Libra te rinj
Meri Pop Ozborn vjen per lexuesit me te vegjel me romanin "MESNATE NE HENE". E gjithe aventura e dy protagonusteve Xhekut dhe Enit zhvillohet brenda shtepise magjike, e cila fluturon ne hene. Cili do te jete misioni i tyre? Te gjejne sendin e tyre, qe nis me shkronjen "M", i cili do te shpetoje zanen Morgane nga magjia. A do t'ia dalin valle perpara se te shteroje oksigjeni neper bombolat e tyre? Do ti ndihmoje njeriu i mistershem i henes? E vetmja rruge per ta zbuluar eshte qe ta lexoni. Eshte perkthyer Dritan Koka, botuar nga Dritan. Kushton 400 leke.
Cdokush e ka pyetur te pakten nje here zemren. Spiro Peci ka vendosur qe ta beje kete me shume se nje here, ne nje vellim te tere me poezi, te cilin e ka titulluar "PYES ZEMREN". Poezia e tij shfaqet edhe me fisnikerine e njeriut, qe e do njeriun edhe me te papriturat e jetes, here te kendshme e here tronditese. Poezia e tij eshte dhe kronike dhimbjeje, edhe ditar dashurie, edhe gjeografi e toponimi vendeshe e trojesh (te rinj apo te braktisur) eshte dhe kronologji fisi edhe histori kombi. Si te tilla ato jane prane cdo personi qe i ndjen shpirterisht keto nocione. Kushton 300 leke.
"Karl Ivanici ishte i merzitur. Dukej ne vetullat e ngrysura, ne menyren si e vertiti xhaketen ne dollap, ne levizjet qe beri kur shtrengoi brezin dhe me cfare levizjesh te prera e sa me zemerim tregoi vendin se lexonim ne liber. Une i shkrehur, per asgje s'me behej . Ia ngula veshtrimin e menduar, te perhumbur librit, me tepisten lotet, nga kjo si shihja germat, mendja me rrinte te ndarja jone e afert, s'me lexohej". "KUJTIME", te L.N. Tolstoi. Nje trilogji, e cila nis me femijerine, adoleshencen dhe rinine e shkrimtarit te madh. Eshte perkthyer nga Jorgji Doksani, botuar nga Bota Shqiptare. Kushton 900 leke.
"ROMANI I NJE TE PAFATI" i Imre Kertesz, per shume kritike eshte konsideruar nje kryeveper e mirefillte letrare. Autori ka gjetur mjetet me te perkora gjuhesore per te fshehur ate qe duket, por qe flet shume. Aty njeriu gjen deshmine e pamohueshme se ne te vertete dhimbja dhe jeta jane nje. Permes brengave dhe hidherimeve, ai meson te verteten lakuriqe. Brenda fatkeqesise, ai arrin te nuhase edhe dicka qe i perngjan fatlumesise. Kertesz nw vitin 2002 fitoi Nobelin e Letersise. Eshte perkthyer nga Arlinda Hovi Dudaj, botuar nga Dudaj. Kushton 800 leke.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |