Shikoni Postime te vecuara
  #3  
Te vjeter 23-09-2003, 00:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java 3 :

Kampionati i Kosovės: Skuadrat mysafire rrėmbyen shtatė pikė

Pėr dallim nga java e kaluar, kur u shėnuan 18 gola, java e tretė nė Ligėn e parė tė Kosovės ishte mė e varfėr pėr nga golat, por gjithesi se edhe nė kėtė javė njė ka rakteristikė e rėndėsishme ėshtė fakti se skuadrat udhėtuese arrritėn tė rrėmbejnė 7 pikė, gjė e cila megjithatė po dėshmon se tashmė futbolli kosovar ka filluar tė ecėn nė binarėt e duhur, tė cilėt e shpiejnė drejt Evropės.

Fitoren e vetme si mysafire kėtė javė e realizoi ish-skuadra kampione, Besiana, ndėrkohė qė madje nė katėr ndeshje skuadrat u ndanė paqėsisht. Pėrkundėr barazimit me Flamurtarin, skuadra e Getoarit, edhe pas kėsaj jave arriti ta ruajė pozitėn e parė nė kreun e renditjes falė goldallimit mė tė mirė se sa Prishtina. Prizrenasit ishin shumė afėr realizimit tė fitores sė tretė mė radhė, pasi nė duelin ndaj “kuqezinjve” ishin nė epėrsi me golin e Arlind Krasniqit (33’), deri nė minutėn e 71-tė, kur mysafirėt nga humbja i shpėtoi Lushaku. Futbollistėt e Prishtinės realizuan fitoren e dytė nė kėtė edicion para adhuruesve tė vet, duke e mposhtur Kosovėn e Vushtrrisė, me rezultat 2:1. Prishtinasit e kryen punėn nė gjashtė minutat e para tė ndeshjes. Qė nė minutėn e parė, Artan Krasniqi ia solli gėzimin tifozėve kryeqytetas, kurse vetėm pesė minuta mė vonė, Fitim Krusha e ngirit epėrsinė nė 2:0. Pas kėsaj epėrsie pėrkundėr rasteve tė volitshme nuk u shėnua asnjė gol deri nė minutėn e 85-tė, kur Hyseni e ngushtoi epėrsinė nė 1:2, qė ishte edhe epilog pėrfundimtar i kėsaj ndeshjeje. Derbi i javės i zhvilluar nė Mitrovicė, ndėrmjet Dritės dhe Besės, pėrfundoi pa fitues. Tė parėt nė epėrsi kaluan pejanėt, me golin e Nallbanit nga penalltia, por njė pikė kampionėve ia siguroi Shpetim Hasani, nė minutėn e 43-tė. Gjilani arkėtoi pikėn e parė nė kėtė kampionat dhe atė si mysafirė nė Ferizaj, pas njė loje interesante dhe e cila zgjoi vėmendjen e madhe tė adhuruesve ferizajas dhe atyre gjilanas. Ndėrkohė nė stadiumin e vjetėr buzė Ibrit nė Mitrovicė, edhe njė herė mbretėroi njė atmosferė madhėshtore, ku ishin tubuar mbi 2.000 shikues, pėr tė pėrcjellur ndeshjen Trepēa’89-Besiana. Ndonėse nė pjesėn mė tė madhe mė tė rrezikshėm u treguan “xehetarėt”, llapjanėve iu mjaftoi njė rast qė tė kthehen me gjah tė plotė. Nė tė vėrtet nė minutėn e 82-tė, pas njė gabimi tė mbrojtjes vendase, Driton Islami, arriti ta mposhtė portierin Tahiri dhe t’ia sigurojė fitoren e parė skuadrės sė tij nė kėtė edicion. Kosova e Prishtinės realizoi fitoren e dytė me radhė, duke bėrė me dije se nė kėtė edicion synon kreun e renditjes. Kėtė herė para prishtinasve u dorėzuan futbollistėt e Vėllaznimit, tė cilėt nga kryeqyteti u kthyen me dy gola tė pėsuara, nga Enis Fetahu e Blerim Haxholli. Nė anėn tjetėr, KEK-u edhe pas javės sė tretė ende mbetet pa fitore, megjithėse kėtė javė “elektricistėt” mund tė jenė tė kėnaqur me arkėtimin e njė pike nė Skėnderaj.


Rezultatet :

Prishtina-Kosova(V) 2:1
Trepēa ’89 – Besiana 0:1
Drita – Besa 1:1
Getoari – Flamurtari 1:1
Ferizaji – Gjilani 0:0
Drenica – KEK-u 1:1
Kosova – Vėllaznimi 2:0


Renditja :

1.Getoari 3 N 2 F 1 B 0 H 6:1G 7 Pike
2.Prishtina 3 2 1 0 5:3 7
3.Kosova 3 2 0 1 4:2 6
4.Drita 3 1 2 0 5:3 5
5.Besa 3 1 1 1 5:4 4
6.Drenica 3 1 1 1 3:3 4
7.Besiana 3 1 1 1 1:1 4
8.Vėllaznimi 3 1 1 1 4:5 4
9.Trepēa ’89 3 1 0 2 4:4 3
10.Ferizaji 3 0 3 0 4:4 3
11.Kosova (V) 3 1 0 2 3:4 3
12.KEK-u 3 0 2 1 3:5 2
13.Flamurtari 3 0 2 1 3:5 2
14.Gjilani 3 0 1 2 1:6 1
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim