|
Origjinali i Postuar nga black&blue4ever Zhurma lindi per dicka, dhe me shume te drejte, por ce do qe shumica ishte ne nje mendim qe i sugjestionuar nga llogjika e kesaj shoqerie eshte unik dhe i deformuar.
Syri kerkon, deshiron, enderron dhe shijon vetem te bukuren dhe terheqesen, virtyte keto qe te personifikuara ne nje qenie njerezore te seksit te kundert harmonizojne ate qe quhet shija e pretenduar nen embelsine e kerkesave te emancipuara nga emocione pozitive te shkarkuara ne nje figure qe ndoshta mendohet te jete idealja e nje femre. Ndersa syri pelqen pamjen e jashtme ne ate kohe, llogjika kerkon qe tek ajo bukuri te ekzistojne dhe detaje te tjera qe do ta benin ate person sa me te kerkuar edhe per zemren, pikerisht kerkon inteligjencen, zgjuarsine, mencurine dhe aftesine e mbijeteses ne kete bote.
Ne fakt kur dashurohesh me dike, ai person per ty eshte ideali, per ty eshte drita e jetes, eshte engjelli personal, dhe nuk te bie ne mend te mendosh nese ka ne xhep leke apo jo, nese eshte pa kokerr leku, apo ndoshta i ka mbetur ndonje kacidhe ne xhepat e tij, te boshatisura nga jeta dhe kushtet familjare. Nese ti e pranon ne zemren tende, nese ti i dhuron dashurine dhe pasionin tend, ke llogaritur cdo gje me pare, e ke pranuar ashtu si eshte dhe nuk te intereson asgje. Si do qe te jesh apo te jete, te dy se bashku do te jeni me mire, kjo eshte me e rendesishme. |