Shikoni Postime te vecuara
  #2  
Te vjeter 23-09-2003, 00:26
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java 2 :

Getoari kryeson i vetėm kampionatin e Kosovės

Ėshtė pėrmbyllur edhe java e dytė e Kampionatit tė Kosovės nė futboll, pas sė cilės nė krye tė renditjes ėshtė shkėputur anėtari i ri i elitės, Getoari i Prizrenit, qė ėshtė skuadra e vetme, e cila ka realizuar dy fitore dhe qė tashmė sikur ngadalė po e shpall kandidaturėn e vet pėr kreun e renditjes. Javėn e dytė e *censored*akterizuan disa ndeshje joshėse dhe njė shikueshmėri paksa mė e madhe se sa nė javėn e parė.

Nga shtatė ndeshjet e kėsaj jave, madje tri sosh pėrfunduan pa fitues, kurse sukses tė plotė skuadrat mysafire arritėn nė dy ndeshje. Se mė tė vėrtet kampionati i sivjetshėm do tė jetė me rivalitet tė madh dhe pa ndonjė favorit tė caktuar dėshmuan edhe ndeshjet e kėsaj jave. Skuadra e Getoarit arriti njė fitore tė vlefshme nė Vushtrri, ndaj Gjilanit, me rezultat bindės 3:0, me golat e Bekteshit, Zeqirit dhe Thaēit, duke dėshmuar se ėshtė njė skuadėr, e cila e lakmon kreun e renditjes. Nė anėn tjetėr gjilanasit pas kėsaj humbje, sikur vetėshpallin qė nė nismė kandidaturėn pėr ekzistencė. Krahas Getoarit, fitore si mysafire nė Vushtrri shėnoi edhe skuadra e Kosovės sė Prishtinės nė duel me emnaken e saj, Kosova (V), duke iu falenderuar golave tė Bekim Nurės dhe Kushtrim Munishit. Derbi i ish-kampionėve nė Besianė, ka pėrfunduar pa gola. Ndonėse tė dyja skuadrat kanė pasur rastet e tyre pėr shėnim, ka qenė terreni tejet i papėrshtatshėm, ai qė ka penguar si futbollistėt e Besianės edhe ata tė Prishtinės, qė tė tregojnė njė lojė mė efikase. Njėra ndėr ndeshjet mė interesante tė kėsaj jave ėshtė zhvilluar nė kryeqytet, ndėrmjet Flamurtarit dhe kampiones nė fuqi, Dritės. “Kuqezinjtė” e kryeqytetit kanė qenė shumė afėr ta shijojnė fitoren e parė tė kampionatit tė ri, me golin e Pėrparim Hasanit, tė shėnuar nė minutėn e 10-tė. Megjithatė qė skuadra kampione tė mos kthehet duarthatė nė Gjilan, u pėrkujdes golashėnuesi mė i mirė i edicionit tė kaluar, Selman Berisha, i cili pikėrisht nė minutėn e fundit me gjuajtje tė efektshme nga afėrsia e dėrgoi topin nė rrjetėn e Naser Prapashticės. Njė atmosferė madhėshtore ishte edhe nė stadiumin “Shahin Haxhiislami” nė Pejė, ku ishin tė pranishėm rreth 2.000 shikues. Nė kėtė takim futbollistėt e Besės pas njė loje tė fortė dhe tė barazpeshuar shėnuan fitore ndaj Trepēės ’89, me rezultat 2:1, me golat e Ilir Nallbanit (35’) dhe Haxhi Zekės (62’), ndėrkohė qė golin e nderit pėr “xehetarėt” e realizoi Shpėtim Fetahu (44’). Skuadra fituese e Kupės dhe Superkupės sė Kosovės, KEK-u, edhe nė javėn e dytė nuk arriti ta shijojė fitoren. Kėsaj radhe “elektricistėt” para adhuruesve tė vet luajtėn baraz 2:2 me Ferizajin, ndėrsa Vėllaznimi me golin e shėnuar nga Jasiqi nė minutėn e fundit arkėtoi tri pikė nė paraqitjen e parė para adhuruesve tė vet.

Rezultatet :

Besiana-Prishtina 0:0
Gjilani-Getoari 0:3
KEK-u – Ferizaji 2:2
Besa-Trepēa’89 2:1
Flamurtari-Drita 1:1
Vėllaznimi-Drenica 2:1
Kosova (V)-Kosova 1:2

Renditja :

1.Getoari 2 2 0 0 5:0 6
2.Drita 2 1 1 0 4:2 4
3.Prishtina 2 1 1 0 3:2 4
4.Vėllaznimi 2 1 1 0 4:3 4
5.Trepēa’89 2 1 0 1 4:3 3
6.Kosova (V) 2 1 0 1 2:2 3
7.Drenica 2 1 0 1 2:2 3
8.Kosova 2 1 0 1 2:2 3
9.Besa 2 1 0 1 4:4 3
10.Ferizaji 2 0 2 0 4:4 2
11.Besiana 2 0 1 1 0:1 1
12.Flamurtari 2 0 1 1 2:4 1
13.KEK-u 2 0 1 1 2:4 1
14.Gjilani 2 0 0 2 1:6 0
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim