
hej sa per informacion ,me duket se kan ngelur edhe keta konkurent apo jo:??
1:Gjergji
Gjergji ka kohe qe ka mbaruar shkollen e mesme dhe interesat e tij tani jane shume artistike tashme. Ka konkuruar ne emisione rinore per kercim, ka kenduar per shume kohe me nje grup Hip-Hop. Tani po pregatit grupin e tij personal e me vone do te perpiqet te nxjerre nje super album. I vetmi problem qe mbetet per t’u zgjidhur, eshte se Gjergji deshiron te shkruaje tekste kengesh hip-hop dhe rima nuk i vjen akoma sic duhet. Me nje te kaluar te vrullshme, me shume pesime qe tashme i jane bere mesime. Eshte shume i dashuruar. Thote se vajza me te cilen jane bashke prej shume kohesh eshte femra ideale per te, shkon aq larg sa do te kete nje femije me te.
Ngjyra:
E zeza
Artist tepreferuar:
2 Pack, Will Smith
Frike:
Nga vdekja
Shprehja me e perdorur:
a m’kuptove
Per Gjergjin, fama shkon dhe vjen, jeta mbi gjithshka.
2:Denisa
Denisa, eshte ne vitin e katert te shkolles se mesme private, “Vellezerit Gajtazi”. Ka nje moter dhe nje vella, me te medhenj. Familjaret e kane perkedhelur si me e vogla e shtepise, gje te cilen Denisa e shijon. Gjate diteve te javes ajo eshte nje vajze e thjeshte, qe shumicen e kohes e kalon me uniforme shkollore. Por ne fundjave Denisa behet vajza moderne, me shoqeri te madhe, qe kalon ore te tera ne lokalet me interesante ne Tinane. Ka 10 vjet diference me motren e madhe, megjithate raporti i tyre eshte me teper shoqeror se sa familjar. Ka enderr te behet diplomate e afte.
Ngjyra:
E kuqe
Artist tepreferuar:
Lenny Cratvitz, Brad Pitt
Frike:
Nga dentisti
Shprehja me e perdorur:
Nejse
Per famen nuk mund te thote asgje se nuk e ka njohur akoma. Ne rast se “Syri Magjik” do t’i dhuroje famen, atehere ajo do te na tregoje gjthcka mbi te.
3:Marsida
Marsida eshte senatore dhe zevendes/presidente e shkolles “Eqerem Cabej”. Nxenese e shkelqyer, me endrra te medha. Qe e vogel ka deshiruar te behej mjeke kirurge kur te rritej. Eshte singel per momentin, por ka shume shoke e shoqe. Megjthate shoqja me e mire eshte e motra e cila jeton prej disa vjetesh ne Londer, qytet te cilin Marsida adhuron dhe do te donte te rikthehej shume shpejt atje. Megjithese e zgjuar e me vullnet Marsida ka nje ndjenje te forte pasigurie per te ardhmen.
Ngjyra:
Blu
Artist tepreferuar:
Sean Paul, Brad Pitt
Frike:
Nga akrepet
Shprehja me e perdorur:
Do te deshironte te kishte nje njeri ideal prane saj, me shume fat dhe nje te ardhme te sigurt.
4: Orinda
Orinda eshte ne vit te dyte te Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane dega Italisht. Ka nje vella binjak me te cilin nuk ngjan pothuajse fare. E qete, e matur me ide shume te qarta per moshen e saj te re. Ka nje te dashur, por ky raport nuk eshte impenjativ per Orinden e cila di te racionoje me se miri deshirat dhe ndjenjat. Do te deshironte te mos ishte kaq indiferente, por kjo eshte pjese e karakterit te saj dhe nuk nderohet lehte. Do te deshironte te jetonte ne vendet e ftohta nordike te cilat i pershtaten me natyren e saj te paster e te ftohte. Endrra e madhe e Orindes eshte te behet stiliste nje dite.
Ngjyra:
Blu
Artist tepreferuar:
Beatles
Frike:
Nga Insektet
Shprehja me e perdorur:
ishte batute
Per Orinden fama eshte nje beteje qe duhet fituar.
5:Redi
Redi, studion ne Universitetin e Drejtesise ne Tetove dhe po pergatitet te behet nje avokat i afte per te mbrojtur ligjet qe cdo dite shkelen ketu ne Shqiperi, duke plotesuar keshtu deshiren e nenes se tij. Ka nje pasion shume te forte per Play Station dhe kalon shume ore duke luajtur me te. Rekordin e ka thyer kur nuk ka arritur te shkeputet nga Play Station per 48 ore te tera dhe ka jetuar vetem me kafe. Per hir te ketij pasioni nuk eshte korrekt me shoket apo dhe me te dashuren. Eshte njohur me te gati dy vjet me pare. Thote se e do shume dhe momentet me te bukura i ka kaluar me te. Do te jetonte vetem ne Shqiperi sepse ky eshte dhe “risku” i tij.
Ngjyra:
Blu
Artist tepreferuar:
Eminem, Brad Pitt
Frike:
Vetem nga vetvetja
Shprehja me e perdorur:
O plako
Ne jeten e tij mund te ndryshonte shume gjera por mendon se eshte me mire keshtu, Redi ka qene, Redi eshte dhe Redi do te jete.