Shikoni Postime te vecuara
  #1  
Te vjeter 23-09-2003, 00:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Futboll : Kampionati i Kosoves

KAMPIONATI I KOSOVES : Java 1.

Nismė e mbarė e kampionit dhe nėnkampionit

Ka filluar me sukses edicioni i ri futbollistik nė Kosovė. 21 gola tė shėnuar, gjashtė fitore tė skuadrave vendase dhe njė fitore e mysafirėve, janė disa nga karakteristikat e kėsaj jave. Ndonėse pushimi ndėrmjet dy edicioneve ishte i gjatė, prap se prap mungoi vėrshimi i adhuruesve nėpėr stadiume, gjė e cila ėshtė brengosėse. Pėrveē nė ndeshjen Trepēa’89-Flamurtari, ku atmosfera nė tribuna fillim e mbarė ishte emocionuese, nė tė gjitha stadiumet e tjera munguan brohoritjet e adhuruesve, madje nė disa sosh numri i tifozėve ishte shumė i vogėl, gjė tė cilėn nuk e meritojnė sė paku skuadrat e elitės sė futbollit kosovar, ndonėse dihet se cilėsia ende ėshtė larg shkallės sė dėshiruar.

Pikėrisht ballafaqimi nė stadiumin buzė Ibrit, ishte edhe ndėr mė cilėsorėt dhe mė dramatikėt nė hapje tė edicionit tė ri. Pas njė loje interesante dhe emocionuese, fitore shėnuan futbollistėt e Trepēės ’89, me rezultat 3:1, duke dėshmuar se nė kėtė 1.kampionat do tė synojnė kreun e renditjes. Me sukses kampionatin e ri e kanė filluar edhe kampioni dhe nėnkampioni i edicionit tė kaluar. Skuadra e Dritės ka shėnuar njė fitore tė lehtė pėrballė rivalit lokal, Gjilanit, me golat e shėnuar nga Berisha (52’) dhe Hasani (57’ e 79), ndėrkohė qė golin e nderit pėr skuadrėn e Gjilanit, e shėnoi Osmani (64’). Ndonėse ishte parashikuar qė dueli nė kryeqytet ndėrmjet Prishtinės dhe Besės tė zgjojė kėrshėri tė madhe tek dashamirėt e lojės sė futbollit, kjo gjė nuk ndodhi, meqė nė pasditen e djeshme nė tribunat e stadiumit tė kryeqytetit ishin mbledhur vetėm disa qindra tifozė. Futbollistėt e Prishtinės shėnuan fitore nė kėtė duel me rezultat 3:2, por loja e treguar nuk arriti t’i kėnaq adhuruesit e pranishėm, tė cilėt gjithsesi kanė pritur njė lojė mė angazhuese dhe me rivalitet mė tė madh. Sidoqoftė tri pikėt e arkėtuara nga ana e djelmoshave tė Ajet Shoshollit janė tė mirėseardhura, pėr faktin se sivjet ata do tė bėjnė ēmos qė tė kurorėzohen me titullin e kampionit. Prishtinasit kaluan nė epėrsi qė nė minutėn e 17’-tė, nėpėrmjet golit tė shėnuar nga Besnik Kollari. Vetėm katėr minuta mė vonė epėrsinė e shtoi Patoku, i cili shfrytėzoi hutinė e mbrojtjes pejane dhe nga afėrsia e dėrgoi topin nė rrjetė. Kur pritej qė 45 minutat e para tė pėrfundojnė me kėtė epėrsi tė prishtinasve, ishte Zeka, ai i cili pas njė harkimi nga krahu i djathtė, u shkėput mė sė larti nė zone, duke e dėrguar topin me kokė nė rrjetėn e Beselicės. Megjithatė qetėsinė e humbur tek prishtinasit e riktheu Bashkim Patoku, nė minutėn e 58-tė pas njė kombinimi me Isufin. Ndėrkohė nėntė minuta mė vonė pejanėt arritėn ta ngushtojnė sėrish epėrsinė e vendasve, me golin e Nallbanit nga njė penallti e dyshimtė e dhėnė nga gjyqtari Isak Ejupi. Fitoren e vetme si mysafire nė hapje tė kampionatit tė ri e realizoi skuadra e Kosovės sė Vushtrrisė dhe atė ndaj Besianės, me golin e Bekim Musliut, nė minutėn e 55-tė. Nė anėn tjetėr debutuesi nė elitė, Getoari arriti tė bėjė befasinė e kėsaj jave, duke e mposhtur fituesin e Kupės dhe Superkupės sė Kosovės, KEK-un, me rezultat 2:0, duke e vėrtetuar faktin se ky kampionat do tė jetė vėrtet me rivalitet tė madh ndėrmjet tė gjitha skuadrave dhe thuajse asnjė skuadėr nuk do tė jetė para ndeshjes favorite pėr fitore.

Rezultatet :

Drenica-Kosova 1:0
Besiana-Kosova(V) 0:1
Drita-Gjilani 3:1
Prishtina-Besa 3:2
Trepēa’89-Flamurtari 3:1
Getoari-KEK-u 2:0
Ferizaji-Vėllaznimi 2:2

Renditja :

1.Trepēa’89 3 Pike
2.Getoari 3
3.Drita 3
4.Prishtina 3
5.Drenica 3
6.Kosova(V) 3
7.Vėllaznimi 1
8.Ferizaji 1
9.Kosova 0
10.Besiana 0
11.Besa 0
12.Gjilani 0
13.Flamurtari 0
14.KEK-u 0

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 27-09-2003 ne 01:17.
Pergjigjuni me Citim