Shikoni Postime te vecuara
  #41  
Te vjeter 08-12-2004, 15:21
Minifotoja e anetarit Edra71
Edra71 Edra71 eshte Jashte Linje
Anetar/e
 
Reg: 08-12-04
Postime: 41
Kryesore

KompekajPer 25 copa :

3 filxhane caji me miell
1 filxhan me sheqer
2-3 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan caji me arra
7 kokrra veze
1 luge gjelle me kakao

Per shurupin duhen:

3 gota uji sheqer dhe 2,5 gota me uje

Kompekaj eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave , e shtruar me 5-6 peta byreku poshte e larte.Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 min qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesija e tepsise. Tepsia lyhet me gjalpe shtrohen mbi te dy pete te sperkatura me gjalpe, mbi te cilen hidhet mbushja nga brumi pandispanjes, i perzier me arra e kakao. Mbeshtillen enet e petave mbi mbushjen dhe shtohen 2 peta te siperme edhe keto te sperkatura mire me gjalpe.Siperfaqja lyhet me te verdhat e vezeve e eshte gati per pjekje.

Per sa i perket mbushjes ajo pergatitet ne kete menyre:

Vezet rrihen me sheqer, deri sa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hedhet pak nga mielli e perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere .

Kompekaj i pjekur pritet ne copa , ne masen e deshiruar, lihet te ftohet e mbas ne te hidhet shurupi i nxehte


Sufle pjepri

1 pjeper ( jo o madh)
1/4 l.akullore sipas shijes
100 grs.luleshtrydhe
1 gote liker
3 te bardha vezesh te rrahura fort dhe ne fund me sheqer


Ndajme pjeprin ne gjysem (ne gjeresi)dhe i presim nga pak fundin ne menyre qe te qendrojne ne tavoline.
Me nje luge i heqim tulin dhe e perziejme me lueshrydhet e grira , akulloren dhe likerin.
Mbushim pjeprin (qe zbrazem nga tuli) dhe i mbulojme me te bardhen e vezeve te rrahur
I fusim ne furre pr 1-2 minuta ne 180ºC dhe e servirim.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 00865m.jpg (9.0 KB, 10 vezhgime)
Pergjigjuni me Citim