Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 26-10-2004, 23:57
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Ish-partizanėt: “Sarandėn e ēliruam ne”

Flasin veteranėt qė morėn pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Sarandės. Hedhin poshtė pretendimet e arkeologut anglez, Richard Hodges, duke dėshmuar pėr ditėt e asaj ngjarje tė tetorit 1944 nė Sarandė

Thoma Nika

Vetėm pak ditė mė parė, pas festimeve tė 60-vjetorit tė ēlirimit tė Sarandės, nė njė tė pėrditshme shqiptare, profesori i arkeologjisė bizantine, Richard Hodges, hodhi tezėn se qyteti i Sarandės nuk ėshtė ēliruar nga partizanėt shqiptarė dhe bashkėpunimi i tyre me forcat aleate, por nga njė Forcė Komando angleze e zbarkuar nė Kakome. Ėshtė interesant fakti se profesori, i cili ka patur privilegjin qė tė punojė prej mėse 10 vjetėsh nė fushėn e trashėgimisė kulturore shqiptare, nė 60-vjetorin e ēlirimit tė qytetit ka marrė pėrsipėr tė sjellė teza tė reja nė fushėn e historiografisė shqiptare tė Luftės sė Dytė Botėrorė tė zhvilluar nė Shqipėri.
Duke respektuar qėndrimin qė ka profesori britanik dhe mendimin e tij se historiografia shqiptare ka manipuluar pėr njė kohė tė gjatė pėr ēlirimtarėt e vėrtetė tė qytetit, ne menduam qė tė sillnim nė debat edhe mendimet e pjesėmarrėsve tė asaj ngjarje tė Tetorit 1944: partizanėt e Brigadave tė 12-tė, 14-tė dhe 19-tė, qė morėn pjesė nė ēlirimin e qytetit.


NASHO XANI, partizan i Brigadės sė 12-tė.
“Sarandėn more djalė e kanė ēliruar Brigada e 12-tė, batalioni i 4-t dhe Brigada e 14-tė si dhe ajo e 19-tė qė ishte pozicionuar nė Delvinė. Ja ēfarė kujtoj unė: Batalionet tona erdhėn nė Shėnvasil 10-15 ditė para se tė sulmonim dhe ēlironim Sarandėn. Mė 7 tetor tė vitit 1944 na mblodhi komanda e batalionit me Shyqyri Ajazin komandant, mu tek rrapi i Shėnvasilit, dhe na transmeton urdhrin e Shtabit tė Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr, qė qe nė Ramicė tė Labėrisė. Urdhri thoshte qė tė sulmohet dhe tė ēlirohet me ēdo kusht Saranda nga gjermano-ballistėt. E kuptuam qė “me ēdo kusht”, donte tė thoshte sikur tė shuheshim tė gjithė. Ėshtė e vėrtetė qė bashkė me ne nė fshat ishte vendosur njė repart anglez qė zbriti nė Kakome, tė cilėt ngritėn njė grup artilerie. Ata nuk ishin mė shumė se 80-100 veta. Kur zbarkuan nė Kakome dhe u nisėn pėr tė ardhur nė Shėnvasil, rrugės u bllokuan nga trupat gjermane, por me ndihmėn e partizanėve tė Brigadės sė 12-tė qė sulmuan gjermanėt nė Urėn e Brodanit, u bė e mundur ardhja nė Shėnvasil. Nė Urėn e Brodanit u zunė 3-4 makina qė i mbaj mend si sot, makina gjermane qė erdhėn nė Shėnvasil.
Anglezėt nuk luftuan trup me trup
Mė 8 tetor nė darkė u nisėm nė kėmbė nga Shėnvasili dhe vijmė te manastiri i Shėngjergjit nė Volloder. Atje ishte vija e parė e frontit tė luftės me gjermanėt. Sulmin e shpallėm ne, sinjali i tė cilit ishte: tre bomba dore dhe njė breshėri automatiku. Gjermanėt kishin minuar tėrė zonėn mbi rrugė e nėn rrugė dhe kur ne dhamė sinjalin e sulmit, bėnė sikur u trembėn dhe u tėrhoqėn. Mirėpo komanda jonė ishte informuar nga populli qė vendi ishte minuar. Nė kėtė moment anglezėt ishin nė Shėnvasil, ku vunė njė lloj topi jo me predha, por me fishekzjarr, qė lėshonte flakė. Mė kujtohet qė Shyqyri Ajazi, (unė isha korrier pas komandantit tė batalionit atėherė), mua dhe Leandro Dunin nga Dhėrmiu na ngarkoi tė shkonim te anglezėt e t’u thoshim tė mos qėllojnė, se poshtė janė partizanėt. Tani e mendoj dhe ēuditem si jam gjallė pas ngjitjes pėr atje, se na zbuluan gjermanėt duke u ngjitur faqes sė malit tė zhveshur dhe na vinin predhat nėpėr kėmbė. Arritėm dhe u thamė anglezėve me shenja qė tė ndalonin zjarrin.
Anglezėt nuk kanė luftuar pėr ēlirimin e Sarandės, pėrveē njė grupi artilerie qė qėllonin nė kodrat mbi Sarandė, nė Shijan, qė tė mos vinin forca gjermane nga Delvina e rrethe tė tjera pėr tė hyrė nė Sarandė. Por trup me trup nuk kanė luftuar. Mbaj mend se artileria gjermane na qėllonte nga Kasiopi i Korfuzit.
Me anglezėt, marrėdhėnie tė mira
Pėr klimėn e marrėdhėnieve mes anglezėve dhe partizanėve unė di tė them kėtė: qė doktorėt anglezė ne tė plagosurve, kur na tėrhoqėn nga fronti dhe na ēuan nė Shėnvasil, na u ndodhėn shumė pranė, na ndalėn hemorragjinė dhe na vunė nga njė tabelė ne tė plagosurve rėndė qė do tė iknim pėr nė spitalin e aleatėve nė Itali. Anglezėt na morėn me ambulancė dhe ne menduam se do tė na ēonin nė Kuē. Kur vemi nė urėn e Borshit, shohim njė anije-spital, me tė cilėn duke u gdhirė 10 tetor na sjellin nė Sarandė. Tė 150 gjermanėt e zėnė rob, pamė si i morėn gjithashtu me vapor dhe i nxorėn jashtė Shqipėrisė, kurse anija-spital, ku ishim 12 partizanė tė Brigadės sė 12-tė u nis pėr nė Taranto tė Italisė”.


SADIK MAMUCI, partizan i Brigadės sė 14-tė.
“Sulmi pėrfundimtar pėr ēlirimin e Sarandės nisi mė 7 tetor, u shtri mė 8 dhe 9 tetor, kur Saranda u ēlirua nga forcat e Brigadės sė 12-tė dhe 14-tė. Ende janė gjallė njė pjesė e mirė e atyre luftėtarėve qė morėn pjesė drejtpėrdrejt nė ēlirimin e Sarandės. Eshtė fakt i pakundėrshtueshėm historik qė anglezėt zbarkuan nė Shqipėri me misionin pėr tė ndihmuar forcat partizane. Por mbėshtetja e tyre ishte vetėm me mjete artilerie dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė se ata morėn pjesė me forca luftarake nė luftėn pėr ēlirimin e Sarandės. Njė tjetėr e pavėrtetė qė pretendon autori anglez ėshtė kur ai shkruan se luftimet ēliruese u zhvilluan brenda nė rrugėt e Sarandės, ndėrkohė qė ato u zhvilluan nė Vromero, nė kodrat e Vrionit dhe nė Qafė tė Gjashtės. Nė rrugėt e Sarandės nuk u hodh asnjė pushkė, pėr faktin se forcat gjermane pasi u grumbulluan nga Korfuzi, u tėrhoqėn me mjete tė blinduara dhe kaluan Qafėn e Gjinos, Delvinėn, Muzinėn dhe hynė nė Greqi. Disa ditė mė vonė, forcat angleze u urdhėruan qė tė largoheshin nga Shqipėria”.


Eqerem Qoku, korrier i batalionit tė parė tė Brigadės sė 12-tė:
“Pėr problemin e zbarkimit tė anglezėve mbaj mend se kam vajtur dy herė tek Enver Hoxha. Si korrier qė isha ēoja letrat nga Brigada nė Shtab dhe mbaj mend se problemi i zbarkimit te anglezeve diskutohej pasi ata donin me forcė tė zbarkonin nė Himarė pėrpara se tė zbrisnin nė Kakome. Shtabi nuk i lejonte dhe u thoshte se ne jemi nė gjendje ta ēlirojmė vetė Sarandėn. Bile kam qenė prezent edhe nė njė konflikt nė Himarė mes partizanėve dhe anglezėve.
Nga anijet anglezėt kanė zbritur nė tokė, pra kanė zbarkuar me sanallet (varka tė vogla). Pėrveē qė anglezėt nuk kanė asnjė meritė nė ēlirimin e Sarandės, ata janė sjellė jo mirė nė qytetin tonė duke marrė mallra nėpėr dyqane. Nė rrugėt e Sarandės absolutisht nuk ėshtė luftuar, sikundėr pretendon anglezi. Dua tė pėrmend njė rast interesant kur Islam Radovicka i mori pistoletėn kolonelit gjerman nė momentin e kapitullimit nė Sarandė. Atė donte t’ia merrte njė anglez, por koloneli nuk ia dha, duke i thėnė “okupator unė, okupator ti, si tė ta dorėzoj ty pistoletėn? Unė kėtė njoh pėr luftėtar”,-i tha dhe ia dorėzoi Radovickės”.


Stavri Dhespo, partizan i Brigadės sė 14-tė
“Mbaj mend se duke gdhirė 7 tetori, forcat e Brigadės sė 14-tė, ku unė isha pjesėtar, i mbledh komisari Kahreman Ylli, qė u plagos nė Qafėn e Gjashtės. Ai na njofton urdhrin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr organizimin e sulmit ēlirues tė Sarandės. Nė mėngjesin e 7 tetorit u ndez lufta. E dinim qė kur zbritėn nė Kakome se aleatė me ne, ndihmės nė sulmin e nisur do tė ishin edhe anglezėt. Atyre iu kėrkua tė godisnin me artileri. Anglezėt nė fakt u futėn nė qytet nga deti dhe jo nga toka mė datėn 9 tetor, mbas kapitullimit tė gjermanėve. Mė vonė, kur u vendos komanda e Brigadės sė 14-tė kėtu, u vendos edhe shtabi anglez. Por ėshtė e vėrtetė qė anglezėt bėnė bastisje nė dyqane. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė erdhi urdhri qė ēdo anglez tė mbahet nėn mbikėqyrjen e ēdo partizani”.

Se kush e ka ēliruar Sarandėn e dėshmon edhe numri i konsiderueshėm i partizanėve, qė janė tė rėnėt e asaj dite. Janė 18 jetė partizanėsh, me gjakun e tė cilėve u vulos ēlirimi i Sarandės, siē janė Anife Meta, Thoma Roze, Zoto Buzo, Sinan Ballaci, Kico Gjoni, Myslym Zotaj, Nimete Sadushi, Qani Shehu, Ramiz Mucaj, Thanas Jorgji, Thoma Koci, Aqif Demo, Miho Gjino, Kosta Karkashina, Idriz Mici, Dhurim Hajdini, Sefer Koshi, Halil Gorica, Isa Zhuli. Lapidari me emrat e tyre gjendet i paprekur nė Qafė tė Gjashtės.

Shekulli
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim