Shikoni Postime te vecuara
  #5  
Te vjeter 23-09-2003, 00:34
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java 5 :

Drenica dhe Getoari mbajnė hapin me Prishtinėn

Java e pestė nė elitėn e futbollit kosovar ka sjellė tri fitore tė skuadrave vendase dhe madje katėr barazime, ndėrkohė qė efikasiteti i futbollistėve ka qenė dukshėm mė i dobėt se sa nė javėt e kaluara. Derbi i javės u zhvillua nė Mitrovicė ndėrmjet kampionit nė fuqi Dritės dhe kryesuesit tė renditjes Prishtinės.

Megjithėse loja e paraqitur nga kėto dy skuadra nuk ishte e nivelit tė lartė, rivaliteti dhe emocionet nuk munguan, por munguan golat. Mė shumė raste pėr shėnim patėn prishtinasit, tė cilėt madje njė herė qėlluan edhe tėrthorėsen me gjuajtjen e Kollarit, por nė fund tė dyja skuadrat u detyruan tė kėnaqen me nga njė pikė. Pa mėdyshje pėr prishtinasit kjo ėshtė njė pikė e mirėseardhur, meqė falė kėsaj pike ata ruajtėn pozitėn e parė nė renditje dhe njėherit mbetėn skuadra e vetme e pamposhtur pas pesė javėve. Ndeshje tjetėr ku munguan golat ishte ajo nė Gjakovė, ndėrmjet Vėllaznimit dhe KEK-ut. Gjakovarėt gjatė gjithė ndeshjes kėrkuan me ngulm qė nė kėtė takim tė arkėtojnė tri pike, pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e tyre nė renditje, madje nė sekondat e fundit ishin shumė afėr shėnimit tė golit, por portieri i KEK-ut, Valmir Bytyēi kishte fat dhe porta e tij mbeti e patundur. Skuadra e Drenicės nė kėtė javė ka realizuar fitoren e tretė nė kėtė edicion, duke bėrė me dije se nė kėtė kampionat synon pozitat e kreut tė renditjes. Kėsaj radhe para dranicasve nė Skėnderaj u gjunjėzuan futbollistėt e Flamurtarit, tė cilėt pėsuan madje tre gola. Serinė e golave pėr Drenicėn e hapi Domniku nė minutėn e 14-tė nga penalltia. Epėrsinė nė 2:0 e shtoi Geci, nė minutėn e 29-tė, kurse rezultatin pėrfundimtar tė kėtij dueli e vendosi, Vojvoda, nė minutėn e 75-tė. Pas kėsaj fitoreje skuadra e Drenicės renditet nė pozitėn e dytė, me pikė tė njėjta me Getoarin, kurse “kuqezinjtė” e kryeqytetit, tė cilėt para fillimit tė kampionatit vlerėsoheshin ndėr favoritėt kryesorė pėr titull kampioni, edhe mė tej qėndrojnė nė pozitėn e parafundit, duke u futur nė njė krizė rezultatesh. Skuadra e Getoarit ka vazhduar me lojėra tė mira nė elitė. Kėsaj radhe skuadra prizrenase para adhuruesve tė vet ka ngadhėnjyer ndaj ish-kampiones, Besianės, me rezultat 2:0, duke iu falenderuar Florim Veselit, i cili realizoi tė dyja golat. Njė ndeshje mjaft interesante u zhvillua edhe nė Ferizaj, ku skuadra vendase ndau pikėt me Besėn e Pejės, duke luajtur baras 1:1. Tė parėt nė epėrsi kaluan pejanėt, me golin e Dreshajt, nė minutėn e 10-tė, por ferizajasit nga humbja i shpėtoi Sherif Topalli, me njė gol tė shkėlqyeshėm nė minutėn e 69-tė. Pa fitues pėrfundoi edhe ballafaqimi nė kryeqytet ndėrmjet Kosovės dhe Gjilanit. Prishtinasit ishin afėr realizimit tė fitores sė tretė, pasi nė minutėn e 74-tė, Nura shėnoi golin e epėrsisė, por vetėm tetė minuta mė vonė ishte Ramushi, ai i cili ia siguroi pikėn e dytė nė kėtė kampionat skuadrės gjilanase. Trepēa ’89 pas humbjes sė thellė njė javė mė parė nga Prishtina, e riktheu vetėbesimin me fitore ndaj Kosovės sė Vushtrrisė, me rezultat 2:0. “Xehetarėt” e siguruan fitoren nė pjesėlojėn e parė, me golat e shėnuar nga Gėrxhaliu nė minutėn e 27-tė dhe Lushtaku, nė minutėn e 37-tė. Ndėrkaq golin e nderit pėr vushtrriasit e shėnoi Salihi, nė minutėn e 80-tė.

Rezultatet :

Trepēa ’89 – Kosova (V) 2:1
Drita – Prishtina 0:0
Getoari – Besiana 2:0
Ferizaji – Besa 1:1
Drenica – Flamurtari 3:0
Kosova – Gjilani 1:1
Vėllaznimi – KEK-u 0:0

Renditja :

1.Prishtina 5 3 2 0 9:3 11
2.Drenica 5 3 1 1 9:4 10
3.Getoari 5 3 1 1 8:3 10
4.Besa 5 2 2 1 8:5 8
5.Ferizaji 5 1 4 0 7:6 7
6.Kosova 5 2 1 2 5:5 7
7.Besiana 5 2 1 2 3:3 7
8.Drita 5 1 3 1 5:5 6
9.KEK-u 5 1 3 1 5:5 6
10.Kosova (V) 5 2 0 3 6:7 6
11.Trepēa’89 5 2 0 3 6:9 6
12.Vėllaznimi 5 1 2 2 5:7 5
13.Flamurtari 5 0 2 3 4:10 2
14.Gjilani 5 0 2 3 3:10 2
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim