jetė deri mė sot, Trajneri mė Rezultativ i Kombėtares sė Shqipėrisė.

Tek janė pra, tė 13-tėt, sipas asaj ēka kanė arritur nė 40 vjet pjesėmarrje tė Shqipėrisė nė Evropė dhe Botė, nė renditjen e 8 treguesve tė "Trajnerit mė rezultativ":

1. Hans Peter BRIEGEL 21

2. Ilia SHUKE 31

3. Neptun BAJKO 35

4. Zyber KONĒI 37

5. Astrit HAFIZI 39

7. Loro BORIĒI 49

Shyqyri RRELI 49

9. Medin ZHEGA 52

Giuseppe DOSSENA 52

10.Bejkush BIRĒE 53

11.Agron SULAJ 69

12.Myslym ALLA 70

13.Sulejman DEMOLLARI 73



Atėherė?

Pėr fat, nė Shqipėri pėr shkak tė loterizimit dhe shpesh tė mungesės sė qytetarisė, ende rrezikon tė humbasė kuptimi i lartė sportiv, pra edhe i tė vėrtetave tė sportit mė popullor, futbollit. Do ta mbyll me thėnien emblematike tė njė kritiku, Francesco Merlo:

"Njerėzit besojnė te sporti si njė metaforė e jetės, sepse sporti ėshtė lufta pėr jetėn me armė tė tjera, dhe tė flasėsh pėr sportin ėshtė si tė tregosh pėr jetėn, qė nuk ėshtė politika e moskuptimit, as kultura e tė privilegjuarve. Sporti mplekset me fatet e vėrteta, ėshtė materia e thjeshtė dhe e vėshtirė njėkohėsisht, ėshtė forcė morale, njė roman popullor, ėshtė bota e ndjenjave, njė botė qė ndėrtohet dhe qė kurr nuk shkatėrrohet, as dhe prej vdekjes".

Nė kėte sport qė Kombėtarja e Shqipėrisė kėrkoi tė hyjė mė fort se asnjėherė tjetėr, shpresojmė dhe besojmė ne.

Besnik DIZDARI .
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim