Nje tjeter shaka e tipit frikesues. Vini re se ka shume deklarime per ta bere ate nje njoftim te autorizuar, por asgje nuk eshte solide: asnje URL e sakte, asnje date, asnje pike kontaktimi. Nje shaka e kripur dhe pa shije te mire. Ja me poshte keni tekstin se bashku me komentet perkatese:
Citim:
|
Nje virus i ri sapo eshte zbuluar dhe eshte klasifikuar nga Microsoft si me i rrezikshmi.
|
A eshte Microsoft i kualifikuar per te bere klasifikime te tilla?
Citim:
|
Virusi u zbulua dje mbasdite nga McAfee dhe akoma nuk eshte krijuar nje vaksine ndaj tij.
|
A do te leshonte ndonje kompani antivirusesh nje lajmerim te tille, nese ata akoma se kane gjetur nje kure per te? Ne asnje menyre, ska se si ta beje nje gje te tille. Gjithashtu, vini re kohen e papercaktueshme "u zbulua dje": kjo arrin ta mbaje shakane gjalle per nje kohe te papercaktueshme.
Citim:
|
Ky virus thjeshtesisht shkaterron Sektorin Zero te hardiskut tuaj,
|
Software nuk mund te "shkaterroje" asgje -- megjithate ai mund te fshije te dhena, sigurisht. Per me teper, nese "Sektori Zero" do te mbivendosej, nje ekspert i rikuperimit te te dhenave do te kishte mundesi ti rikthente ato perseri, pa patur probleme gjate kesaj procedure.
Citim:
|
ku jane te ruajtura informacionet virtuale per mirefunksionimin e tij.
|
Nje grimce e vertete per ta ngrene sapunin per djath ... eshte e vertete se ne Dos Boot Record, e cila eshte e vendosur ne sektorin zero, jane te ruajtura informacione te rendesishme.
Citim:
Ky virus vepron ne kete menyre: E dergon veten automatikisht ne te gjithe listen e miqve tuaj me titullin "A Card for You". Sapo kjo karte e supozuar virtuale hapet kompjuteri juaj ngrin, bllokohet, keshtu qe perdoruesi detyrohet ti beje nje restart kompjuterit.
Ne momentin qe shtypen butonat ctrl+alt+del ose butoni reset, virusi shkaterron Sektorin Zero, dhe shkaterron keshtu ne menyre te parikthyeshme hardiskun tuaj.
|
E vetmja menyre per te realizuar nje "shkaterrim te parikthyeshem te hard diskut" eshte per ta demtuar ate fizikisht. Shkrire, gervishur, perplasur, afruar magnet ose me ane te elektricitetit, apo duke e goditur me cekic ...
Te gjitha keto jane te dyshimta, pasi asnje nga keto demtime fizike nuk ka ndodhur.
Citim:
|
Dje per pak ore virusi shkaktoi panik ne New York, sipas lajmeve ne CNN.
|
Eshte interesant fakti, qe autoret e kesaj shakaje, e demaskojne punen e tyre, duke i drejtuar gishtin web-eve ne te cilat nuk deklarohet nje gje e tille .. Shikoni vete, me syte tuaja per informacione lidhur mbi kete virus ne Web Sitin e CNN.
Gjetet gje? Sigurisht qe jo, kjo as gje vihej ne dyshim
Citim:
|
Ky njoftim rreziku u leshua nga nje nenpunes i Microsoftit.
|
... dhe cdo person tjeter qe jeton ne kete bote, mesa duket

[Jane ne qarkullim me mijera ridergime nga nje adrese ne tjetren.]
Citim:
|
Pra mos hapni asnje email me subjektin: "A Virtual Card for You." Sapo ta merrni kete email pa e hapur, FSHIJENI ATE!! Edhe pse mund ta njihni personin qe jua dergon!!!
|
Do te ishte mire te shprehej ne kete menyre:
1. MOS PRANO ASNJE NGJITES TE DHENE -- qofshin keto edhe nga persona te njohur apo te besuar.
2. Merrni software-in antivirus me te mirin, instalojeni dhe perdoreni ate.
3. Vazhdon te thote, software duhet rifreskuar, te pakten nje here ne jave.
4. Shmangni email-e te panjohura, te cilat aktivizojne ne menyre aktive permbajtjen e tyre, si pershembull variantet e Microsoft Outlook. Perndryshe, ju do te mbusheni me Hedhurina si tipi i ketij te mesipermit.
Por nje pyetje, qe kur keta shakaxhinjte jane bere kaq te ndihmueshem?!
Citim:
|
Ju lutem bejani te ditur kete lajm te gjithe miqve dhe te njohurve tuaj !!!
|
Kjo eshte procedura e mbijeteses: Cdo here eshte ky mesazh qe eshte pjese vitale e nje shakaje, dhe e mira e saj eshte se nuk ka asnje skadence ne kohe. Ajo eshte infinit.
Ju lutem mos e ridergoni kete -- ose ndonje shaka te ketille -- tek miqte tuaj.