Endra me e keqe qe kam pare...
Ishte para ca kohe, ndoshta para dy vjetesh.
Pash sikur isha ne Senatorium ne Tirane. Arsyeja ishte se babai ishte shume semure. Nje parandjenje qe fundi i tij po afronte. Trupi dridhej i gjith nga frika dhe djerse akull te ftohta buronin ne trup. Fus doren ne xhep dhe nxjer paketen te mbysja ne tym hallin tim. Papritur degjohet zilja e telefonit dhe me nxitim e hapa duke shpresuar se do kishja ndonje mbeshtejte nga dikush pasi ishim vetem. Por jo... Ne telefon po hahaniteshin dy vajza, dy kafshe te epokes se re. Filluan duke qeshur biseden dhe sado qe periqesha te shpjegoja qe bota po rotullohesh nga e kunderta per mua ne ato momente kafshet vetem donin te talleshin dhe te ndjeheshin mire. Biseda ndermjet njeriut dhe kafsheve mbaroi dhe u struka serisht nen hijen gri te nje qielli Dhjetori. Shiu filloi te binte dhe u ktheva serisht brenda duke pare babain tim qe renkonte ne krevat. Njeva dhimbje dhe urrejte qe te kisha ne dore mundesine do shkateroja gjith boten. Me vinte te ulerisja si i mare ne koridoret e spitalit duke akuzuar veten... ne te gjithe per ate qe po ndodhte. Dhe ndodhi. U fishk nje lule para kohe, perendoi nje djell para se te lindte. Iku. Nat e gjate. Trupi i lodhur kerkoi qetesin e endrave pertej endrave. Nje dit e re gdhiu, por, asgje nuk ishte ender.
Perse duhet te kem ne mendjen time nje ender te keqe, kur realiteti eshte endra me e keqe.
__________________ Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij |