Kėshtjella Egeskov Kėshtjella Egeskov, perla e epokės sė Rilindjes...
Kėshtjella Egeskov, nė mes tė njė liqeni tė vogėl,me urėn lidhėse, ėshtė njė perlė e epokės sė Rilindjes, e ndėrtuar nė vitin 1554. Egeskovi, i njohur dhe si pylli i dushqeve ėshtė rezidenca e mijėra drurėve tė lartė. Parku qė rrethon Kėshtjellėn, prej 15 hektarėsh, ėshtė dizenjuar nė mesin e viteve 1700 ku gjenden drurė ahesh shekullorė, si dhe kaēube tė qethura nė forma tė ndryshme e kopshte tė projektuara dhe dizenjuar bukur. Ambientet e brendshme tė kėshtellės janė tė gjitha tė mobiluara me pajisje antike. Nė njė galeri tė veēantė janė tė arkivuara armė gjahu, trofe tė periudhave tė mėdha.Gjithashtu dyshemeja ėshtė antike muzeale, e cila i pėrket njė periudhe para 300- vjeēare. Duke u nisur nga Odensa, pjesa veriore e Fune-it, nė kėshtjellėn Egeskov, shkohet me tren. Nė Hollin e Banketit, pas restaurimit, nė vitin 1975, ēdo verė janė zhvilluar koncerte tė mėdha dhe, qė nga viti 1986, Holli, e shumė dhoma tė tjera tė Kėshtjellės qėndrojnė tė hapura nė sezone turistike. Historia e Egeskovit.
Kėshtjella Egeskov, e ndėrtuar nga Frands Brokenhuss, ėshtė pėrfunduar mė vitin 1554. Vite mė parė Franz Brokenhuss ishte martuar me An Tinhus, trashėgimtare e fermės ku ndodhet sot kėshtjella dhe parku madhėshtor dhe nė kėtė kohė, nga qarqet politike u lejua qė tė ndėrtoheshin shtėpi sa mė tė mbrojtura, nė formėn e kėshtjellave dhe Frans Brokenhus nuk bėri pėrjashtim. Ai e ndėrtoi kėshtjellėn e tij nė mes tė liqenit. Sipas legjendės, kishte aq shumė dushqe, saqė dukej si njė pyll i tėrė. Kėshtjella Egeskov ngrihet nė mes tė njė hapėsire 1100 ha tokė, nga tė cilat rreth 20 ha zė kėshtjella dhe parku. Vendndėrtimi i Kėshtjellės.
Kjo ndėrtesė qė duket e heshtur dhe idilike, mikpritėse e shumė vizitorėve, ėshtė ndėrtuar pėr qėllime mbrojtėse. Ėshtė e pėrbėrė nga dy shtėpi tė mėdha, tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn nga njė mur i trashė I dyfishtė. Shtėpia e parė ėshtė braktisur, ndėrsa shtėpia e dytė qėndron nė njė formė tė mirė dhe me shumė interes pėr vizitorėt. Muri lidhės ėshtė kaq i trashė saqė i fsheh shkallaret si dhe krijon njė siguri tė lartė nga uji gjatė njė rrethimi apo rritje e nivelit tė tij. Muret e jashtme kanė njė ndėrtim prej suvaje tė fortė dhe tė mbushur me frėngji, ku nė raste luftimi, mund tė mbroheshe dhe tė luftoje qė nga kėshtjella. E vetmja mundėsi pėr tė hyrė nė Kėshtjellė ėshtė nėpėrmjet urės lėvizėse. Kėshtjella ka gjithsej 66 dhoma, 6 banjo si dhe 200 dritare. Kėshtjella numėron gjithsej 171 dyer tė brendshme tė saj. Thellėsia maksimale e pellgut qė rrethon kėshtjellėn ėshtė rreth 5 metra dhe gjithsej janė tė ndėrtuara 4 labirinte. Muret e jashtme tė saj, janė tė restauruara qė para 270 vitesh dhe kanė njė trashėsi prej 8 metrash. Tė punėsuarit qė kujdesen pėr mirėmbajtjen e ambienteve, tė kėshjellės, si dhe pėr parkun turistik shėnojnė shifrėn 80 vetė. Gjatė 400 vjetėve tė fundit, familje tė ndryshme kanė jetuar nė kėshtjellėn Egeskov. Nė vitin 1784, Egeskov iu shit Henrik Bille, pasardhėsit e tė cilit jetuan aty deri nė fund tė jetės sė tyre. Nė vitin 1883, Julius Ahleeldt- Laurvig- Bille u largua nga Egeskovi dhe gjatė kėsaj kohe kėshtjella, dhe kėtu u restaurua nga arkiteki suedez , Hego Zettervalli, i cili ndryshoi dhe i dha pėrmasa mė tė mėdha ēatisė, rregulloi kulmet me majė tė saj dhe frėngjitė, si dhe ndėrtoi kabinėn e portierit, nėpėr tė cilėn kalohet pėr tė vizituar kėshtjellėn. Nė kėtė periudhė, kėshtjellės iu dha njė modelim i ri, modern si dhe u ndėrtua njė stacion hekurudhor nė Kvaerndrup, gjė qė krijoi mundėsinė bazė, pėr ta bėrė Fermėn e Egeskovit njė fermė moderne siē ėshtė sot. Parku i Egeskovit
Parku i madh dhe i larmishėm qė rrethon Kėshtjellėn ėshtė njė monument mė vete, qė frekuentohet nga turistė dhe vizitorė tė shumtė. Qė nga viti 1959, kur u bė restaurimi historik i pjesėve tė tij, ka mbetur i pandryshuar. Parku i madh, rreth 36 akra, ka qėnė i hapur pėr vizitorėt qė nė kohėt qė s mbahen mend. Dizenjimi i tanishėm i kopshteve ėshtė bėrė nė kohėn e Niels Krag, i riu, i cili nė vitin 1730, realizoi Kopshtin francez, me njė simetri mjaft tė qartė, rrethuar me gardh dhe rrugica qė kufizoheshin nga ahet (drurė), shkoza dhe pemė limoni. Nė dekadat e fundit, kopshti ėshtė mbingarkuar. Nė vitin 1962, nė hyrje tė kopshtit francez, arkitekti francez, Duprat, krijoi pamjen qė ka edhe sot, Koptshin e Rilindjes , me shatėrvanė, rrugė tė shtruara, anėt e tė cilave janė tė rrethuara me gardh luleje tė gjelbėrt ku janė qethur kaēube, skicuar figura tė kafshėve dhe shpendėve tė ndryshėm si dhe piramida. Nė periudhėn e pranverės dhe tė verės nė parkun e Egeskovit, rriten dhe zhvillohen rreth 75 lloje tė ndryshme speciesh tė rralla si nga ngjyrat ashtu dhe nga lloji. Nė dimėr, ato mbahen nė sera. Nė anėn veriore tė kėtij seksioni gjendjet Kopshti i Parkut (Kuzhina e Parkut) i cili ka ekzistuar qė nga shek. 17-tė, nė kohėn e Christian IV. Ėshtė njė nga kopshtet mė tė mėdhenj dhe tė mė tė bukur tė Europės, qė pėrmban tė gjitha gjėrat e nevojshme dhe tė dobishme pėr kuzhinėn e njė shtėpie tė madhe, siē janė perime qė gatuhen, lule tė ndryshme zbukurimi dhe lloje tė ndryshme ēajrash. Janė tė gjitha prodhime biologjike tė pasura dhe kultivime natyrore, - krejtėsisht tė zhvilluara pa kimikate. Gjithashtu, nė pjesėn veri-perėndimore tė parkut, ndodhet Kopshti anglez, me njė gjelbėrim tė lartė dhe pemė tė larta tė cilat pasqyrohen nė liqenin pėrreth kėshtjellės. Egeskov rose,- Trėndafilat e Egeskovit, njė park ku rriten dhe kultivohen trėndafila tė shumėmėllojshėm. Parku i Kafesė, si dhe shumė parqe tė tjera tė njohura pėr nga rėndėsia dhe bukuria e tyre. Ndėr tė tjera, parku i Egeskovit ėshtė ndėr parqet mė tė njohura prej shekujsh qė i mahnit vizitorėt. |