Sipas numrit 1 tė skuderisė Williams, skuadra e Maranelos ėshtė nga mė tė favorizuarat nė kampionat
Williams: Ferrari nuk duhet tė ankohet
Nuk kanė pėrfunduar ende polemikat mes Williams-it dhe Ferrarit. Javėn qė shkoi, drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt, kishte rihapur ēėshtjen e gomave. Kėtyre fjalėve, Frenk Uilliamsi i ėshė pėrgjigjur duke thėnė: "Kush jeton nė njė shtėpi me vetrata xhami, nuk duhet tė godasė me gurė,"- ka qenė shprehja qė britaniku e ka pėrdorur, duke nėnkuptuar favorizimet e shumta qė i bėhen Ferrarit. Skuderia e Maranelos ka kohė deri mė 30 nėntor pėr tė paraqitur njė protestė. Pra, duket se vazhdon ende sulmi i italianėve ndaj parregullsisė sė gomave Michelin. Skuderia Williams ka fituar 4 gara me gomat e zgjeruara dhe, pėr kėtė gjė, nė pėrfundim tė garės sė Monzės, Zhan Todti tha: "Do ta diskutojmė kėtė gjė me nivelin mė tė lartė tė skuadrės sonė dhe mė pas do tė vendosim nėse do tė sulmojmė apo jo." Por polemikat mes dy skuderive mė tė mėdha nuk pėrfundojnė kėtu. Nė njė intervistė pėr shtypin britanik, Frenk Uilliamsi ėshtė pyetur se pėrse Zheneja nuk e ka ngadalėsuar Majkėllin nė garėn e Monzės. Nė vitin 1997, Ferrari urdhėroi Edi Irvainin qė tė ngadalėsonte rivalėt e gjermanit. Francezi, i cili nė garėn e Italisė zėvendėsoi tė dėmtuarin Ralf Shumaker, pėr disa xhiro kishte prapa Majkėll Shumakerin. "Nuk ėshtė stili ynė, duhet tė pyesni ata qė nė vitet e shkuara kanė pėrdorur taktika tė tilla," - ka thėnė Uilliamsi. Duket se ėshtė rihapur kėtu ēėshtja e urdhrave tė skuderisė, tė cilat rregullorja e re e FIA-s nuk i lejon, "Edhe sikur tė jetė kėshtu, Ralfi tė ndodhet pėrpara Montojės. Ne nuk do t'i japim urdhėr gjermanit qė tė ngadalėsohet, por, nė njė pikė, kolumbiani do tė dalė pėrpara. Nuk besoj se kjo gjė do tė ofendonte tifozerinė. Edhe nė tė shkuarėn nuk kemi dhėnė urdhra. Publiku do tė shohė sesi lufton Majkėlli, Huan Pabloja dhe Kimi," - ka pėrfunduar numri 1 i skuderisė Williams-BMW.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |