Grimca humoristike DUDIJA
- Nėpėr rrugėt e Munihut Syla e Dudi po e kėrkonin Dudinė, e cila kishte humbur dhe po bėrtisnin :
Dudi ! Oj Dudi ! Pas pak kohėsh kalon andejpari Luli e u thotė :
-Sa tė pakulturuar qė jeni ,si po bėrtisni ashtu nė rrugė? Edhe unė e kam humbur Lulinė, po , si e do rendi , kam shkuar nė polici dhe i kam dhėnė shėnimet si duhet: "e gjatė - 1.80cm ,flokė tė gjatė, sy tepėr tė kaltėr , gjinj tė bujshėm ,kėmbė tė gjata..."
-Pa njė pa dy,Syla i kthehet Dudit: -Lėre,bre Dud,Dudinė,hajde ta lypim Lulinė!
ZGJEDHJA E MISIT
- Po e shikojnė Dudi e Dudia zgjedhjen e Misit nė Televizion, kur ja Dudi foli: - Ueh, shikoje kėtė bukuroshe, Dudie, qenka si Mercedes, ndėrsa ti je si kombajn!
Disa netė mė vonė shtrihen Dudi e Dudia nė shtrat dhe Dudi don tė bėjnė dashuri, po Dudia ia kthen: Kush e ndezė kombajnin pėr atė kashtėz!
KĖRCIMI
- Njėri e kishte shprehi para se shkonte pėr tė fjetur pshtynte pėr dritare dhe pastaj gjuhej ne shtrat.
Njėhere, dy , tri herė , kur njė natė habitet nė vend se tė pshtynte pėr dritare e tė gjuhej nė shtrat, ai pshtyn nė shtrat e gjuhet pėr dritare!
GJELAT
- Kishin qenė dy gjela, njėri i thotė tjetrit:
hajde tė shkojmė se nė frigon e dyqanit pėrballė kishin ardhur plot pula cullak !!!
KOKA KOLLA
- Kishin qenė tre shokė, dhe njė dite shkojnė nė njė lokal pėr tė pirė nga njė pije.
Njėri kėrkon shfeps, tjetri fanta, kurse I treti thotė: a keni coca colė?
- Kamarieri thotė jo coca colė por, koka kollė .- Ky ia kthen : e si ashtu?
Atėherė edhe shoku im qė e ka emrin Cali, a me thirrė kali a ??????????????
PREZENTIMI
- Ka qenė shqiptari dhe amerikani, ulen nė njė lokal. Afrohet kamarieri dhe e pyet sė pari amerikanin: -cka doni te pini? - Ai thotė Gjoni Voker Viski.
Shqiptari thote: -Shaban Teslica Koka kollė, kujton se duhet te prezantohet sė pari!!!
LEPURI PIANEC
- Shkon lepuri nė kafe tė arushės edhe bėrtet: biiiiiiiiiiiiiima njė biiiiiiiiiiiiiiiiirė!
Arusha thotė: birrėn po ta bi veē edhe njėhere me bo me bėrtit tgozhdoj me gozhda.
Te nesėrmen mbrėma vjen lepuri prapė dhe e thirr arushėn, eja kėtu: A keni gozhda?
Arusha thotė: jo! Lepuri prapė bėrtet biiiiiiiiiiiiiiiima njė biiiiiiiiiiiiiiiiirė.
SOLIDARITETI
- Pyet mėuesja nxėnėsit: - Nėse dikush nga ju e konsideron veten budalla, le tė ngritet nė kėmbė! Nė fillim askush prej nxėnėsve nuk ngritet.
Pas pesė minutash, derisa nė klasė mbretėronte qetėsi relative, nė kėmbė ngritet Bibi. Mėsuesja habitet. Ajo nuk beson se Bibi e konsideron veten budalla:
Cka? Bibi, ti veten e konsideron budalla? Jo ore, por mė vinte keq kur tė shihja se qėndronit vetėm nė kėmbė!!!
NJERIU I GABUAR
- Gruas sė re ia tėrheq vėrejtjen njė mikeshė:
- Unazėn e fejesės po e mbani nė gisht tė gabueshėm?
- E di, jam fejuar pėr njeriun e gabuar.
ĒKA ĖSHTĖ PĖR T'U ĒUDITUR
Dy gra fqinje takohen nė korridor
Cka ėshtė me ju fqinjė, mos jeni e sėmurė?
Pse mendoni ashtu? Paj, qė tri ditė po shoh duke dalė doktorin nga banesa jote?
Cka ėshtė pėr tu ēuditur? Unė qė dhjetė ditė po e shoh njė oficer duke dalė nga banesa jote dhe nuk po ju pyes mos ka pėlcitė lufta.
DĖMI
- Takohen dy miq tė vjetėr, tė cilėt nuk ishin parė qė moti.
Eh sa mu bė qejfi qė tė pashė- I tha njėri-, por ēka do tė bėsh sonte?
Nuk kam planifikuar asgjė. E nesėr? Plotėsisht jam i lirė. E pasnesėr? Gjithashtu. Mirė e tė premtėn? Nuk kam kurfarė obligimesh. E tė shtunėn nė mbrėmje? Kam pėr tė shkuar nė njė premierė tė operės. Dėm! Desha qė tė shtunėn tė tė thėrrasė nė darkė.
PĖRCJELLJA
- E pabesueshme - I ankohet mikeshės njė grua, e cila mendonte se ėshtė e bukur, ēdoherė qė shkoj rrugės pėr Pazar, meshkujt mė vijnė pas, thjeshtė nuk di si ti largoj?
Eh, kjo tė paktėn ėshtė e lehtė. Pėrnjėmend? Cka tė bėjė? Thjesht, vetėm kthehu tė tė shohin dhe ata vetė do tė largohen.
SHIU
Dy binjakė para lindjes, I thonė njėri-tjetrit:
Mos dil njėherė jashtė, si duket po bie shi! Pse ku e more vesh ti? Paj, ky qė na vizitoi mė parė kishtė mantel gome.
TAKIMI
- Nėse dėshironi, gjatė lindjes suaj mund tė jete prezent edhe babai i fėmijės- I thotė gjinekologu njė gruaje para lindjes.
Mė mirė jo, - I pėrgjigjet ajo, ka mundėsi qė kėtu tė vijė edhe burrin im dhe mund tė takohen.
GJATĖSIA
Pas zgjedhjes sė MISS-it, dy kandidate tjera e pėrgojojnė miss-in e ri.
Fitoi vetėm pėr shkak tė gjatėsisė - tha njėra. Pėr shkak tė gjatėsisė! - u cuditė tjetra.
Pėr shkak tė gjatėsisė sė puthjes, qė i dhuroi kryetarit tė jurisė.
OPERA
- Cka ėshtė opera, Agron?- e pyeti mėsuesja vogėlushin dhjetėvjecar.
- Kjo ėshtė kur njeriut, tė cilit i kanė futur thikėn nė shpinė kėndon nė vend qė tė vdes.
HOMOSEKSUALITETI
- E pyet Dudi Sylėn:
- Sylė ,bre kam dėgjuar se je homoseksual.A ėshtė e vėrtetė?
- Paj si tė them, e vėrtetė ėshtė - i pėrgjigjet ky
- E kam dėgjuar se edhe vėllau yt ėshtė?
- Valla edhe ai ėshtė?
- Kam dėgjuar se edhe djalin e axhės e ke homoseksual" - Po edhe ai ėshtė!
- Po a ėshtė kush nė familjen tėnde qė interesohet pėr femra? -Po,more motra ime!
POLICI
Vjen polici me marre femine e vet ne foshnjore (cerdhe) dhe e vet msusja:
- Zotni cili femij eshte i juaji
- Ska lidhje, ma nep cilinda - i thote polici
Edhe ashtu duhet mi kthy prep neser
Ka kap polici nje pinguin ne rruge dhe e con ne stacionin e policis. Kur e shaf shefi pinguinin i thote:
- Shka coje atje ku e ka vendin, ne kopshte zologjik
Mas nja 2-3 sahatsh e shef shefi te njajtin police me pinguin per dore neper qytet.
- Pa pse se ke cu mar viē atje ku te kame thane????
- Ne kopsht zologjik kena qene, tesh pa shkom n'kino.
Raporton polici shefit te vet:
- Zoteri shef, sonte duke kalu neper par i pac dy vete tuj u q* ne park.
- Nuk thohet ashtu mar gamar, thohet "benin dashuri"
- Ok, mfal - thote polici - Sonte kur kalova neper park i pac dy vete tuj ba dashuri por kur u avita pak ma afer ata me taman u q**shin
Hyn polici ne civil ne shitoren e instrumenteve muzikore dhe i thote shitsit.
- A ka mundesi me ma nap ate harmoniken atje n'qoshe?
- JA! Policeve nuk i shesim!!!
- Pa si e dite qe jame police kur une jame ne civil?
- Aja ne qoshe nuk ishte harmonik par radijator!
Shkon nji polic nė patrollė ( polic i Ulqinit ky ). Edhe e nal nji djal.
I thot : "A da me ta vėrtetu une ty se je hajvan?"
"Hajt", i thotė ky,"par n'rast se nuk ma vėrteten t'rras nė burg sonte."
"OK. Ndigja kty. Ma trega ti mu sa kifle ke hangėr natje nė bark tė thatė?"
"Pa i kam hangėr 5 copė."
"E a e shef se je hajvan. Ke hangėr nji nė bark tė that, e kta 4 tjerat i ke hangėr mbi at tė parėn."
"Auuu", thotė polici, edhe bindet se isht hajvan e gjysė bile.
Shken ky i njajti polic, mas pėrfundimit tė punės nė stacion tė policis edhe i thotė komandirit : "A da me ta vėrtetu, zoti komandir se ti je hajvan, edhe ate hajvan e gjys?"
"Shika", i thotė komandir, "ke fol fjalė tė mdhaja, par, spreva. Veē se, n'rast se nuk ma vėrteten, kam me tė suspendu, e kam me tė ēu nė Kollashin me punu."
"Mirė", i thotė ky, veē ndigja ktu. Sa kifle ke hangėr natje nė bark tė thatė?"
"Pa nja 3 copa", i thotė ky.
"Aiiiiiiiii. T'i kishe hangėr 5, tash t'kisha bind se je hajvan. Par, ke hangėr 3 e nuk mundem".
Hyseni i tregon njė miku djalin e tij qė t'a vėrtetojė se djali ngjan mė shumė nė nėnėn apo nė babain dhe ai e pyet:
- Ēka mendoni, nė kė ngjan ky djali ynė ?
- Jo, s'mund ta di...e dini, unė si njoh tė gjithė fqinjtė tuaj!
Miku i thotė mikut :
- Gruan e kam nė pushim. Dje nga bashkėshortja ime e dashur mora njė letėr prej gjashtė faqesh.
- Ēka tė shkruante nė tė?
- Shkruante se posa tė kthehet nga pushimi do tė mė tregojė krejt ēka ka pėrjetuar.
Nė stacion tė autobusėve takohen dy shokė tė vjetėr. Njėri pyet tjetrin:
- A u martove mė ?
- Jo , - i pėrgjigjet tjetri.
- E ēka po pret?
- Autobusin!
Njė grua e moshuar i afrohet policit tė komunikacionit dhe e pyet:
- Ju lutem, a mund tė mė tregoni se cila rrugė mė shpie mė sė shpejti deri nė spital?
- Kalo nėpėr kėtė shesh symbylltazi dhe do tė jesh atje brenda pesė minutave.
Njė kalimtar u ndal para njė tė riu qė i shiste tre papagajė skaj rrugės.
- Sa kushton ky papagall ?- e pyeti kalimtari pėr njėrin.
Shitėsi ia tha ēmimin duke e arsyetuar se ai e di pėrmendėsh ''Iliadėn'' e Homerit.
- Po ky tjetri ? - u interesua kalimtari.
- Ai kushton dyfish.
- Prej nga gjithė ky ndryshim ? - u habit kalimtari.
- Sepse ky e di pėrmendėsh edhe ''Odisenė'' e Homerit.
- Po i treti ?
- Ai kushton sa dy tė parėt.
- ?
- Mos u habit i tha shitėsi. Ky nuk di asgjė por ėshtė shefi i dy tė parėve
Per te gjitha te keqijat qe ngjasshin ne nji familje mjaft te pasun ne SHkoder faji i mbetete sherbetorit plak, Shtjefnit.
Thehet gypi i kanilit(1), "Shtjefni"; merrte shkrume darka, "Shtjefni"; nuk piqej buka ne furre, "Shtjefni"!
Nji nate vone Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr neper shtepi dhe pvet me kujdes:
- Shka asht, mori bije, gjithe ky trazim?
- Kurrgja, more Shtjefen, kurrgja.
- Po ti fol, moj!
- Nuses se vogel i leu nji djale!
- Mooos, pash zotin!
- Pse?!
- Tesh po thone se "fajin e ka Shtjefni"!(2)
1) kandil; llambe
2) Sherbetori plak gjen rastin te thumboje zoterinjte qe per cdo gje fajin ja hidhnin atij, pavaresisht se kush e bente.
Nje fshatar, ne kohen e kaluar, vete te dentisti te nxjerre nje dhemballe. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy pernjeheresh. Fshatari zu te qahet, se i nxorri dhe nje dhemballe te mire, po ndihmesi i thote:
- Mos bej ze, se te del ustai e te kerkon te paguash per dy!
Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.
Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe atje?
- Me shushaine (1) - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te bejne minister? Llustraxhi ishja.
1) Nga anglishtja shuuz (kepuce) + shajn (llustroj)
Nje fshatar i varfer shkoi per nje pune te agai i fshatit; mirepo, kur hyri, vajti u ul dhe e harroi deren e dhomes hapur.
- Ngrehu mbyll deren - e urdheroi agai - apo s'ke dere ne shtepi!
Fshatari i varfer, qe e dinte sa cingun ishte agai, ju pergjegj:
- Jo, kam dere aga; po dera ime rri hapur gjithmone (1) prandaj edhe nuk u kujtova te bej zakonin tend.
1) Kuptimi eshte metaforik, behet aluzion per mikpritjen.
Nji pasanik i madh asht kah mbytet ne det, por, per baft, e pshton nji trim.
Pasaniku, per shperblim, nxjerr e i nep nji gjyse leku. Te gjithe cuditen e zemerohen, por trimi qi e kishte pshtue nuk nxehet aspak e... thote:
- Paj, zotnia e din se nuk vlen ma teper.
Qerositakoi njehere ne rruge me nje aga. Ky agai donte ta tallte Qerosin dhe i tha:
- Mu krimb kripa o Qeros, si t'ja bej?
- Hidhi pak qumesht mushke - i tha Qerosi.
- Po a ka qumesht mushka, ore?
- Po kripa, o aga, a ze krimba?
I kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!
Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet zotit:
- Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh, nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj dot pune me aq!
Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres, e degjoi dhe tha me vete: "Do ta provoj njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete e nente leke; valle a do ti pranoje?"
Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur zbriti nga qielli. Ahere Nastradini zgjati doren e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi:
- Nje, dy, tri, ... nentedhjete e nente dhe shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin!
Dhe i futi ne xhep e shkoi.
- Pjeter - i bertet zotnija me furi sherbetorit - ketu njani asht i marre; o ti o une!
- Zotni - pergjigjet Pjetri - po t'ishem une i marre, zotnija jote nuk kishte me me mbajte ne sherbim.
Nji mbret kishte dale nji here tebdil, me rrobe te panjohuna, per te pa punet e mbretnise se tij. Rruges takon nje nepunes te vogel edhe hyni ne kuvendim me te:
- Si shkoni me qeverri, si i ke hallet?
Nepunsi ju pergjegj shkurt:
- Une per veten teme jam keq! Kam nji tufe fmije e s'po mundem me i mbajte me rrogen e vogel qi marr. Bile jam nise me shkue ke mbreti me i qa hallin.
- Po nuk t'dha gja? - e pyeti mbreti.
Nepunsi i vogel fshatar, qi nuk e njofti, ju pergjegj si pa te keq:
- Po s'me dha gja, ne djall vafte! - Dhe i futi nji te shame te madhe mbretit.
Mbas ktyne fjalve mbreti i muer ne shenim emnin dhe u largue.
Kur shkoi fshatari ne nesret te mreti, e njofti me njihere qi paska qene mbreti vete aj qi paska takue dje me te dhe e paska sha keq fort, prandaj po mendohesh se si t'i pergjigjesh sot e te lante te shamen e djeshme.
- Ckemi - i tha mbreti - pse qenke mundue deri ktu?
- Jam shume ngushte, kam nji tufe fmije, rroga e vogel...
- Mirepo, n'qofte se nuk t'jap gja? - e pyeti mbreti me dinakeri.
Fshatari ju pergjegj:
- Per ate u muerem vesht dje, madhni.
Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra, dmth t'i thoshte nje genjeshter qe ai te mos mund ta kundershtonte, do te fitonte 100 napolona flori.
Vajten tre veta:
- Une, madheri - tha njeri - mbreme arnova qiellin.
- S'eshte gje kjo genjeshter - i tha mbreti ) se mbreme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
- Une - tha tjetri - mbreme u lodha shume, se u mat te binte hena dhe vajta i vura nje furke ta mbaje.
- Edhe kjo s'eshte gje - tha mbreti - se hena sot ne mengjes dolli. - Po ti - i tha te tretit, nje fshatar - pse ke ardhur?
- Une - i tha ky - dua ate qypin me flori qe te la im at para se te vdiste per ta ruajtur.
- S'eshte e vertete! - u hodh mbreti. - Yt at s'me la ndonje qyp.
- Atehere me jep 100 napolonat, se te munda - i tha fshatari(1)
1) Po te pranonte mbreti se kerkesa e fshatarit eshte e drejte, duhet ti jipte qypin me florinj; po te mos e pranonte, dmth ta quante genjeshter, do te humbiste bastin dhe do paguante 100 napolonat. Ne te dyja rastet fshatari del fitues.
Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.
Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri. (1)
1) Duket se dhe oficeri kishte te njejtin hall me ushtarin, gjersa dhe ai shikonte jo nje, por disa ushtare.
Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere thumb!
Nje i varfer ngjitet maje nje mali dhe i lutet perendise:
- O perendi, me thuaj, c'eshte per ty nje minute?
- Nje perjetesi! - i pergjigjet perendia.
- Po nje solde? - e pyet prape i varferi.
- Nje milion! - pergjigjet perendia.
- Atehere te lutem, o perendi, me jep nje solde, se jam i varfer.
- Prit nje minute...(1)
1) Duhet patur parasysh se c'eshte minuta per perendine.
Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here njeri e pjeti:
- Urate, se s'te kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjekerr naten kur fle, ndene jorgan apo mbi jorgan?
Prifti mblodhi supet, se s'e kishte vene re kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pjetje dhe zuri te cqetesohej, se kur e fuste nen jorgan sikur s'bente rehat, e nxirrte mbi jorgan, s'i dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur:
- Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!
Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi me ze te forte. Gruaja uli perēen shpejt e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?
- A ndjeve, mori? - i bertet burri grues.
Por ajo nuk lot vendit.
Burri, i zemruem, shkon e kape per krahit e i thote:
- Andjeve se po te thrras?!
- Une kujtova, besa, se po thrret Morine, se mue me thone Dile.
Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.
- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje.
- Dje mbrema - i thoshte njeri shokut - hyri nje kusar ne shtepine tone, por gruaja rrembeu fshesen dhe e shqepi ne dru...
- Keshtu, he?
- Po! Pandehu se mos isha une, qe kthehesha naten vone nga kafeneja.
Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?
Nje femije, tue shikue me vemendje floket e babes, pa disa qime te bardha dhe e pyet:
- Babe, pse disa qime nga floket e tu jane te bardha?
- Se babes i del nje qime e bardhe, sahereqe djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i ati.
Femija mejtohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere gjyshi duhet t'i kete pase shume te keqinj femijte.
Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj. Gruaja pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni ju.
Mbasi i kishte shpenzue te hollat nder qefe, pa ja vue mendjen mesimit, i biri i con telegram babes, tuj i kerkue pare:
"Babe, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju mos te xane automobilat!"
Nje here nje plak kthenej nga pylli ngarkuar me dru edhe ecente me gjithe ato, po, nga te lodhurit e teper, i shkarkoi me nje vent dhe i thrite vdekjes. Vdekja me te ardhur, e pyet perse e thriti, po ky, nga frika, i thote qe:
- Te thrrita per te ngritur njecike barren.
E thirren Nastradinin, qe dinte te shkruante e te kendonte, te bente listen e te ftuarve ne nje shtepi qe kishte dasme.
Dhe ai zuri te shkruaj:
- Nastradin ....
- Jo, zotrote je qe je - i tha i zoti i shtepise - shkruaj keta qe te them une, me rradhe.
- Une e di qe jam qe jam, po le te jem dhe ketu ne liste... se mendje eshte e me harrojne.
Pasi u vizitua njeri, i tha mjekut:
- Zoti doktor, cfare semundje kam?
- Ti pi shume dhe punon pak.
- Atehere te lutem thuajma latinisht emrin e semundjes, se dua t'ja them gruas. |