KOMBETARJA :
Drama tronditėse nė dy akte e Kombėtares
Endrra e shuar e njė mbrėmjeje tė pranverės...
* Kur Kombėtares i mungojnė pesė titullarė: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duro!
* Dhe jo vetėm kėta!
Ka qenė si njė prelud simfonie. Ka qenė njė mbrėmje e pranverės. 29 mars 2003. Nė Shkodėr. Vepra e fundit e presidentit tė vrarė tė Vllaznisė, Myftar Ēela, njeriu qė e thirri Kombėtaren e Shqipėrisė pėr tė triumfuar mbi njė prej mė tė mėdhenjve tė Evropės, Rusisė gjigante. Ishte 3-1 pėr Shqipėrinė e vogėl. Mbrėmja fantastike e Stadiumit "Loro Boriēi". Endrra e njė mbrėmjeje tė pranverės. Mandej, kur ka ra nata ēuditėrisht e gjatė e atij marsi mbi Qytetin e Veriut qė festoi gati deri nė mėngjez, mbėrriti dita e kthjellėt dhe realiteti i mveshur gjithnjė me ekstazėn e njė ėndrre, qė nuk u bė kurr realitet.
Pesha e atij 29 marsi 2003 nė tė vėrtetė u ndie edhe dy herė tė tjera mbi supet hijerandė tė dy stadiumeve modernė tė Evropės, atij "Landsdowne Road" tė Dublinit dhe atij "Stade de Genéve" tė Gjenevės. Ajo desh tė shndėrrohej nė realitet. Thuajse ia arriti teksa tronditi pėr 90 minuta krenarėt e Evropės pranėbritanike dhe asaj alpine zvicerane. Prej Shqipėrisė sė vogėl. Pėr tė cilėn fati mbeti po i vogėl. Qenė dy humbje magjithate, dy dėnime tė pamėshirshme dhe ndoshta jo aq tė drejta. U duk sikur ėndrra dhe realiteti po mplekseshin midis vedi nė njė luftė dinake, tė fshehtė, enigmatike. Ndėrkaq, nė mbrėmjen e sė shtunės tė 6 shtatorit 2003, nė Stadiumin "sovjetik" tė Gjeorgjisė, papritmas lufta mbaroi. Triumfoi ėndrra qė nuk u bė njė realitet. Dhe?
"Lufta pėr vendin e fundit!"
Titulli im i vjetėr, i konsumuar, tė cilin jam i detyruar ta nxjerr nga arkivi. Pėr Kombėtaren e Shqipėrisė nuk ka njė simfoni. Ka vetėm dramė. Kėsaj radhe me dy akte. Njėri u luajt nė Stadiumin "sovjetik" "Paichadze" tė Tbilisit. Akti tjetėr do tė luhet nesėr nė atė "Qemal Stafa" tė Tiranės. Do t'i ndjekim hap pas hapi zhvillimet e kėsaj drame pėrmes ngjarjeve tė kėtyre dy akteve.
Akti i parė: nė Tbilis, Gjeorgjia - Shqipėria 3-0!
Nuk ėshtė hera e parė qė Shqipėria kalamendet nė ėndrra tė bukura futbolli. Mė 1965 ajo ka barazuar 1-1 me Irlandėn e Veriut tė George Best tė 'Manchester United'. Dhe mandej ka shkuar dhe ėshtė shkatėrruar 6-0 nė Gjermani. Mė 1967 ka barazuar 0-0 me Gjermaninė e Helmut Shenit dhe mandej pėr tre vjet rresht shteti i vet nuk e ka lėnė as tė luajė dhe as tė ėndėrrojė. Mė 1971 ka fituar 3-0 me Turqinė, po pas saj ka humbur 4 herė rresht. Kur ka filluar mė 1980 me fitoren 2-0 kundėr Finlandės, mandej ka humbur 9 herė rrjesht! Mė 1985 pasi ka barazuar 2-2 me Poloninė e Bonjekut dhe ka fituar 2-0 me Belgjikėn e Schifos, flatrat e saj janė shpalosė nė ėndrrėn mė tė bukur tė futbollit, ēka mund ta ēonte deri nė finalet e Meksikės. Por mbas saj ka shkuar dhe ėshtė shkėrmoqur 2-0 nė "Olimpikun" e Athinės. Qysh atė ditė, pėr njė kohė tė gjatė, Shqipėria nuk ka pasė mė ėndrra. Derisa te e vona shfaqen si me magji ajo e Hannoverit 3-4 me Gjermaninė mė 1997 dhe ėndrra nordike e Norvegjisė, 2-2 mė Oslo mė 1998, me golat vrasės tė minutave 90 apo 88!
Dhe pas pesė vjetėve nė njė realitet tė ftohtė akull, vjen ėndrra e fundit, ajo e 29 marsit 2003 nė Shkodėr e cila i blatoi Kombėtares stadiumin dhe publikun fantastik qė i mungonte. Dhe Shqipėria - Rusia 3-1 nėn interpretimin teutonik tė njė gjermani me vėshtrimin si tė personazheve tė dramave "tragjike" tė lashtėsisė: Hans Peter Briegel!
Dhe vetėm kaq deri tė shtunėn e 6 shtatorit 2003, kur Gjeorgjia, e cila ka fituar 5 herė ndėr 6 ndeshje me Shqipėrinė, shkatėrron ėndrrėn dhe i rikthen shqiptarėt nė realitetin e tyre: 0-3! Shqipėria ka humbur 37 herė me 3-0 e pėrtej!
Ky ėshtė akti i parė i dramės mė tė fundit tė Kombėtares shqiptare. Zhvillimet dramatike tė saj qenė tejet tė shpejta dhe konflikti u zhvillua menjėherė, brenda 40 minutash: nga minuta 9 te ajo e 42-tė. Kėtij akti nuk mundi t'i bėnte ballė asnjė personazh i Kombėtares Shqiptare. Ngaqė pėrveē tė tjerave, dramės iu mungonin jo pak por plot pesė personazhe tė ėndrrės sė Shkodrės: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duron! Dhe ndoshta ajo ēka po shihej nė skenėn e ftohtė, thuajse me njė dekor vetėm bardhezi tė Tbilisit, nuk dukej tė ishte mė njė konflikt. Ishte njė lloj dorėzimi spektakolar pėrballė kushteve qė i vinin pėrpara pa mėshirė personazhet kundėrshtarė tė Gjeorgjisė. Ndonėse Shqipėria kishte nė stadium futbollistė profesionistė tė Evropės, tė cilėt nuk ishte hera e parė qė papritmas shndėrroheshin nė amatorė tė Shqipėrisė.
Nuk mund tė harroj diēka qė kam parė nė mjedisin e Hotelit "Movenpick" tė Gjenevės para ndeshjes me helvetikėt. Njė zhurmė dhe eufori e paparė, njė lėvizje e marramendje, njė mpleksje me tifozė, lojtarė, trajnerė, zyrtarė. Njė zhurmė e panevojshme dhe shpengim tipik ballkanik. Nė fund tė hollit trajneri Briegel dhe ndihmėsi i tij Roos tė ulur, disi tė vetmuar, disi tė pafuqishėm. Kam ikur shpejt, i vetėm, dhe kam gjetur njė restorant tė qetė nė njė vilė ēuditėrisht modeste, por plot gjelbėrim tė rrethinave tė Gjenevės. Skuadra vinte nga ndeshja e mrekullueshme e Irlandės. Qė nė fund tė fundit, kishte qenė njė humbje. Dhe shkonte tek ajo po aq e mrekullueshme e Zvicrės, qė po ashtu kishte qenė njė humbje.
Nga ēka vinte ky mjedis i zhurmshėm para ndeshjes? Prej euforisė? Prej vetėkėnaqėsisė? Dhe mandej ndeshja e madhe e "Stade de Genéve". Dhe humbja thuajse e pamerituar. Prej fatit? Prej ligjit tė mė fortit?
Dhe prej kėtej drejtpėrsėdrejti te melodramat e Bullgarisė (0-2) dhe asaj tė Maqedonisė (1-3) pėr tė mbėrritur te drama e pamėshirshme e Tbilisit.
Kurrsesi njė profesionist nuk mund tė sillet asisoji, siē u sollėn me radhė nė Tbilis protagonistėt tonė, prej njė Geri Ēipi e deri te njė Ervin Skela e Alban Bushi. Dhe 3-0 prej Gjeorgjisė, e cila nė renditjen e FIFA-s zė vendin e 91-tė, pra 2 shkallė mė poshtė se Shqipėria! Kjo ėshtė drama mbi rezultatin e sė cilės mė fort se asgjė, mė duket se qėndron shkėrmoqja e Kombėtares, mungesa e reagimit, nė mos gabofsha, deri edhe "indiferentizmi" ndaj njė detyre qė papritmas tė duket se nuk ėshtė e jotja.
Ky qe akti i parė i dramės mė tė fundit shqiptare tė Kombėtares sė futbollit, qė e ēoi ate menjėherė nė vendin e fundit nė Grupin 10 tė EURO 2004, ndonėse deri nė orėn 20.00 tė mbrėmjes sė Tbilisit, tė paktėn teorikisht, ende ishte pretendente pėr vendin e dytė nė grup, arritje qė do tė mund ta ēonte deri nė Play - off, ndonėse kishte zhvilluar ndeshje tė shkėlqyera, ndonėse Portugalia e fuqishme e kishte thirrur pėr njė ndeshje miqėsore, ndonėse kjo ishte skuadra kombėtare mė e fortė nė barazpeshėn e saj tekniko-fiziko-taktike, qė Shqipėria kishte patur ndonjėherė.
Ishte Shqipėria e parė, e cila nė ndeshjet kualifikuese tė njė Evropiani e Botėrori u drejtua nga dy trajnerė tė huaj qė vinin nga shkollat mė tė pėrparuara evropiane, siē janė ajo italiane dhe gjermane. Dhe qė pėrfundon me dramėn e kėtyre dy akteve tė funndit qė japin verdikte tė pamėshirshme. Dhe pyetjet qė vėrshojnė:
- Pse nuk desh tė luante Shqipėria nė Gjeorgji?
- A e shkatėrruam ne Briegelin e Gjermanisė apo na shkatėrroi ne Briegeli i Gjermanisė?
- Mos e kanė fajin paratė?
- Kur humb 5 herė rresht, ēfarė ka?
- Ēka na e prishi mė fort kėte Kombėtare tė bukur qė patėm?
- A do ta kemi pėrsėri?
Dhe... "Lufta pėr vendin e fundit?"
Shumė konkluzione do tė mund tė nxirren vetėm pas ndeshjes sė nesėrme, pasi tė marrim vesh nėse do tė jemi tė fundit apo tė parafundit, nėse do tė zhvillojmė njė ndeshje spektakolare apo drama me aktin e saj tė dytė do tė jetė po aq e pamėshirshme edhe mbrenda nė Tiranė.
Dhe vetėm mandej do tė mund tė flasim plotėsisht qartė, do tė mund tė konkludojmė se pėrse nė ndeshjen me Gjeorgjinė nuk patėm pesė titullarė tė famshėm tė ndeshjes me Rusinė, mungesa e tė cilėve doemos qė ka qenė vendimtare: Lala, Beqiri, Duro, Tare dhe Rraklli! Futbolli gjithmonė ėshtė i varur prej tė imtave tė tij. Dhe e them plot forcė konkluzionin e parė teknik: mungesa e kėtyre pesė titullarėve qe pėrcaktuese, jo thjesht nė humbjen dramatike me Gjeorgjinė, por mbi tė gjitha, nė vetė shkėrmoqjen e ėndrrės sė pranverės sė Shkodrės. Shqipėria ėshtė shumė e vogėl pėr tė rezistuar edhe me mungesa kėsisoji. Dhe pesė titullarėt e sensacionit me Rusinė, nuk munguan papritmas, por mospraninė e tyre e sollėn sa rastėsitė po aq dhe miqėsoret qė gjithmonė e shkatėrrojnė Shqipėrinė, duke ia humbur pėrherė bashkėsinė e mendimit dhe qėndrueshmėrinė e 11-shit titullar para ndeshjeve tė mėdha kualifikuese.
Mėnjanimi i Shqipėrisė nga ėndrra e njė kualifikimi tė mundshėm evropian, u realizua thuajse identik me ate tė 20 vjetėve mė parė nga mbrėmja vrasėse e Athinės. Kėsaj here qe mbrėmja shkatėrruese e Tblisit tė Gjeorgjisė. Atėbotė, teksa kam qenė i pranishėm nė Stadiumin Olimpik tė Athinės, gjej me kėte tė Tbilisit - ku nuk isha, por qė e pashė nė njė transmetim tejet amator nė TV - shumė gjėra tė pėrbashkėta: eufori, amatorizėm dhe pėr ēudi pak mendjemadhėsi, mandej frikė dhe pasiguri e gati indiferencė sė bashku. Madje qysh nga minuta e parė e deri nė fund. Dy ngjarjet nuk mė ngjasojnė vetėm nė njė dukuri: ata tė vitit 1985, ishin amatorėt profesionistė tė Tiranės, ndėrsa kėta tė 2003-shit janė profesionistėt amatorė tė Evropės, tė cilėt interpretuan mė keq se amatorėt e Tiranės. Nė aktin e parė tė dramės sė tyre ata nuk qenė personazhe, por figurantė.
Nuk e marrim mė mend se ēka do tė jetė akti i dytė i dramės sė tyre qė luhet nesėr mbrėma nė Tiranė. Vetėm mbasi tė marrim vesh pėrfundimet, zhvillimet apo verdiktet e tij, do tė mund tė gjykojmė mė nė imtėsi pėr gjithēka.
Tash pėr tash vetėm pėr njė gjė jemi tė sigurt: pėr shuarjen e ėndrrės sė njė mbrėmjeje tė pranverės, asaj tė 29 marsit 2003, vepra e fundit qė na la presidenti i paharrueshėm Myftar Ēela i Vllaznisė, njeriu qė e thirri Kombėtaren e Shqipėrisė pėr tė triumfuar mbi njė prej mė tė mėdhenjve tė Evropės, Rusisė sė dy kontinenteve...
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |