Tema: Intervista!
Shikoni Postime te vecuara
  #73  
Te vjeter 14-11-2004, 18:49
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Saimir Pirgu

Ne premieren "L'elisir d'amore" ra ne sy spontaniteti, natyralizmi dhe ngrohtesia e zerit te tenorit Saimir Pirgu
Saimir, mbreme ne interpretim, ajo qe me ra ne sy, jo vetem mua, por edhe publikut, ishte spontaniteti, natyralizmi dhe pse jo, me gjithe moshen tuaj te re, plotshmeria e rolit. Sa u eshte dashur per te provuar shijen e suksesit?

Ne radhe te pare me vjen mire qe opera ju ka pelqyer dhe une kam arritur te transmentoje tek ju te gjitha sa me thate. Per sa i perket ketij roli eshte nje nga me te veshtiret qe tenoret hasin, sepse eshte nje rol ku duhet te rrish gjithmone ne skene dhe te jesh gjithmone duke kenduar. Kete rol Luciano Pavaroti, miku im shume i mire, e ka kenduar shume here dhe ka patur nje sukses shume te madh. Mua me vjen shume mire qe arrita ta interpretoje kete rol ne Shqiperi me nje sukses si ai i mbremshmi.
Ju sapo thate Luciano Pavaroti miku im shume i mire...

Po. Me Maestro Pavarotin kam nje miqesi te mire dhe shpesh here kur une jam ne Pesaro, kur une kendoj ne Rosinjo Opera Festival si i ftuari i perhershem aty takohem me Pavarotin. Ai ka nje shtepi dhe aty njihemi, aty studiojme, aty marrim dhe keshilla dhe nganjehere telefonohemi dhe me pyet se cfare po beje dhe ku jam.

Keni miqesi me nje artist te madh. Kur bisedoni te cili dominon me shume egoja kombetare?

Une mburrem qe jam shqiptar. Me vjen mire qe jam nder ata shqiptare qe kam nje pasaporte te ndershme. Une e kam syrin hapur qe te mund te prezantohem me emrin shqiptar dhe me vjen mjaft mire se vetem ne, arti, kultura mund ta bejne Shqiperine-Europe.

Nese drejtori i operas se Tiranes, Ciko, u shpreh se "me sa duket Shqiperia eshte vendi i tenoreve", a eshte ky mendimi i italianeve?

Nuk e di. Ky mendim ne Itali nuk besoj se do te jete. Por kur kam fituar ne nje nga konkurset nderkombetare me te medhaja ne Itali kam degjuar te thuhet "Italia po pushtohet nga tenoret shqiptare, jo vetem nga gomonet". Realisht ne kemi pasur e kemi shume tenore ne Shqiperi, duke filluar qe me tenorin e madh Gaqo Cako deri tek i mirenjohuri Josif Gjipali. Shqiperia eshte zone mesdhetare dhe prodhon zera te bukur dhe kjo ndoshta i jep nje fare shtyse anes vokale. Por aktuallisht, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote, eshte veshtire te gjenden zera tenoresh, ose me mire te them te rinj qe duan te bejne kete zanat.

E mbeshtesni ju aftesine tuaj ne trashegimine tone muzikore, qofte edhe ne larmine e folkut?

Mua me kujtohet nje fjale qe ka thene artistja Nina Mula, mamaja e te madhes Inva Mula: "Une shqiptaret edhe gdhej i beje te gjithe kengetare, ata e kane ne gjak te kendojne".

Le te kthehemi tek mosha juaj e re. Per hir te artit a privoni shume nga kenaqesite e jetes?

S’diskutohet qe ky zanat ka veshtiresite e veta. Por une nuk jam nje tip nga ata qe nuk luajne apo nuk argetohen. Jam pak gjumash, por nuk eshte se une i jam futur ketij zanati dhe kam lene gjerat e tjera te jetes. Ajo qe me mungon nganjehere eshte miqesia me shoket e mi te vjeter, ata qe kam pasur ne Shqiperi. Por deri tani nuk pendohem per asnje gje derisa gjthcka ecem mire. Shpresoj te na eci gjithmone keshtu.

Si tenor per cilat lloj veprash jeni pergatitur qe te kendoni.

Besoj se do te jem tenor lirik i plote dhe do te kendoj opera si "Rigoleto", "Traviata", "Bohema", por jo qe tani qe une jam ne moshen 25 vjecare. Shpresoj qe keto opera te behen pjese e repertorit tim te pakten ne moshen 28-30 vjec. Une do te besoja se aty do te jete edhe shkelqimi im. Tani e konsideroj veten si nje femije qe po kendon operan.

Megjithate ju jeni ngjitur ne disa skena te teatrove europiane?

Keto i kam arritur, sepse une kam filluar shume shpejt pergatitjen e kantos dhe zhvillimi im ne ze ka filluar te depertoje. Nuk eshte kjo arritja ime, une kam akoma per te arritur. Kjo eshte 10 per qind qe une mundet te arrije.

Permendet me siper ne interviste shprehjen "nje rruge e ndershme". Ju gjykoni se u jane dashur te kaperceni pengesa te medhaja ne Shqiperi dhe pastaj jashte saj.

Sigurisht qe nuk ka qene e lehte. Kur kam ikur e kam filluar gjithcka nga e para. Me ka percjelle babai im me nje valixhe ne dore, sapo kam mbaruar liceun ne vitin 2000 dhe per here te pare kam pare babain tim me nje pike lot ne sy. Nisa pa asnje burse studimi dhe une jam detyruar qe periudhen e pare te punoje, te laja pjata ne Itali, dhe ka qene teper e veshtire per mua. Viti i pare kaloi keshtu. Vitin e dyte une mbarova shkollen. Jam diplomuar duke kaluar pese vjet ne nje. Kjo ka qene per mua nje ngjarje me rendesi te madhe, pasi jam diplomuar edhe shkelqyeshem. Edhe nga ministria italiane une kam marre nje titull si nxenesi me i mire ne zonen e Italise, por te gjitha keto jane gjera qe i mbeten currikulumit dhe jo artit.

Kete here ju vertet u shquat si personazh kryesor, por ne marredhenie me personazhe te tjere si u ndiet?

Jam ndier shume mire me Mariana Leken. Dje ka qene nje nga te paktat momente kur neve japim maksimumin per shfaqjen. Jo shume here ndodh kjo gje. Qe te gjithe kolgete kane nje marredhenje te ngrohte sic eshte krijuar dje, nuk e prisja keshtu. Une prisja qe secili te bente te vetem, por me befasoi kjo deshire, ky afirmim. Dhe publiku ka qene mjaft, mjaft i ngrohte.

Eshte tradite ne familjen tuaj muzika, sa lidhje kane prinderit e tu me te?

Priderit e mi jane dy njerez teper te thjeshte. Me kane edukuar me frymen e thjeshtesise dhe cdo gje qe kam arritur ua dedikoj vetem prinderve te mi. Ata kane vetem nje lidhje shpirterore me artin qe ndjejne gezim e kenaqesi, por nuk kane patur nje kulture artistike qe te me drejtojne mua. Une cdo gje e kam bere vet. Por i falenderoj shume qe me kane kuptuar dhe kane sakrifikuar per mua.

Kane kenduar ata ndonjehere?

Asnjeri. Nuk kane as vesh muzike madje. (qesh).
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim