Jeto njė jetė tė mirė! Tė gjithė ne dėshirojmė jetė tė mirė pa halle, shqetėsime e probleme. Po si ėshtė ajo jetė? Njė ditė Ibrahim Ed`hemi ishte me disa vėllezėr tė tij musliman dhe ishin duke ngrėnė ushqim ndėrsa iu drejtua duke iu thėnė: O vėllezėrit e mi sikur ta dinin sundimtarėt e fėmijėt e tyre se ēfarė jete tė mirė po jetojmė dhe ēfarė kėnaqėsie po ndiejmė nė adhurimin tonė ndaj Krijuesit Bujar, do tė donin tė na e merrnin atė qoftė edhe me armėt e tyre.
Shumica e njerėzve sot mendojnė se jeta e mirė ėshtė nė tė qenurit milioner apo nė tė pasurit shumė gra apo nė tė shėtiturit nėpėr botė apo duke ndėrtuar pallate apo duke patur shumė fėmijė apo duke bėrė mėkate me alkool, imoralitet e gjėra tė tjera qė ia ka qejfi epshit. Oh sa i mjerė ėshtė ai qė kėshtu mendon
Allahu I Lartmadhėrishėm paralajmėron: Kush ia kthen shpinėn dhikrit(Kuranit) Tim do ti japim atij jetė tė ngushtė (plot halle, vėshtirėsi, tė parehatshme) dhe do ta ngjallim Ditėn e Kijametit qorr (tė verbėr). (TaHa:124).
A nuk e sheh se Allahu I Lartmadhėrishėm tha se edhe mėkatarit do ti japė jetė, por ēfarė jete? Do ti japė jetė plot shqetėsime. Atėherė pra ēfar ėshtė jeta e mirė? A me tė vėrtetė mendon se e din? Si jetohet pra ajo jeta e mirė me pasuri apo me dashuri? Jeta e mirė jetohet kur tė adhurosh sinqerisht Zotin tėnd. Po, po, kur ti falėsh dy rekate namaz pėr TĖ.
Njė djalosh besimtar i mirė ishte shumė i varfėr dhe shpesh nuk kishte ushqim tjetėr pėrveē se bukė me vaj. Por ai shpesh recitonte duke thėnė: Nė dunja kam veē bukė me vaj, shpresoj tek Allahu shpėtim pastaj.
Kur tė lexosh kėtė shembull, mendo hallin e shumė njerėzve sot
.
Allahu I Lartmadhėrishėm thotė:
e nėse do ti numėronit dhuntitė e Allahut ndaj jush nuk do tia arrinit dot. Me tė vėrtetė njeriu ėshtė pėrbuzės e mohues i tė mirave. (Ibrahim:34)
Po, me tė vėrtetė njeriu ėshtė pėrbuzės. Sot dikush ka shtėpi nė tė cilėn flen, ka makinė me tė cilėn lėviz, ka pasuri nga e cila ushqehet, ka grua e fėmijė e pastaj thotė: bėjmė durim nė caktimin e Allahut. Po a nuk e sheh ai se Allahu I Lartmadhėrishėm ia ka dhuruar tė gjitha dhe e ka kursyer nga sprova? A mos ėshtė kjo njėlloj mohimi i mirėsive tė dhėna prej Tij? O njeri! Ti a nuk je duke e parė se sa i pasur je? A don tė jetosh jetė tė mirė? Mos u mėrzit o robi i Allahut! Provoje njėherė tė shkosh nė njė nga shtėpitė e Allahut tė Lartmadhėrishėm, nė errėsirėn e mėngjesit apo tė mbrėmjes; hape Kuranin, harroje dunjanė pėr ato pak minuta me gjithė qė ka ajo. Lexo, lexo me kujdes, me gjuhė edhe me zemėr, pėrmende Allahun e Lartmadhėrishėm -Bujar e Fisnik.
Pastaj pyete veten a gjete kėnaqėsi nė kėtė vepėr tė dashur pėr Krijuesin Fuqiplotė?
Shpresoj qė po. E nėse jo, dije pra se ti je shkaku i humbjes apo i mosgjetjes sė kėsaj kėnaqėsie! Ti me mėkatet e tua po ndalon veten nga kėnaqėsia nė punė tė mira! Pastaj pyet dikush: zemra nuk po mė qetėsohet, kam shumė halle, pse kėshtu?
Dikush e pyeti nė telefon njė mik tė tijin qė bėnte mėkate haptazi e i tha:
Pashė Allahun, sot ke bėrė gibet, ke
ke
mė thuj a gjete rehatinė e shpirtit? Tė mė pėrgjigjesh drejtė, e mos mė gėnje!? Ai iu pėrgjigj: jo!
