Parajsa Chat - Bashkebisedim Live
U shtua nje tjeter alternative plus per anetaret e forumit, te cilet mund te komunikojne me njeri tjetrin, duke u futur ne dhomen virtuale te forumit. Ju mund te hyni ne te duke klikuar mbi butonin
Chat, te menuse se dyte te siperme. Ne chat ndodhen dy dhoma, nje dhome titullohet
parajsa dhe eshte dhoma ku ju mund te mblidheni dhe te bisedoni se bashku, dhe dhoma tjeter eshte dhoma
ndihme, ne te cilen ju mund te kerkoni ndihme per probleme te ndryshme ne forum. Kjo ndihme mund tju jepet nga moderotoret, super moderatoret apo qofte dhe Administratori, nese ndonjeri prej tyre ndodhet ne ate dhome, ne momentin qe ju kerkoni ndihme. Nepermjet ketij bashkebiseduesi Live (Chat), ju mund te komunikoni me te gjithe anetaret qe jane aktualisht ne ate dhome, ose keni dhe mundesine te komunikoni ne privat me njerin prej tyre, duke klikuar me butonin majtas te miut, mbi emrin e personit qe doni te flisni dhe zgjidhni
Mesazhe Private, ka dhe opsione te tjera mes te cilave, mund te vecoj, dhe mundesine per te kembyer skedare me njeri tjetrin, direkt ne cast, si dhe nese dikush nga anetaret ju shqeteson ju mund ta injoroni ate.
Gjithe te mirat,
Administratori.