Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 27-11-2004, 14:42
Minifotoja e anetarit oliver
oliver oliver eshte Jashte Linje
Veteran
 
Reg: 14-04-04
Lokalizimi: Canada
Postime: 263
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek oliver Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek oliver Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek oliver Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek oliver Dergoni nje mesazh nepermjet Skype tek oliver
Kryesore

Informuesi mund te them se ke bere nje analize shume te mire por ne nje pike eshte dicka qe nuk shkon. Dicka shume e thjeshte qe mund te demtoje kompjuterin eshte Overclocking. Me perpara e kam hasur kete opsion ne Bios i cili lejonte ndryshimin e shpejtesise se procesorit. Psh me perpara nga 300 mhz qe mund te ishte nje procesor mund ta coje shume kollai ne 360 mhz por kjo i ulte jeten procesorit dhe nuk duhesh bere ne asnje menyre pa vendsour nje Cooler te fuqishem ( freskues te fuqishem mbi procesor ). Nqs dikush perpiqesh ta bente kete gje pa vendosur cooler heret a vone i digjesh procesori dhe mendoj prandaj ky opsion nuk para shifet me ne byos. Por une para ca kohe kam qen deshmimtar i nje ngjarje. Isha te nje shok dhe ne ato momente dikush u perpoq te bente Overklocking mbi komjuter dhe per mometin kishte pasoja shume te renda pasi ekrni ngriu totalsidh dhe figura filloi te deformohej gje qe do te thot se pati edhe efekt mbi karten grafike. Eshte e vertete ajo qe the se software nuk mund te demtoje kompjuterin por ti shikojm pak gjerat me shembuj. Une personalisht perdor Lap-Top dhe si cdo i tille ka shume opsione mbi energjine. Psh nqs dikush arin te uli shpejtesine e 2 freskuesve dhe ne nje fare menyre e mbingarkon kompjuterin avash avash do filloj te nxehet shume dhe normalish dicka do digjet. Nejse ky eshte nje shembull jo dhe shume konkret. Por po te shikojme nje nga viruset me famoze ne bote ( Love Viruse ) qe e krijoi nje korean ose japonez nuk e mbaj mend shume mire historine, per tu hakmare ndaj te dashures qe e la. Nga ky virus gjith bota u vu ne panik ne ate kohe. Virusi kishte fuqi te formatonte totalish HDD hard diskun dhe me ne fund te shkateronte Bios. Por ja qe ndodh shpesh her Chipi ku ndodhet Bios te jet i puthitur me MotherBoard dhe kjo kishte pasoje nevojen e ndritmit te komplet MotherBoard. Ne nje NewsLetter nga kompanina Bullguard kam lexuar se ajo qe ben nje virus ne pergjithesi eshte te shpenzoj shume memorje. Pra kjo eshte nje karakter i cdo virusi. Vendosja ne pune e memorjes RAM. Ne kemi mesuar dicka ne kete fushe. Gjithcka eshte e mundur dhe mendoj se egziston mundesia qe nje virus te shkateroj kompjuterin. Per ta mbyllur dua te them edhe dicka te fundit. Para ca kohe te gjith e dime qe egzistonte nje virus qe e bente kompjuterin te bente Restart pothuajse cdo 5 minuta. E pra une isha ne gjume dhe kompjuteri per nje arsye ishte infektuar dhe nuk isha ne djeni dhe gjith naten cdo 5 minuta bente restart. Kjo eshte gje shume e keqe per kompjuterin pasi kompjuterat ne pergjithsi jan krijuar qe edhe po mos te fiken fare nuk kan asnje problem edhe kete e them edhe nga eksperienca e kompjuterit te vellait tim qe ishte 6 vjet ne prize duke punar 24 ore diten pa pushim per 6 vjet resht dhe prap nuk u prish po egziston sot e kesaj dite. Por nqs kompjuteri fiket dhe ndizet shpesh her kjo mund te sjelli shume deme ne te ardhmen. Dhe ja ky eshte nje shembull qe nje virus ndoshta nuk demton dot dretj per se drejti pjesen Hardware ( materiale ) te kompjuterit por mund te egzistojne menyra ansore.
Dhe nje her te gjitha informacionet qe ke dhen jan shume te vlefshme dhe e respektoj kete gje.
Te uroj gjith te mirat.

bye
__________________
Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij
Pergjigjuni me Citim