Shikoni Postime te vecuara
  #4  
Te vjeter 26-10-2004, 00:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
AlbShkodra AlbShkodra eshte Jashte Linje
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ERT ngre "Sipar ne Shqiperi"


"Sipario sull'Albania", keshtu eshte titulluar libri, i cili permbledh tre vite aktivitete kulturore te propozuara nga Rajoni Emilia-Romagna dhe te realizuara nga Fondacioni i Emilia-Romagna Teatro ne Shqiperi. ERT (Emilia-Romagna Teatro) ka bashkepunuar ne fillim ne Shkoder me teatrin "Migjeni" me aktivitete si, koncerte dhe spektakle te vogla te organizuara jo vetem brenda ambienteve te teatrit, te cilat ne nje fare menyre e afruan publikun drejt teatrit. Duke filluar keshtu me, koncertin rock me grupet italiane dhe shqiptare ne Sheshin e qytetit dhe me spektaklet "tip apartamenti" (nje stil i ri i zhvilluar jashte sallave te teatrit), "Autobiografia della leggera" me Magda Siti, "Amnesie" me Stefano Vercelli te realizuara ne ambiente te vogla private, poezite e "Rabbia" dhe "Il tempo degli assassini", qe kompania italiane e Pippo Delbono ka zhvilluar ne Universitet.

Me rastin e rihapjes se teatrit Migjeni u realizua i pari prodhim ne bashkepunim me Kampanine e aktoreve te teatrit Migjeni te Shkodres dhe regjisorit italian Nanni Garella.

Nje eksperience, e cila vuri perballe artistet shqiptare dhe ata italiane se bashku per te realizuar "Sei personaggi in cerca d'autore" (Gjashte personazhe ne kerkim te autorit) te Luigi Pirandello. Ky aktivitet prodhimi u ndoq me pas me realizimin e "Dinner Party" nje tekst ky nga Pier Vittorio Tondelli, gjithmone me regji te Nanni Garella, dhe me "Le ultime lune" te Furio Bordon me regji te Fatbardh Smaja dhe skenografi te Antonio Panzuto.

Por aktivitetet e ERT ne te njejten kohe u shtrine edhe ne Tirane, Elbasan, Korce dhe Durres ku se bashku me grupet italiane kane prezantuar spektaklet e tyre, jo vetem ne teatrot dhe neper Festivalet e organizuara ne keto qytete, por edhe ne shtepite e jetimeve, ne shkolla, sheshe. "Gjithcka ka qene me idene qe teatri duhet te jete ne vende te ndryshme dhe duhet te arrije nje numer madhor te pjesmaresve ne keto aktivitete", shprehen organizatoret.


Libri "Sipario sull'Albania" permban deshmi te artisteve italiane dhe shqiptare, qe bene te mundur kete rruge te gjate dhe shume impenjative duke u pasuruar keshtu si ne planin artistik ashtu edhe ne ate human. Ky publikim nuk eshte perfundimi i nje eksperience, por vetem nje memorje e punes e zhvilluar deri tani. Ne fakt projekti i bashkepunimit kulturor, qe do te vazhdoje ne tre vitet e ardhshme, ka nisur qe nga pranvera e kaluar me nje turne ne disa qytete shqiptare te Circus te Kompanise italiane Fratelli d'Italia dhe me pjesmarjen ne Festivalin "Ballkan 2000" ne Korce me monologun engji e prezantuar nga aktorja e re Paola Di Meglio. Nje tjeter prezantim prestigjoz do te jete edhe ajo e aktorit te madh italian Virginio Gazzolo se bashku me Angela Cardile, e cila do te prezantoje pjesen "Purchè non sia silenzio - Dante, Montale Leopardi" ne Teatrin "Migjeni" dhe ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane ne kuadrin e prezantimit te Javes se Gjuhes Italiane.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Pergjigjuni me Citim