Dikush shkoi tek njė dijetar dhe e pyeti: Nuk di ēfarė kam, jam nervoz, i shqetėsuar, shtėpia nuk mė pelqen, as kur jam me fėmijėt nuk mund tė gjej kėnaqėsi!
Dijetari i tha: A mos je i varfėr?
Ai u pėrgjigj: kam pasuri qė sia di fillin e fundin!Subhanallah!
Allahu thotė: mos tė tė ēuditė ty pasuria dhe fėmijėt e tyre! Allahu don vetėm ti dėnojė me to nė dunja (Teube:55)
Ēfarė dallimi ka kjo gjė nga ajo qė na tregon Pejgamberi, alejhis-selam: Tė them Subhanallah, Elhamdulilah, La ile he il Allah, Allahu ekber ėshtė mė e dashur pėr mua se ēdo gjė mbi tė cilėn lind dielli,
Dhe ajeti:
Ata burra dhe ato gra qė shumė e pėrmendin Allahun, Ai u ka premtuar atyre falje gjynahesh dhe shpėrblim tė madh (Ahzab:35)
Don jetė tė mirė? Le tė jetė pra gjuha jote e lagėt nga tė pėrmendurit Allahun.
Pejgamberi, alejhis-selam, flente nė njė shtrat prej kashte, vendoste dy gurė nga uria nė barkun e tij dhe qante.
Tregon Bilali, radijallahu anhu, se hyri tek Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi te, ta thėrrasė pėr sabahun dhe e gjeti duke qarė. A mendon ti se ai ka qenė i palumtur apo se ka dalė nga kjo dunja pa ndjerė kėnaqėsi nė tė? Jo asesi! Ka qenė i kėnaqur dhe Allahu ia zgjeroi gjoksin dhe ia mblodhi dunjanė para duarve tė tij. Ate, alejhis-selamin, e mohuan mushrikėt! I bėnė bllokadė, e lanė pa ushqim, e gjuajtėn me gurė, e nxorrėn nga Meka, ia thyen dhėmbin, ia shpuan faqen dhe iu mbushėn sandalet me gjak, shpifėn kundra familjes sė tij dhe ai ishte i rehatuar dhe i tha Omerit, radijallahu anhu, A nuk je i kėnaqur ata mosbesimtarė ta kenė dunjanė e ne ahiretin?
Allahu thotė Ahireti tek Zoti yt ėshtė pėr tė devotshmit (Zuhruf:35)
Sot ka prej muslimanėve injorantė qė kėrkojnė fetva qė tė konsiderohet i shpėtuar ai qė kryen vetvrasje! Jo, asnjėherė! Nė zjarr do tė jenė!
Po a e dini pse duan ta bėjnė kėtė? A e vret veten ai qė jeton njė jetė tė mirė? Jo sepse nuk ka arsye! E ata duan ta vrasin veten qė tė shpėtojnė nga dėnimi e vuajtja qė po pėrjetojnė nė kėtė jetė!
Dėnim e vuajtje tė shpirtit! Jo, mos ashtu! Pėrmende Zotin tėnd, falju Atij, kėrkoi falje. Kush lyp falje prej Allahut, Ai ia lehtėson hallet!
Allahu thotė: Allahu nuk i dėnon ata sa tė jesh ti (o Muhammed) mes tyre(Enfal:33)
Pejgamberi, alejhis-selam, vdiq! Pastaj ēfarė do tė ndodhte?
Nė vazhdim tė kėtij ajeti Allahu thotė: Allahu nuk i dėnon ata (njerėzit) derisa ata janė duke kėrkuar falje mėkatesh (Enfal:33)
A nuk e din pse vjen jeta e vėshtirė, fesadi e shkatėrrimi nė tokė? Nga gjynahet e kundėrshtimi e shkelja e kufinjve tė Allahut. E belaja kur vjen nuk largohet pėrveēse me pendim dhe istigfar. Mos tė tė mashtrojė dunjaja! Shumė njerėz duan fitore e krenari nė dunja e nė kohėn e sabahut flejnė! Kuran lexojnė vetėm nė namaz (edhe ate po u falėn!)? !
Si do vijė jeta e mirė me kėtė gjendje? Dobėsia ėshtė tek ne, mos shih kėnd tjetėr pos vetes! Tė pyes me ēfarė ushqehesh? Me ēfarė e hap iftarin tėnd kur agjėron? Me ēfarė tė duash dhe me ēka ta ka qejfi!
Han ēfarė tė duash dhe tė pėlqen shpirti dhe pėrsėri nuk je i kėnaqur e i rehatuar!?
Dėgjo pra: e pyetėn njė fshatar se me ēfarė ushqehet?
-Nuk kam tjeter veē grurit, u pėrgjigj ai.
-Po a ka lezet tė hash vetėm grurė?-i thanė.
-Tė ha grurė e tė shpresoj shpėtimin pastaj tek Allahu, kjo ėshtė ushqimi mė i mirė!-tha ai.
Sa ēudi!
Ti mendon se si do tė jetosh pasnesėr, pas njė viti, pas 20-vitesh, si do tė jetė gjendja e fėmijve tuaj?! A harron se do ta lesh kėtė dunja sė bashku me ēfarė ka nė tė dhe po kėshtu do ta lėnė edhe ata qė vijnė pas teje?
. Ky mendim i tepėrt pėr dunjanė i ēoi njerėzit nė mėkat! Po ata besimtarėt e mirė qė bėjnė jetė tė mirė, ata janė qė i njohin mirėsitė e Allahut. Vec ata qė janė tė mjerė i pėrbuzin mirėsitė e Allahut!
A e din ti se sa i pasur je? A do ta jepje rininė tėnde pėr tė pasė pasuri por duke qenė plak i moshuar? Sigurisht qė jo! A do ta jepje gjuhėn tėnde e kurrė mė tė mos flasėsh nėse tė premtohet pasuri e madhe? Sigurisht qė jo! A e sheh pra se sa i pasur je dhe se sa Allahu tė ka nderuar? A e sheh se sa dhunti Ai I Lartmadhėrishėm tė ka dhuruar?
E pyetėn njė besimtar qė kishte rreth 50-vjet e qė i falte namaz duke qarė shpesh nė tė: A gjete kėnaqėsi dhe ēfarė do tė dėshiroje tjetėr? U pėrgjigj e tha: do tė doja tė jetoj edhe 50vjet tė tjera e tė falja namaz sikur deri tani!
Tė vertetėn e ka thėnė Pejgamberi, alejhis-selam: Mė ėshtė bėrė kėnaqėsia ime nė namaz.
Me tė vėrtetė mė tė lumturit qė jetojnė mbi tokė janė besimtarėt nė Allahun: Kush bėn punė tė mirė duke qėnė besimtar qoftė burrė apo grua do ti japim atij jetė tė mirė (Nahl:97)
A don jetė tė mirė? Veni pra kufi vetes dhe fal 5-namazet, mundėsisht me xhemat.
Kur Seid ibėn Musejjeb ishte nė shtratin e vdekjes e pa tė birin duke qarė dhe e pyeti:-pse qan o biri im? Ai iu pėrgjigj se mė vjen keq pėr ty!
. Seidi i tha: mos qaj pėr mua, por qaj pėr veten tėnde! Unė 40-vjet kam falė namazin nė xhaminė e Pejgamberit, alejhis-selam, duke qenė nė xhami para se tė thirrej ezani. Allahu I Lartmadhėrishėm thotė:
Ata qė besuan u qetėsohen zemrat me pėrmendjen e Allahut (Rad:28)
A don jetė tė mirė? Kur tė shkosh tė falėsh sabahun nė xhami, pas namazit rri pak aty pėrmende Krijuesin tėnd dhe madhėroje Atė, falenderoje Atė!
Tregohet se Abdullah ibėn Mubarek me shokėt e tij prisnin namazin e jacisė qė prej kohės sė akshamit duke pėrmend Allahun nė vete apo duke lexuar Kuran.
Shumė njerėz sot, sa hyjnė nė xhami, i nisin muhabetet e dunjasė, pas sabahut e harrojnė dhikrin e flasin pėr dunja. Leje pra njėherė dunjanė, tė paktėn duke qenė brenda nė xhami, o robi i Allahut !
Njė herė kur doli Pejgamberi, alejhis-selam, pėr namaz tė jacisė i gjeti sahabet ashtu si i kishte lėnė pas akshamit dhe i pyeti:
-ēfarė keni bėrė kėtu qysh prej kohės sė akshamit?
Ata iu pėrgjigjėn:
-e falėm njerin namaz dhe e pritėm tjetrin.
A e din si e pritėn? Duke lexuar Kuran e duke bėrė ibadet dhe istigfar. Pastaj ata bėnė ashtu edhe herė tė tjera derisa njeherė Pejgamberi u tha: Dėshmoj pėr ju se Allahu I Lartmadhėrishėm krenohet para melaikeve me ju duke u thėnė:A i shikoni robėt e mi?
Aliun, radijallahu anhu, e dėgjuan njėherė nė xhami duke thėnė pas namazit tė sabahut, kur iu kujtua dunjaja: Oj dunja ik prej meje e kėrko dikė tjetėr dhe pastaj qau.
Dy fjalė janė tė lehta pėr gjuhėn, tė rėnda nė peshojėn e Ditės sė Gjykimit e tė dashura pėr Allahun; SubhanAllahi ve bihamdihi SubhanAllahi-l-adhim.
Sa herė i ke thėnė ato sot? A ke thėnė La ilahe il-lall-llah sot? A don jetė tė mirė? Pendohu, leri gjynahet, pėrkujtohu! Mjaft mė, se gjyhahet po ta ngushtojnė jetėn!
Allahu I Lartmadhėrishėm i thirri nė pendim tė krishterėt dhe ata qė i keqtrajtuan besimtarėt, e ti ēfarė po pret? A don jetė tė mirė? Thuaj: pendohem tek Allahu!
Tė parėt e mirė thonin: nuk ka hajr prej syve tė mi nėse nuk lotojnė pėr Allahun.
Mos u habit e tė mendosh se e gjetėn lumturinė ata qė ia kanė kthyer shpinėn Allahut e qeshin me fytyrat e tyre. Jo, nė asnjė mėnyrė ! Ata me zemrat e tyre janė mė fatkeqėt.
Nė natėn e 27 tė Ramadanit pėr tė cilėn mendohet se ėshtė Nata e Kadrit i sheh xhamiat plot; njerėzit luten, falen, lexojnė Kuran. E ndoshta ka mes tyre ndonjė qė njė sexhde nuk e bėn pėr Allahun gjatė gjithė vitit. E presin Natėn e Kadrit tė pendohen e nuk e dinė se ndoshta Allahu ia merr shpirtin para se tė vijė ajo natė e pastaj nė Kijamet e shohin veten para xhehenemit!
Mendo mirė si don tė jetosh!
Muhamed ibėn Vasia ishte njė besimtar tė cilit para se tė vdesė i tha dikush: lajm i mirė pėr ty, njerėzit po flasin mirė pėr ty, po bėjnė dua pėr ty.
Ai e shikoi atė qė ia dha kėtė lajm, nga sytė i dolėn lotėt e tha: Ēfar mund tė mė ndihmojnė mua ato, nėse mė lidhen duart e kėmbėt e hidhem nė dėnim?
Jeto i qetė, i pasur qofsh apo i varfėr; jeto i kėnaqur me atė qė tė dha Allahu I Lartmadhėrishėm!
Allahu thotė: Nuk u bie fatkeqėsi pėrveē se me lejen (caktimin) e Allahut, e kush i beson Allahut ia udhėzon zemrėn(Tegabun :11)
Me tė vėrtetė kush i beson Allahut ia udhėzon zemrėn e ia zgjeron gjoksin.
A i ke parė ato njerėz qė nuk kanė rehati por veē i sheh duke diskutuar: filani ka shumė pasuri, filani mė ka bėrė kėtė tė keqe, filani mė ka hak se mė ka fyer
?
A don jetė tė qetė? Faljau krijesave tė dobėta e mbėshtetju Krijuesit tė Plotfuqishėm .
I thanė njė tė menēuri: po tė pėrgojojnė. ai iu pėrgjigj: ja kam falė atij. E Allahu I Lartmadhėrishėm thotė:
E ato qė ja falin njerėzve, Allahu i don punėmirėt(Ali Imran:134)
Mos u ēudit qė tė pėrgojojnė se njeriu ėshtė i prirur tė mohojė.
Ali ibėn Husejnin, pra nipin e Aliut, radijallahu anhu, e shau dikush. Ai e thirri atė person e i tha:
-Ajo cfare the ti pėr mua ėshtė shumė pak, a mos ke nevojė pėr diēka? Pastaj i fali atij rroba e tė holla. Njeriu kur e pa kėtė sjellje tha: pėr Allahun betohem se ti je prej pasardhėsve tė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem!
A don tė jetosh pra jetė tė qetė?
Allahu thotė: ktheje tė keqen me tė mirė se ndoshta ai me tė cilin ke armiqėsi do tė bėhet mik afėrt. e kėtė nuk e arrin veēse durimtarėt (Fussilet :34)
Njerėzit janė duke e shkatėrruar veten pėr dunjanė e nuk marrin prej saj vetėm se pak.
Edhe ti puno, ushqehu, gėzohu, qesh siē qeshte Pejgamberi, alejhis-selam, me nipat.
Allahu thotė: Kush i ndalon bukuritė qė Allahu i krijoi pėr robėrit e Tij dhe tė mirat prej rizkut (Araf :32)
Por kur tė vinte nata, Pejgamberi, alejhis-selam, dhe shokėt e tij bėnin ibadet, kur vinte ēėshtja e ashpėr tregoheshin burra tė sigurtė.
Si pėrfundim nėse don jetė tė qetė e tė mirė shtoje dhikrin, leximin e Kuranit, adhurimin, istgfarin, largo nga shpirti lakminė e hasretin, inatin e zilinė pėr besimtarėt, bėhu i qetė e puno punė tė mira se Allahu thotė: Kush bėn prej jush vepėr tė mirė qoftė burrė apo grua do ti japim atij jetė tė mirė. (Nahl: 97)
__________________ Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim. |